ARKIVI:
7 Mars 2026

Për një takim në Ministrinë e Punëve të jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Shpërndaj

Nga: Gëzim Muçolli, Prishtinë
___
Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës në Prishtinë, zhvilluam një takim pune me këshilltarin z.Atdhe Prelvukaj.
Projektet e veprimtarisë së mërgatës shqiptare në Itali janë dëshmuar se janë impenjative dhe plot substancë të ngritura në nivel të lartë kreativiteti.
Shpeshherë dizenji dhe konstrukti projektues i projekteve punuese e të veprimtarisë patriotike me nivele shumështresore duket sikur janë edhe të paarritshme dhe të pazbërthyeshme për logjikën e konkurseve me antarë “komisionesh të pavarura” e të paeksperiencë për të kuptuar seriozitetin e përfaqësimit, lobimit, njohjes, diferencimit kualitativ dhe arritjes së interaktivitetit ndërkulturor të kulturës sonë dhe asaj italiane.
Pas njohjes me disa projekte kapitale të nisura nga veprimtarët dhe nga shoqata kulturore e patriotike sidomos në Padova dhe Treviso, të cilat kërkojnë edhe përkrahje nga ana e Ministrisë, u ra dakord që të ridisenjohet plani i bashkëpunimit me qëllim të futjes se tyre në listën e projekteve strategjike të MPJD dhe të financimit adeguat.
Duke falenderuar me respekt të deleguarin në detyrë nga ana e eprorëve përgjegjegjës të Ministrisë, z. Prelvukaj për vullnetin e tij dhe dëshirën për bashkëpunim, u ndamë me shpresë se në takime të ardhshme formati i bisedimeve dhe niveli i përfaqësuesve të ministrisë nuk do të jetë nën gradën e denjë të përfaqësimit dhe përgjegjësisë as para shfajësimit me agjenda të stërngarkuara pune.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu