ARKIVI:
7 Mars 2026

Për shkak të marrëveshjes së Abazoviçit me autoritetet e KOS, Kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar në Ostros të Madh të Krajës, më 1001, kalon nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Potpisan Temeljni ugovor sa Srpskom pravoslavnom crkvom. (U nënshkrua marrëveshja themeltare me Kishën Ortodokse Serbe)

Nga: Marin Sopi, Llapushnik-Drenas
___
Pas marrëveshjes së Dritan Abazoviçit me autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe, nga sot, Kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar në Ostros të Madh të Krajës, më 1001, kalon nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe. Kjo Kishë, e ndërtuar para dhjetë shekujve, në vitin 1446 ishte Arqipeshkvi Katolike.
Islamizimi i popullatës së kësaj ane dhe braktisja e Kishës së Shën Mërisë, ishte çështje kohe kur serbët do e përvetësojnë këtë e së bashku me Kishën, e cila do të ringritet dhe stoliset me ikonografi ortodokse sllave, do fitohet e drejta në eksterritorialitet, ku pronat e dikurshme të shqiptarëve do bëhen të autoriteteve kishtare serbe dhe besimtarëve serbë. E ne çfarë po bëjmë? Po falim kultet e stërgjyshërve tanë, po japim tokat tona të ujitura shekuj me gjak.
Ndërsa ju të mjerët, vazhdoni ta injoroni dhe përbuzni trashëgiminë tuaj, në gërmadhat e të cilave po lulëzojnë kishat ortodokse, xhamitë osmane dhe të tjera të shteteve arabe.
Kan være et bilde av tre og utendørs
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje antikushtetuse e antishtetëre që prek interesat nacionale të Malit të Zi, Kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar në Ostros të Madh të Krajës, më 1001, kalon nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu