ARKIVI:
7 Mars 2026

Poezi nga At Gjergj Fishta per gazetarët

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Gjergj Fishta
___
Për gazetarët
___
Per me shkrue zotni n’gazeta
Duhet shkruesi t’jetë ma parë
Njeri i ndershem e atdhetar,
T’jetë fisnik, zemer-bujar,
Jo intrigant e ngatrrestar
Edhe kenë mos t’ket hafije
Mandej duhet që t’kete dije,
Dije t’hàpt n’ekonomi,
N’histori e në tregti,
N’politikë e në drejtsi;
Edhe t’dije shk’asht shkolla e msimi
Shk’ asht lirija e qytetnimi,
T’jetë shqiptar në shkrim e n’gojë,
Fjala n’pendë mos t’i ngurrojë:
Mbarë e mbarë puntë t’i kallzojë
Me t’ngushtue me kndue perdhuni
Shka nder shtylla ai rresht vuni,
Tashti, pra nji sallahan,
Vagabond e shakllaban,
Njeri idiote e laraman,
Që mendon se per taman
Të tanë botë rri n’ “sahan”,
Çka mund t’shkruej, po t’pyes une ty
Ky qi as byk nuk ka në krye,
Jo ma tru?…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu