ARKIVI:
7 Mars 2026

Përgjigja e Kadrush Radogoshit njëzet vite më herët ndaj shpifjejve serbe në artikullin e botuar gjermanisht “Krishterimi po çrrënjoset”

Shkrime relevante

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Shpërndaj

Në vitin 2005 një holandeze, pjesëtare e një organizate humanitare, që ndihmonte bujqit e katundeve të Gjakovës, kishte lexuar në gjemanisht një artikull të shkruar nga një pjesëtar i klerit serb në Kosovë në të cilin bëhej propagandë helmuese antishqiptare dhe anti hebraike.

Ajo përmes përfaqsuesve të shoqërisë civile të Gjakovës kishte kërkuar nga unë që të shkruaja një reagim, i cili do të përkthehej në gjermanisht.

Kadrush Rogogoshi, poet dhe kritik letrar

Reagimi im ishte ky:

Propaganda serbe kundër shqiptarëve dhe hebrenjve

Kur lexon shkrime si ai të botuar në një gazetë në gjuhën gjermane, tendenca për të spekuluar dhe manipuluar me opinionin evropian dhe për të falsifikuar çdo të vërtetë që ka të bëjë me Kosovën dhe shqiptarët është shumë e tejdukshme dhe neveritëse. Autori i këtij shkrimi nuk është shënuar, sepse është i vetdijshëm për gënjeshtrat që shkruan. Ata që e njohin propagandën serbe e dinë mirë se valles së propagandës etnocentrike, ksenofobike, shoveniste serbe, të shumtën e rasteve, i kanë prirë klerikët ortodoksë serbë. Kjo propagandë ka bërë, që shoqëria serbe të nacifikohet në përmasa alarmante, duke shkaktuar tragjedi të mëdha te popujt fqinje: kroatët, boshnjakët, shqiptarët. U desht të ndërhyjë NATO-ja për t’ia ndalur hovin makinerisë vrastare serbe të bekuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe për t’i shpëtuar viktimat e pafajshme të saj.

Në artikullin “Krishtërimi po çrrënjoset” citohet prifti serb Rangjell Deniq të ketë thënë: “Aty nga mbrëmja e 17 marsit u paraqitën papritmas policët shqiptarë dhe u kërkuan serbëve në Lipjan t’i braktisnin shtëpitë e veta. Policia e ndoqi një hordhi shqiptarësh të zemëruar, të cilët hodhën granata dhe eksplozive mbi shtëpitë e braktisura. Banorët, të cilët nuk kishin ikur vullnetarisht, u prangosën nga policët dhe u shpunë në stacionin policor.”

Në fjalët e cituara të priftit Deniq përdoret sintagma “policët shqiptarë”, ndërsa e vërteta është se në Kosovë ekziston Shërbimi Policor i Kosovës, i cili është multietnik dhe i udhëhequr drejtpërdrejt nga policia ndërkombëtare se i ka detyruar serbët e Lipjanit të braktisin shtëpitë e tyre dhe ata që nuk e kanë bërë këtë “i kanë prangosur dhe dërguar në stacionin policor”, është një çpifje e paskrupullt, është një trillim banal, i cili nuk mund t’i bëjë ballë së vërtetës. Brenda pohimit të priftit Rangjell Deniq thuhet edhe se policia ndoqi një hordhi shqiptarësh, prandaj deklarimi i tij është një konstrukt tërësisht paradoksal, sepse ajo që pohohet në fjalinë pararendëse mohohet në fjalinë pasuese. Kështu u ndodh atyre që spekulojnë dhe gënjejnë publikisht.

Më tutje profti serb vazhdon “rrëfimin e tij shenjtëror”: “Unë po qëndroja në oborr pranë kishës, kur papritmas eksplodoi një granatë. Vala e shtypjes së ajrit më bëri disa çastesi të trullosur. Kur më erdhi përsëri vetëdija, më erdhi gjaku nëpër fytyrë e në krahëror ndjeva dhembje therëse. Me fuqinë e fundit u përvodha në Kuvendin Komunal.

Sapo arrita, u paraqitën policët shqiptarë, më larguan dhe më hodhën në tokë. “Përse?”, i pyeta. “Sepse ti hedh granata”, u përgjigjën ata. Pastaj u detyraova t’i mbaja duart lart, më kontrolluan, më prangosën dhe më shpunë në stacionin policor”. Sipas pohimit të priftit Deniq nëna e të gjitha të këqijave është sintagma “policët shqiptarë”, ndonëse realiteti kosovar është tjetër: nuk ka polici shqiptare, por polici kosovare, po përsërisim, është multietnike, pra brenda saj ka edhe serbë dhe kuptohet udhëhiqet nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut. Ky deklarim i priftit Deniq s’ka se si të mos ma kujtojë një aforizëm të njohur “mos e vet se tregon vet.”

Me priftin Deniq është marrë policia ndërkombëtare, e cila ka kompetencë të prangos të gjithë ata që veprojnë kundër ligjit, qofshin ata edhe priftërinj serbë kur hedhin granata dore në turmën e irituar shqiptare. Në këtë kontekst, meqë artikulli është botuar pa emër të autorit, është krejtësisht e natyrshme ta konsiderojmë autor vet Rangjell Deniqin apo ndonjë koleg të tij.

Fundi i fundit emri i autorit është i parëndësishëm, me rëndësi është fakti se ai është banor i mbretërisë së gënjeshtrës. Në këtë kontekst mjafton ta apostrofojmë një mendim të njohur të babait të nacionalizmit e shovenizmit serb, shkrimtarit dhe akademikut Dobrica Qosiq se serbët gënjeshtrën e kanë ngritur në art.

E tërë përmbajtja e shkrimit “Krishtërimi po çrrënjoset” i botuar gjermanisht mund të përmblidhet në një tezë e kjo është: shqiptarët tërësisht muslimanë të zbritur nga malet, po i shpërngulin serbët e krishterë dhe po ua djegin kishat e manastiret.

Teza e tillë nuk mund të qëndrojë para këtyre fakteve, të cilat janë kokëforta para gënjeshtrave mbi të cilat është ngritur ngrehina e këtij artikulli. Po i apostrofojmë vetëm disa prejt tyre. Konflikti i serbëve më të gjithë fqinjtë e tyre e në mesin e tyre edhe me shqiptarët më së paku është i natyrës fetare, ai është konflikt për territore dhe rrënjët i ka në hegjemoninë serbe.

Nëse serbët e shpallin veten mbrojtës të krishtërimit në Ballkan, atëherë pse sulmuan Slloveninë katolike në vitin 1999, pse poqën dhe vranë Kroacinë e krishterë? Shqiptarët janë autoktonë në tërë hapësirën ballkanike ku jetojnë e kuptohet edhe në Kosovë gjatë tërë periodës historike, ndërsa serbët për herë të parë kanë ardhur në mesjetë nga Karpatet qoftë edhe në Serbinë e sotme.

Ata në Kosovë gjithmonë kanë qenë kolonë dhe në raport me popullsinë vendëse kanë qenë pakicë, kuptohet të shumtën e kohës e militarizuar tërësisht, siq ndodhi medhe në kohën e Millosheviqit.

Nuk është e vërtetë se të gjithë shqiptarët janë muslimanë. Shqiptarët i kanë tri fe: katolike, ortodokse dhe muslimane dhe kjo renditje e feve është në bazë të vjetërsisë së tyre te shqiptarët. Krishtërimi te shqiptarët i ka rrënjët qysh në antikë dhe është 2000 vjeçar.

Sot në Kosovë ekzistojnë këto institucione katolike shqiptare: Ipeshkvia e Kosovës me seli në Prizren, 40 kisha, 20 famulli, Gjimnazi katolik në Prizren.

Në shumë sheshe kryesore të qyteteve kosovare janë të vendosura shtatoret e shenjtëreshës shqiptare Nënë Terezës alias Gonxhe Bojaxhiut (në Prishtinë, në Gjakovë etj.) e lindur në Shkup, por bijë e Kolë Bojaxhiut nga Prizreni dhe e nënës Drane nga fshati Novoselë i Gjakovës.

Katolikët shqiptarë u takojnë tri rendeve të krishtera: Dominikan, Françeskan dhe Salizian. Pas luftës së fundit shumë shqiptarë musliman i janë përkushtuar evangjelizmit, prandaj edhe kanë ndërtuar tempujt e tyre.

Një i tillë është ndërtuar edhe në qendër të Gjakovës. Ndonëse shqiptarët janë të krishterë (katolikë, ortodoks, evangjelist etj.) e musliman, kultura e tyre kombëtare rrënjët i ka në kulturën e krishterë dhe se kultura islamike ka ndihmuar në te, por pa arritur të cenojë esencën e saj të krishterë.

Të gjithë shqiptarët e çmojnë letërsinë e tyre, e cila në fillet e veta ishte filobiblike dhe kjo frymë nuk i ka munguar asnjëherë dhe nuk i mungon as sot. Libri parë shqip është “Meshari” i priftit katolik shqiptar Gjon Buzukut dhe është shkruar për përdorim kishtar. Kontributi i priftërinjve katolikë shqiptarë në kulturën kombëtare dhe në ruajtjen e identitetit evropian të shqiptarëve është kolosal.

Fundi i fundit edhe heroi kombëtar i të gjithë shqiptarëve pa dallim feje është Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, i cili me luftën e tij të lavdishme mbrojti popullin shqiptar dhe krishtërimin evropian, prandaj nga papati qe shpallur “atlet i krishterimit”. E vërteta për kishat dhe manastiret serbe në Kosovë është kjo: disa prej tyre, kuptohet ato më të vjetra, ose janë ndërtuar mbi themelet e kishave të vjetra shqiptare, prandaj i kanë ruajtur shqiptarët gjatë shekujve, ose i kanë ndërtuar shqiptarët.

Shembull markant është Manastiri i Deçanit i ndërtuar nga mjeshtrit shqiptarë në krye me arkitekt Gjergjin, shqiptar nga Kotorri.

Shumica e kishave të dëmtuara gjatë ngjarjeve të marsit të vitit 2004 janë ndërtuar pas pushtimit serb të Kosovës në vitin 1912 dhe pas kolonizimit të Kosovës me serbë e malazezë, të cilët vendoseshin në shtëpitë dhe tokat e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga Kosova.

Këta tempuj janë ndërtuar dhe kanë shërbyer për të arsyetuar pushtimin serb të Kosovës, prandaj në sytë e vendasve janë shndërruar në simbole të pushtimit, aparteidit, gjenocidit. Ato kanë qenë të politizuara deri në absurd. Në këtë kontekst po sjellim një argument nga aktualiteti i Serbisë së këtyre ditëve: Botohen dhe lexohen shumë libra në mesin e të cilëve dallohen për të keq librat “Komploti hebraik”, “Populli serb në kthetrat e hebrenjve”, “Vrasja rituale hebraike”. Muret e qyteteve të mëdha serbe (Beograd, Novi Sad, Kragujevac, Negotin, etj) janë të mbushura me grafite.

Ja disa prej tyre: “Parazit hebrenj jasht Serbisë”, “Duam liri, jo sundim hebraik”, “Hebrenj, gjunjëzohuni para serbëve”.

Për shkrimtarin hebraik Filip David që jeton në Beograd kjo histeri ksenofobike dhe ky antisemitizëm nuk është ndonjë befasi. Ai i deklaroi radios B92 se disa prej konstatimeve më të ashpra antisemite i ka shprehur pikërisht Nikollaj Velimiroviq, i cili nga Kisha Ortodokse Serbe është shpallur i shenjtë.

Në librin e këtij prifti serb të nivelit të lartë në kierarkinë kishtare serbe ndër të tjera thuhet se të gjitha të këqijat në Evropë i kanë shpikur hebrenjtë, duke paralajmëruar serbët e tij se “e keqja vjen nga Evropa, sepse ky kontinent është i helmuar nga judaizmi”. Me “margaritarë” të tillë të zinj ushqehet opinioni serb dhe këta “margaritarë” të zinj krijohen apo nxiren nga miniera e quajtur Kishë Ortodokse Serbe, e cila i bekoi kriminelët serbë, kur niseshin në marshimin e tyre kriminal në Kroaci, në Bosnjë e Kosovë. Në mesin e kriminelëve të bekuar ishin edhe Radovan Karaxhiqi e Ratko Mlladiqi.

Këtë shkrim po e përmbyllim me një shpjegim: Në vitet e ’90-ta të shek. XX në kohën e Millosheviqit në ambientet pothuajse tërësisht shqiptare (p.sh. Gjakova me 98% shqiptarë) filluan të ndërtohen kisha serbe, duke i detyruar shqiptarët të paguajnë ndërtimin përmes dënimeve me shuma të mëdha parashë të firmave shqiptare, përmes taksës speciale për kishë me rastin e regjistrimit të automjeteve (për vetura ishte 100 DM) e forma të tjera të taksave.

Absurditeti i ndërtimit të këtyre tempujve të dhunës e plaçkitjes ishte se ndërtoheshin në kundërshtim me planet urbanistike të qyteteve të Kosovës dhe ndërtoheshin aty ku nuk kishte besimtarë për to. Pra ndërtoheshin për ta argumentuar prezencën militariste serbe në Kosovë.

Merreni me mend në oborrin e Universitetit të Kosovës në Prishtinë filloi të ndërtohet një kishë e tillë, e cila nuk arriti të përfundohet e më të cilën spekulon artikullshkruesi se është shndërruar në nevojtore publike për romët, sipas tij, nga Shqipëria. (2005)

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Është fakt i njohur se kisha orthodokse serbe e ka ushqyer shovenizmin serb me propagandë të shfrenuar antishqiptare, duke i shpallur shqiptarët si armiq të përbetuar të krishterimit për ta mbuluar politikën gjenocidale të shtetit serb kundër tyre. Ky reagim i shkrimtarit tonë të mirënjohur Kadrush Radogoshi vë në spikamë këto propaganda. Në qytetërimin shqiptar krishterizmi ka rrënjë të thella dymijë vjeçare, prandaj të shpallen shqiptarët armiq të përbetuar të krishterizmit është gënjeshtër e madhe dhe falsifikim i vrazhdë i historisë së tyre kombëtare.
    Sapo isha në Krumë apo në zemër të Hasit, meqenëse ishte një ditë e bukur, bëra një foto aty në qendër te monumenti i Ipeshkvit Pjetër Bogdani të lindur në Gur të Hasit.
    Shikoj se ç’shkruan për të në ” https://shkoder.net/ dhe ndër të tjera lexoj: “Me aktivitetin e tij politik 40-vjeçar, veçanërisht me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e tij “Çeta e profetëve”, Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur një pararendës i hershëm i lëvizjes sonë të Rilindjes Kombëtare. Ai duhej të luftonte njëkohësisht në tre fronte kryesore: si kundër zgjedhës së huaj, e cila në mesin e shekullit të 17-të ishte bërë shumë e rëndë, ashtu edhe kundër Kishës Ortodokse dhe veçanërisht Patriarkatit Ortodoks Serb të Pejës, e cila kishte shtuar përpjekjet e saj të vjetra për të parandaluar shpërthimin e kryengritjeve antiosmane në dioçezat e sajë”.
    Më tutje, para Gjimnazit ishte busti i patriotit Bajram Curri, i cili së bashku me Isa Boletinin, Bajram Daklanin, Zefin e Vogël kishin çliruar Shkupin (sot në Maqedoni) nga okupatori turk. Siç po shihet edhe nga emrat e këtyre komandantëve të kryengritësve shqipëtarë ata u takonin dy besimeve fetare, por kishin vetëm një qëllim dhe ai qëllim ishte çlirimi i atdheut. Pra ata nuk luftuan për fe por për liri dhe krijimin e shtetit të tyre kombëtar. Faktet pra tregoinë të kundërtën e propagandës, që ju bëhet nga kisha serbe, të cilën e demanton edhe autori i artikullit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu