Nga: Shpresim Guri
Të nderuar pensionistë, dua të flas me juve dhe vetëm për juve. Dua të qaj sepse as unë nuk mund të iu ndihmoj.
Ju jeni shtresa më e përbuzur e shoqërisë sonë në Kosovë.
Pensionistë të nderuar, juve askush nuk iu nderon.
Kam pas mendua që së paku shteti, tash pas lufte do të kujdeset për juve por edhe ai iu k`theu kurrizin (lexo “b…”, prapanicën).
Ju pensionistë të nderuar që e mbajtët familjen me punë, me djersë, sot merrni pension mujor, para nga shteti sa për me i ble 60 bukë, pa djath.
Pensionistët në shtetet përendimore përkrahen dhe nderohen për punën 30 e 40 vjeçare, ndërsa ju paguaheni brenda vitit sa me e ble një qefin, një arkivol (kuti, sandak, arkë ku futin të vdekurin për ta varrosur; qivur, tabut).
Albin, para dy viteve takova një ish koleg që kemi punua bashkë disa vite në një ndërmarrje trasnportuese. Ai punonte si jurist (i diplomuar). Ishte i shkëlqyeshëm. Ka punua më tepër se 40 vjet.
Më tha: marr pension 100 apo 120 euro (nuk jam i sigurtë).
Një tezake (nënat i kemi motra), më tha: burri im ka punua 40 vjet si mjek specialist e tash merr 120 euro pension mujor.
Një i afërm, familjar i cili ka punua afro 40 vjet si mësues e … drejtor shkollash merr pension 120 euro.
Albin, ti si kryeministër a mendon për këta njerëz hiç?
Albin, po të drejtohem ty pasi ti je më i madhi i qeverisë, a e prek ndonjëherë kokën se një pjesë e njerëzve që kanë punua si mësues/e, mjek e motra medicinale, më 1981 e 1991, janë largua dhunshm nga organet e dhunshme të pushtetit serbo-sllav dhe, adhe ata nuk kanë pasur dëshirë e mundësi që të punojnë 40 vjet por ata, edhe pse të papunë, nuk janë shitur, nuk e kanë zgjat dorën (me lyp) e as nuk e kanë shtri qafën. Sot ata marrin nga 120 (ndoshta 150 euro) që as për barëra (ilaqe) nuk i mjaftojnë.
Albin, sot lexova:
“Kurti 3” nis punën: Paga e 13-të, Presidenti etj.., kryeministri zotohet për sukses historik të kabinetit të ri”, 12 shkurt 2026 Në ora: 09:22, Përditësuar në ora: 14:06 më 12.02.2026
“Kurti: Shtesat e fëmijëve do të dyfishohen”, 11 shkurt 2026 Në ora: 21:59
“Kurti flet për pagën e 13 në sektorin publik: Ja kur do të ekzekutohet”, 12/02/2026, Botapress.info
“Kurti jep lajmin e mirë për shtesat e fëmijëve“, 12/02/2026
“Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati”, 12 shkurt 2026 Në ora: 11:53
“Pensionistët më s’kanë nevojë të dëshmojnë se janë gjallë”, 17 dhjetor 2025 14:42
Albin, shtesat për fëmijë pu rritkan e punëtoret që punojnë në organet shtetërore pe pritkan edhe rrogën e trembëdhjetë.
Shumë mirë, po pensionistët, qysh e plakin ditën?
Albin, më 10 shkurt 2026, para tri ditëve vdiç ish drejtori im i shkollës së ultë (katërklasëshe) e dje, më 12 shkurt 2026 vdiç një miku im. Familjet e tyre e kanë të vështirë që ti presin miqtë e të afërmit, ish shokët e shkollës e kolegëve të punës me kafe, qaj apo ujë Rugove, nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për “dekë e drekë”.
Albin, lexova edhe një tregim, po ta tregoj edhe ty: Një plak në Shqipëri, në kohën e Enver Hoxhës, kur e marton djalin e vetëm i lutetet sekretarit të partisë dhe kryetarit të kooperativës që të marrë 15 kg. mish për dasmorë ndërsa kur ai te vdes, mos të marrë asnji kilo.


