Murteza Osdautaj, Prishtinë
(Një letër e hapur dërguar prindërve e gjyshërve të diasporës)
Të dashur prindër dhe gjyshër shqiptarë të diasporës,
E di se shumica prej jush do ta mohojnë të drejtën time për t’jua bërë një letër të hapur. Megjithatë, duke qenë xhaxha dhe gjysh i shumë fëmijëve që jetojnë në diasporë, mendoj se kam të drejtë njerëzore që t’ju drejtohem me shqetësimin tim kombëtar dhe njerëzor.
E para
Një pjesë e juaja po lejoni që fëmijët tuaj të rriten pa e mësuar gjuhën e nënës. Ne e kuptojmë se ju punoni dhe jeni të zënë me përpjekjen tuaj të mbajtjes së familjes por ju po harroni që gjëja e parë që i duhet fëmijës tuaj për ta ruajtur identitetin, për ta zhvilluar e për ta njohur kulturën e tij, për ta njohur origjinën e tij, për ta ushqyer dhe mbajtur gjallë krenarinë për prejardhjen shqiptare është gjuha të cilën çdo fëmijë juaji duhet ta flasë.
Përmes gjuhës fëmijët tuaj do ta kuptojnë dhe do ta mësojnë kulturën dhe historinë e tyre. Përmes përpjekjeve tuaja për ta edukuar dhe ngritur një fëmijë është edhe obligimi juaj i padiskutueshëm që ai fëmijë të rritet në e me frymën e kombëtare. Për ta arritur një gjë të tillë ju duhet të flisni shqip me fëmijët tuaj. Kur të flisni shqip me fëmijët tuaj, ju duhet që atyre t’ua mësoni origjinën kombëtare, kulturën kombëtare, historinë kombëtare, gjithçka shqiptare.
Fëmijët tuaj duhet të mësojnë, që në moshën kur fillojnë ta njohin veten dhe rrethin, se i përkasin një kulture të veçantë. Kultura e tyre janë traditat e tyre, zakonet e tyre, muzika e tyre, letërsia, historia, lashtësia, familja dhe rrethi i tyre, sjellja e tyre dhe gjithçka që ata i bën të ndryshëm nga të tjerët.
Është detyra juaj qa ata t’i dinë dhe ti njohin të gjitha këto dhe t’i përvetësojnë si vlera dhe si elemente identifikuese kombëtare dhe të njëjtat t’i zhvillojnë më tutje.
Ata duhet ta dinë se kultura e tyre e veçantë dallon, me specifikat e saj, me kulturat tjera. Ata duhet ta dinë se gjuha dhe kultura e tyre janë ato që i dallojnë ata nga shokët e tyre në jetë dhe në shkollë dhe që këto vlera janë ato që ata i bën krenarë për identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor.
Fëmijët tuaj duhet t’i kenë informatat themelore (nuk ka nevojë të jeni akademikë e profesorë) për historinë e vendit dhe të popullit të tyre. Secili nga ju e ka për detyrë që atyre tua mësojë prejardhjen tonë të lashtë, t’ua bëj të ditur se populli i tyre është një popull autokton dhe ekzistenca e tij është mijëra vjeçare. Fëmijët tuaj duhet të dinë për origjinën e tyre ilire, duhet ta kuptojnë se në kemi ekzistuar dhe bashkekzistuar me grekët dhe romakët e lashtë.
Fëmijët tuaj duhet ta kuptojnë se ne vendin e tyre ka ekzistuar një civilizim i lashtë, se në vendin e tyre ishte një mbretëri që quhej Dardani dhe duhet ta kuptojnë se, aty prej nga e kanë prejardhjen ata, paraardhësit e tyre kanë zhvilluar luftëra me pushtues të ndryshëm dhe me Romakët e lashtë derisa u bënë pjesë e kësaj perandorie.
Fëmijët tuaj duhet ta kuptojnë se nga populli i tyre kishte fytura të jashtëzakonshme të politikës, historisë e të fesë botërore. Duhet ta dinë ata se kush ishin Genti e Teuta, duhet ta dinë fëmijët tuaj kush ishte Agroni dhe fytyrat tjera te lashtësisë sonë të cilët luftuan dhe u bënë ballë fushatave pushtuese romake. Fëmijët tanë duhet ta kuptojnë se Justiniani, Trajani, Aureliani, Diokleciani, Konstandini i Madh, të gjithë perandorë romakë, ishin nga Iliria e tyre. Fëmijët tuaj e fëmijët tanë duhet ta dinë se Papë Klimensi I, Papë Piu I, Papë Eleutherus, Papë Urbani I, Papë Caios (Kai), Gjoni IV Dalmati, Papa Pali IV (Karafa), Papë Sistus V – Peretti, Papë Klementi XI, Papë Klementi XII ishin iliro-arbërorë. Fëmijët tuaj duhet ta dinë se kush ishte Skënderbeu. Cila është vlera e tij për Shqiptarët dhe cili është kontributi i tij në parandalimin e pushtimit të Evropës nga Osmanët. Mandej, siç mund t dini është historia e më vonshme, deri në ditët e sotme, me ploit figura historike e kulturore të cilat janë krenaria jonë dhe të cilët e kanë krijuar identitetin tonë kombëtar shqiptar. Fëmijët duhet ta dinë se Universitetet e Durëësit dhe të Shkodrës janë ndër universitete më të vjetra të Evropës e të botës. Ata duhet ta dinë se ne i kemi dhënë Evropës figura me rëndësi në politikë, art, shkencë etj.
Mësojuani fëmijëve tuaj të gjitha këto. Mësojuani atyre figurat e mëdha të kombit: Skënderbeun, Lekë Dukagjinin, Isa Boletinin, Ismail Qemajlin, Ibrahim Rugovën, Adem Demaqin, Adem Jasharin, Naimin, Fishten, Nolin, Konicën, Shën Terezën, Kadarenë etj. etj.
Mësojini dhe ndihmojini fëmijët tuaj të jenë si Ferid Murati, si Gjon e Gjejms Belushi, si De Niro, si Rita Ora, si Dua Lipa, si Mira Murati, si Shaqiri, si Xhaka, si Majlinda, si Fadil berisha, si Eliza Dushku, si Ana Oksa e si shumë të tjerë shqiptarë të jashtëzakonshëm!
Mësojini fëmijët tuaj të jenë krenar me veten dhe me prejardhjen e tyre. Mësojini ata ta mbrojnë identitetin e tyre kombëtar dhe ta kultivojnë atë më tutje. Bejini ata të konkurrojnë me të tjerët me vlerat historike të kombit të tyre dhe me vlerat që në kohën moderne janë krijuar nga shqiptarët.
E dyta
Unë e kuptoj se ju jeni shumë të zënë se keni familje dhe duhet të punoni për to. Por, nuk ka gjë më ët shëmtuar se, në vend se të hapni shkolla dhe qendra kulturore kombëtare të mirëfillta, ju investoni në ‘qendra të rrejshme kulturore’ që kanë si bazë religjionin dhe besimin. Është e papranueshme që të hapni dhe të financoni qendra të tilla ku fëmijët tuaj, në vend që të mësohen të bëhen shqiptarë të suksesshëm, mësojnë të bëhen besimtarë fundamentalistë myslimanë apo të krishterë.
Ju, në vend që t’i dërgoni fëmijët tuaj në shkolla shqipe apo të krijoni e të financoni shkolla shqipe të mirëfillta, i dërgoni ata në qendrat kulturore islame e të krishtera ku ata nuk mësojnë asgjë për kombin dhe për kulturën e tyre kombëtare po i dërgoni ku mësojnë të jenë myslimanë apo katolikë ekstremë.
Po bëni gabim të pafalshëm që do t’ju dëmtojë juve dhe fëmijët tuaj por edhe kombin tuaj. Po e shkatërroni të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj.
Ju, në vend se të financoni mësues të mirëfilltë të gjuhës, kulturës dhe historisë, financoni klerikë analfabetë dhe të paguar nga shërbimet e huaja të cilët kanë qëllime të përcaktuara për shkatërrimin e bazës kombëtare të fëmijëve tuaj dhe krijimin prej tyre të muxhahedinëve dhe të luftëtarëve të ardhshëm islamë. Mos lejoni që vajzat e djemtë tuaj të ngjajnë me vajza e djem të kombeve të lindjes. Mundësojeni që bukuria dhe talenti i tyre të shprehet ashtu siç shprehet tek të gjitha kombet e civilizuara perëndimore. Mos lejoni që hoxhallarë e klerikë të dyshimtë ta shpërfytyrojnë fëmijën tuaj fizikisht dhe shpirtërisht. Mos e lejoni se po i dënoni ata fëmijë të mbesim pa atdhe, pa origjinë dhe pa identitet.
Mësojini fëmijët të jenë shqiptarë dhe ta njohin kulturën e origjinën e tyre. Lejojuani atyre që, kur të jenë të pjekur e të vetëdijshëm sa duhet, ta zgjedhin besimin dhe mënyrën e besimit të tyre.
Detyra juaj është që të mbillni të fëmijët tuaj ndjenjën e përkatësisë kombëtare dhe shpirtin e garës për ta lartësuar veten dhe kombin e tyre në garën e madhe të kombeve të Evropës. Dijeni se feja për shqiptarët nuk është bazë e identitetit dhe e kulturës së tyre. Feja për shqiptarin është dhe duhet të jetë zgjedhje shpirtërore personale dhe një e drejtë e pa tjetërsuar.
Lartësimi i shqiptarizmës është obligim absolut i çdo njeriu që vetes i thotë shqiptar.
Largojini pra fëmijët tuaj nga qendrat islamike, nga qendrat e krishtera, nga klubet e shoqatat që kanë qëllime të dyshimta antikombëtare e shkombëtarizuese.
Merrini model çifutët që paguajnë mësuesit më të mirë të botës për t’i mësuar fëmijët e tyre me dijet më të sofistikuara të botës.
Paguani mësues të mëdhenj e të vërtetë për fëmijët tuaj e jo hoxhallarë e priftërinj të dyshimtë që e bëjnë punën e djallit me fëmijët tuaj dhe kundër atdheut tuaj.
Pe se lartësuat veten, fëmijët tuaj dhe kombin tuaj dijeni se, edhe te Zoti edhe te robi, do të jeni të mallkuar.
Përgjithmonë



Ju lumtë !
I respektuari Osdautaj!
Në vend të komentit, po ua dërgoj disa vargje nga poezia ime GJUHEN SHQIPE MOS E HARRONI:
JU SHQIPTAR’E NË DIASPORE¨,
RRINI ME LIBRA E LAPSA N’DORË,
SHKRUANI, SHKRUANI EDHE MËSONI,
GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI!
MBANJU T’RINJVE LIGJERATA
TA MËSOJNË SHQIPËN KËTO GJENERATA,
DHE TREGONJU TË GJITHË SHQIPTARËVE,
TË MOS E HARROJNË GJUHËN E T’PARVE!
JU QË JENI PAK MË TË VJETËR,
MERRNE VET E SHKRUANI NE LETËR,
DHE TREGCONI BREZIT TJETËR,
GJUHËN SHQIPË TA SHPREHNI NË VEPËR!
…
Respekt,
IMH
Respekt autorit për thirrjen e fuqishme për prindërit shqiptarë në diasporë që të ruajnë gjuhën dhe identitetin kulturor të fëmijëve të tyre, duke theksuar se gjuha amtare është ura më e fortë me prejardhjen dhe historinë tonë. Megjithatë, përveç përgjegjësisë së prindërve, duhet theksuar edhe përgjegjësia e qeverive shqiptare, të cilat nuk duhet ta shohin mërgatën vetëm si burim remitencash. Ato duhet të mbështesin realisht ruajtjen e gjuhës shqipe jashtë vendit, duke njohur dhe financuar shkollat shqipe, duke dërguar mësues të kualifikuar dhe duke garantuar tekste të përshtatshme. Vetëm përmes këtij bashkëveprimi – prindër, komunitet dhe institucione – mund të sigurohet që fëmijët shqiptarë në mërgatë të rriten me gjuhën, identitetin dhe krenarinë e tyre kombëtare.