ARKIVI:
7 Mars 2026

Plagët që nuk shihen, janë plagët tona shpirtërore …!

Shkrime relevante

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Shpërndaj

Nga: Shkendije Berisha – Pacolli, psikologe klinike
___
Plagët që nuk mund te shihen janë më te vështirat për t’u shëruar, e ato janë plagët tona shpirtërore!
Plagë të cilat popullit tonë i janë përsëritur më shumë se çdo populli tjetër. Fatmirësisht neve që nga të parët na është përcjellë se dhimbja nuk është gjithmonë personifikimi i së keqes! Me këtë botëkuptim ne ndër breza kemi gjetur forcën për të rigjeneruar veten për një rilindje të re. Edhe pse si popull jemi detyruar shumë herë të shkëputemi nga rrënjët tona, por asnjëherë nuk jemi shkëputur nga vlerat tona shpirtërore dhe vizioni ynë i përbashkët të cilin edhe e kemi arritur para 24 viteve.
Por tani që i kemi gati të gjitha, çfarë po na mungon? Një dilemë e madhe është në secilin prej nesh, një kaos shpirtëror dhe shpërfillim vlerash duke u nisur edhe nga karakteri ynë individual!
Si shoqëri e kontrasteve, me kriza të përsëritura , tani jemi lodhur dhe jemi të trishtuar sepse nuk e dimë se çfarë po vjen? Besimin që kemi ruajtur gjatë dy dekadave të fundit është avulluar brenda pak javësh dhe ne kolektivisht kemi filluar të thyhemi shpirtërisht dhe të shpërfillemi me mllef ndaj njëri tjetrit! Duke abuzuar psiqikisht njëri tjetrin me plotë kuptimin e fjalës, kemi gjetur mënyrën me të mirë duke analizuar dhe diskutuar në tryezat televizive ku bëjmë siç kanë thënë pleqt 1 rrugë e 2. punë pos që lëndojmë tjetrin “edukojmë“ të rinjtë në një kulturë “moderne“ të komunikimit nder njerëzor.
Shumë intelektualë mendjendritur me një psikologji dhe inteligjencë të lartë emocionale e bëjnë mu atë që na dëmtojnë edhe më shumë si shoqëri, duke ringjallur plagët tona shpirtërore ndezin ndjenja faji në psikologjinë tonë dhe kërkojnë të vërtetën, të cilën edhe ashtu nuk mund ta durojnë dhe vazhdojnë të pyesim kush është fajtori, pasi faji është jetim mendoj se e vërteta qëndron se ne vetëm kemi ngatërruar diçka se jo materializmi por vlerat kombëtare, shpirtërore dhe arsimi i mirë është një bazë për një të ardhme më të mirë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu