
Reshat Sahitaj, Prishtinë
___
MBI TEORITË E TEORICIENTEVE MAKIAVELIK ISLAMISTË SHQIPTARË
___
Ndihmat e helmuara turko-arabe
Varfërinë e pasluftës, shoqatat turko-arabe, e shfrytëzuan fillimisht , duke shpërndarë falas shumë metra dur për ngrohje familjeve skamnore. Për adoleshenet hapën kurse të rrobaqepsisë falas , por me obligim dy orë mësimin dhe leximin e Kuranit, kurse për informatikë e shumë “ndihma” të ngjashme.
Përfundimi i këtyre kurseve, rezultonte më njê diplomë aftësie për informatikë ose rrobaqepse, më kendimin e luetjeve në gjuhên arabe dhe më shpërlarjên e trurit nga ideja kombëtare. Diplomimet e adleshentëve tanë nga këto kurse e krijoi një gjeneratë të re islamiste, të cilët ishin të mendimit së ishin më të mençurë se prindërit e tyre islamistë tradicional. Vite pas vitesh, kj gjeneratë filluan edhe të ndryshonin veshjet për t’i zëvëndësuar më veshjet arabe që nuk kanë lidhje më klimën e vendeve tona, e as më traditën shqiptare. Më kalimin e kohës, gjeneratat e reja që diplomonin vit pas viti, filluan të ndryshonin edhe pamjën fizike duke i lëshuar mjekrrat sipas kodit të sekteve arabe varësisht nga ishin financuar ato shkolla kurse islamike. Ndërsa tani në këto tri vitet e fundit, adoleshnetet e dikurshëm krijuan hapësira për t’u falur në lokalet dhe institucionet ku punonin. Madje, nga Turko-arabët u kishte ardhur urdhëri, që të gjitha këto janë të pa mjaftueshme dhe ende jo komplet, sepse duhej t’i tregonin botës demokratike civilizuese se Kosova është vazhdimsi e Perandorisë Osmane, andaj duhët që çdo të premte t’i mbushin rruget dhe sheshet për ta falur të premten , nen pretekstin se nuk ka hapësira nê xhamitë.
Kontrollimi i masës islamiste shqiptare
Mbjellja e farës islamiste politike tanimë është pjekur. Këto gjenerata të pjekura më trurin e shpërlarë nga çeshtja kombëtare, mbetën nën kontrollin e atyre që i ka financuar dhe i ka manipuluar e që i kanë edukuar se ai quhët Allah. Emri i vertet i fiancuesit nuk dihët a është Serbia , Turqia apo AL Qatar apo të gjitha bashkë, mirëpo militantët e manipuluar mendojnë se urdhërat vijnë nga Allahu e jo nga Serbia e as Turqia.
Sa është e manipuluar kjo masë islmaiste dukët në shumë raste si psh kur Turqia fiton në futboll, kallët Prishtina, Prizzreni e te gjitha qytetët tona shqiptare, duke dalur nepër rrugë për të shprehur gëzmin e fitores turke, ose kur afrohet Viti i Ri, kjo masë e ka të ndaluar festimin e natës së Vitit të Ri, siç e kanë të ndaluar edhe festat e ditëlindjeve te tyre. Tani , kjo masë islamiste ka sharruar pa vetêdije në terrin mesjetar si nga pamjet fizikeedhe nga veshjet dhe sjelljet e tyre. Kjo masë islamiste , në faktë janë ushtarë të Turqisë kurdo që Turia ka nevojê siç është duke i perdorur islamistet në Siri, e vende tjera për rreth kufirit te saj e deri ne Ukrainë e Armeni.
Teoritë e teoricientëve islmaistë shqiptarë
Për të arritur sukseset e tyre, islamistët i kanë: objektët e kulteve fetare, shkollat e tyre, teoricientët e tyre, infliencuesit e tyre ne rrjete sociale dhe aparatin e militantëve.
Teoricentët bazohên në disa fakte historike reale, si psh. Para ardhjes së Perandorisë Osmane , shqiptarët ndodheshin nën sundimin e Mbretërisë serbe. Më ardhjen e Perandorisë Osmane, viset shqiptare u bënë pjesë e P. Osmane. Teoricientet tanë nuk thonë se tokat tona u pushtuan, por thonë se Perandoria Osmane e shpetoi popullin shqiptar.
Pushtimin klasik, këta e quajnë çlirim kombëtar dhe e krahasojnë më çlirimin e Kosovës në qershorin e vitit 1999 më ardhjen e NATO-s. Këta , tani NATO-n e quajnê pushtues, kurse P. Osmane e qaujnê çliruese.
Dallim në mes NATO-s dhe P. Osmane është se ne u çliruam nga Serbia dhe NATO e themeloi Kosovën shtet të pavarur. Kurse P. Osmane viset shqiptare i pushtoi, i asimiloi edhe i masakroi popullsinë shqiptare per 500 vite radhazi.
Këta teoricientë, i ngritin disa figura politike e kulturore në zë të kohës së Lidhjes se Prizrenit, dhe shkruajnë: “Fuqitë e Mëdha ishin kundër shqiptarëve. Gjithashtu, edhe fuqitë ballkanike, me Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë, dhe Greqinë në jug, ishin kundër shqiptarëve. Mirëpo, falë organizimit të këtyre muslimanëve, u arrit që të ruhej një ide kombëtare dhe të ndërkombëtarizohej çështja shqiptare”.
Pse këta teoricientë shqiptarë të shitur apo jo të shitur, nuk e tregojnë realitetin ,se Sulltani direkt e kishte financuar Lidhjen e Prizrenit, për t’iu kundërvë vendimeve që do merreshin në Berlin? Pse nuk e tregojnë realitetin historik, se asokohe Turqia permes vullnetit të shqiptarëve të shprehur në Prizren më 10 qershor 1878, kerkuan që viset shqiptare e sidomos Ulqini të mbeteshin nên pushtimin turk. Turqia kerkonte dalje në detin Adriatik, e kjo dalje Turqisë ia siguronte kontrollin e të gjitha anijeve të mallërve dhe të ushtrisë. Pra, coptimi i tokave shqiptare në dobi te Serbisë, Greqisë … ishte vendim i drejt i Fuqive të Mëdha që Turqisë t’i ndalohej dalja ne Adriatik. Sikur Abdyl Frasheri e tjeret të kishin kekruar shtet Të pavarur , do kishim arsye të thonim se Fuqitë e Mëdha gabuan. Zgjimi kombëtar dhe Rilindja kombëtare ka filluar pas Lidhjes së Prizrenit e jo gjatë L.PZ.



Ju shkruani se “Teoricentët bazohên në disa fakte historike reale, si psh. Para ardhjes së Perandorisë Osmane , shqiptarët ndodheshin nën sundimin e Mbretërisë serbe. Më ardhjen e Perandorisë Osmane, viset shqiptare u bënë pjesë e P. Osmane.” Kjo teori nuk eshte fakt historik real dhe nuk eshte i vertete. Pothuajse te gjitha trojet shqiptare para pushtimit osman sundoheshin nga princer shqiptar. Dukagjinasit, Kastriotet, Topiajt, Spanet, Dushmanet, Zahariajt, Arianitet, Muzakajt, Zenebishet, Gropajt… ishin princer shqiptarë qe sundonin me Principatat Arberore.
Kjo qe thu ti Albert asht e vertete, por nuk asht thelbi i shkrimit.
Un PERGEZOJ Zotni Reshat Sahitaj per kete shkrim aktual, te sakt, te kjart dhe sintetik.
Nese kundershtoj vetem nje pjese qe nuk ka te bëjë me realitetin, nuk do te thot se kundershtoj tere shkrimin e z. Sahitaj. Pjesa tjeter e shkrimit eshte ne rregull dhe plotesisht pajtohem me te.