ARKIVI:
7 Mars 2026

“Peticion për Liri” i ish-muslimanve të bashkuar Nonie Darwish, Mohammad Asghar, Amil Imani, Wafa Sultan dhe Ibn Warraq

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Grupi i ri i ish-muslimanve të bashkuar u dergon një “Peticion për Lirì” drejtuesve musliman, duke u kërkuar atyre heqjen dorë nga denimi me vdekje për lënjen e Besimit fetar!
* Marrë nga Jihadwatch 

 

Ndoshta Ibe Hooper “i ndershmi” dhe Ahmed Rehab “guximtari” i CAIR-it do të vrapojnë per ta firmosur. E pse jo? CAIR ka mohuar kategorikisht se Islami parashef denimin me vdekje për ato që kan lënë besimin fetar. Ashtu siç ka bërë profesori i shquar M. Cherif Bassiouni etj.etj… A do të firmosin? A do të firmosin Salam al-Marayati i MPAC-ut? A do të firmosë një cilido drejtues musliman ne SHBA? Është interesant të shikohen qendrimet e tyre.

Nga konferenca e shtypit të Ish-Muslimanve të Bashkuar (Former Muslims United):

Ish-Muslimanet u dergojnë nji “Peticion per Lirì!” liderave musliman të gjithë vendit (SHBA) me rastin e 220 vjetorit te Kartes së të Drejtave të Shteteve të Bashkuara – nga siti FMU – Former Muslims United (Ish-Muslimant e Bashkuar), 23 shtator: WASHINGTON DC (23 shtator, 2009) Ish-Musliman personalitete të njohura – që kan lënë islamin – u kan derguar nji peticion revolucionar per Lirì më shume se 50 liderave muslimanë duke u kerkuar heqjen e ligjit islamik, që kerkon vrasjen e atyre që kan lënë besimin islam. Peticioni dhe letra që e shoqron janë bërë publikisht rreth organizates së rè per të Drejtat Civile – Ish-Muslimant e Bashkuar .

Ish-Muslimant e Bashkuar (Former Muslims United; FMU) do të paraqiten formalisht gjatë një konference shtypi diten e enjte me 24 shtator 2009, per të shpallur fillimin e fushates së tyre nacionale për të edukuar publikun amerikan dhe qeveritart rreth kercenimit të Sheriatit – ligjit islamik – për Lirinë Fetare dhe sigurinë e Ish-Muslimanve. Emrat dhe antarët organizativ të liderave musliman që kan derguar “Peticionin per Lirì” do të behen të njohur gjatë konferences dhe do të publikohen në sitin ( Former Muslims United ) http://www.formermuslimsunited.org. Kjo do tu dergohet drejtuesve të tjerë musliman gjatë fushates nacionale (SHBA).

Themeluesit e organizates Ish-Muslimant e Bashkuar (Former Muslims United; FMU), shkrimtari Nonie Darwish dhe Ibn Warraq, do të ua dorëzojnë tekstin e letrave, (të dorezuara dorazi të merkurren, 23 shtator), Avokatit të Pergjitheshëm të Departamentit të Drejtesisë së SHBA-s Erid Holder, si dhe Presidentit te Komisionit USA të Drejtave Civile, Gerald A. Reynolds. Në letrat i kerkohet Holder-it dhe Reynolds-it të hetojnë mbi krimet eventuale të urrejtjes dhe të dhunimeve të drejtave civile kundra atyre që kan lënë besimin islam, duke perfshire edhe rastin në Florida të 17 vjeçares ish-muslimane Rifqa Bary (http://www.italian.faithfreedom.org/comment.php?t=1609 ).

Letrat janë firmosur nga themeluesit e organizates Ish-Muslimant e Bashkuar Nonie Darwish, Mohammad Asghar, Amil Imani, Wafa Sultan dhe Ibn Warraq.

Në parathënjen e Peticionit per Lirì, të pesë themeluesit u drejtohen direkt liderve musliman: “Neve të gjithë jemi të informuar mbi incidentet dhe mbi frikësimet, kercënimet dhe dhunën si dhe agresionet kundra ish-Muslimanve. Ju drejtohemi me shpresë të sinqertë që ju dhe organizata e juaj do të bashkoheni me neve për të sigurura paqë dhe drejtesi, siguri dhe lirì si për muslimant ashtu edhe për ish-muslimant……”.

“Peticioni drejtuar Muslimanve për Lirì Besimi dhe për Sigurinë personale për ish-muslimant” perfshinë shumë citime interpretimesh dhe opinione ligjore të ligjit të Sheriatit, të cilat i perkasin denimit me vdekje për ato që lënë besimin. Teksti i plotë mund të lexohet dhe të shkarkohet në sitin http://www.formermuslimsunited.org . Siguria në konferencen e shtypit do të organizohet me kujdes dhe do tu kërkohet të gjithë pjesëmarrsve një kartë identiteti me fotografi. (Paraqitja zyrtare e Ish-Muslimanve te Bashkua, Former Muslims United, është bërë me 24 shtator 2009 në Longworth House Office Building, Washington DC)

Postoi Herbrand me 27/9/09 15:13 në sitin në gjuhen italiane: http://www.italian.faithfreedom.org/comment.php?t=1661

Origjinali ne gjuhen angleze:

E-mail: info@formermuslimsunited.org

Aktuale edhe tash, në dhjetor 2025. Publikuar në gjuhen shqipe me 04.01.2010

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu