ARKIVI:
7 Mars 2026

Prapambetja e shqiptarëve nën Perandorinë Osmane

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shpërndaj

Nikollë Loka, Tiranë

Mungesa e shërbimit shëndetësor

Në Perandorinë Osmane shëndeti trajtohej si luks dhe kujdes shëndetësor përfitonin vetëm elitat e rangjeve të mesme e të larta që nuk zinin as një përqind të popullsisë. Shqiptarët hynë në shekullin XX: pa spitale publike; pa mjekësi parandaluese; pa institucione shëndetësore kombëtare; pa sistem karantinash funksionale. Sëmundjet epidemike (murtaja, kolera, malaria, tuberkulozi, tifoja): ishin pjesë e përditshmërisë; nuk trajtoheshin si problem shtetëror; konsideroheshin “fat”, jo çështje administrimi. Kjo krijoi një shoqëri: me vdekshmëri të lartë; me jetëgjatësi të ulët, me pasiguri të vazhdueshme për mbijetesë. Një shoqëri e tillë nuk mund të ndërtojë kapital njerëzor, sepse brezat shuhen përpara se të konsolidohen.

Fatalizmi fetar dhe mungesa e racionalitetit shoqëror

Terminologjia osmane (“veba” për çdo sëmundje ngjitëse): tregon mungesë mendimi shkencor; përforcon idenë se sëmundja ishte vullnet hyjnor; çaktivizon përgjegjësinë e shtetit osman. Në këtë klimë: individi nuk kërkonte të drejta; shteti nuk ndjente detyrim; shoqëria mbetej pasive përballë katastrofave. Kjo gjendje pengoi formimin e qytetarisë moderne; vetëdijes shoqërore; kërkesës për institucione publike.

Ekonomi e konsumuar nga sëmundjet dhe mungesa e infrastrukturës.

Sëmundja ishet factor varfërues. Epidemitë shkatërronin fuqinë punëtore; zbraznin vendbanimet;  ndërprisnin tregtinë dhe zanatet; rritnin varësinë nga ekonomia primitive. Malaria dhe kolera: e bënin të pamundur punën e qëndrueshme; ulën produktivitetin bujqësor; penguan urbanizimin. Një ekonomi ku: 3–6% e popullsisë vdes rregullisht nga epidemitë;(tuberkulozi kishte 31% vdekshmërinë vjetore) është ekonomi në mbijetesë, jo në zhvillim.

Qytetet shqiptare: qendra administrative, jo ekonomike

Në qytetet osmane te hapësirës shqiptare  mungonin: Kanalizimet, ujit i pijshëm, rrugët, infrastrukturës urbane. Qytetet u kthyen në qendra taksash, garnizone ushtarake, pika kontrolli, jo në qendra prodhimi, inovacioni, kapitalizimi. Zhvillimi urban europian (bashki, spitale, shkolla) nuk ndodhi në trevat shqiptare.

Elitat ishin përjashtim, jo rregull

Rastet e shqiptarëve që përparuan në administratën osmane dhe  arritën poste të larta nuk përfaqësojnë gjendjen e përgjithshme të vendit. Ato ishin karriera individuale të lidhura me shërbimin ndaj Perandorisë, të shkëputura nga zhvillimi i shoqërisë shqiptare. Këto elita nuk ndërtuan institucione kombëtare; nuk investuan në shëndetësi publike; nuk krijuan ekonomi vendase. 

Mungesa e institucioneve ishte thelbi i prapambetjes

Shqiptarët jetuan në shekujt e sundimit osman pa spitale; pa shkolla mjekësore; pa shërbim shëndetësor; pa politika demografike; pa mbrojtje nga epidemitë. Institucionet minimale sanitare u imponuan nga Perëndimi dhe shërbenin interesave të huaja, duke mos synuar jetesën e popullsisë vendase. Kjo tregon se Perandoria Osmane nuk e konceptonte shqiptarin si qytetar, por si subjekt tatimor dhe ushtarak. Pasojat afatgjata për shoqërinë shqiptare ishin varfëri strukturore; fragmentim shoqëror; mungesë shtrese të mesme; vonesë në modernizim; emigrim dhe rebelime të shpeshta.

Kur shqiptarët hynë në shekullin XX dhe po jetonin në ditët e fundit të sundimit osman, ishin biologjikisht të konsumuar; institucionalisht të pambrojtur, ekonomikisht të pazhvilluar; politikisht të vonuar.

Nga të dhënat del qartë se gjendja ekonomike e shqiptarëve ishte e dobët, e pasigurt dhe regresive. Gjendja shoqërore ishte e dominuar nga sëmundja, vdekjet dhe mungesa e shtetit. Prapambetja nuk ishte vetëm kulturore, por produkt i një sistemi perandorak të dështuar.

Vushtria në kohën e pushtimit të Pereandorisë Osmane

Pretendimi se shqiptarët “përparuan nën osmanët” bie përballë realitetit të mungesës së spitaleve, ujit, kanalizimeve dhe mbrojtjes shëndetësore.

Në këtë kuptim, anti-osmanizmi shqiptar nuk ishte mit ideologjik, por përgjigje historike ndaj një sistemi që nuk garantoi jetën, dinjitetin, dhe as zhvillimin e shqiptarëve për shekuj me radhë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ma se e vertete cka shkruen Zotni Nikollë Loka. Pikrisht keto janë arsyet qe te gjithe shqiptart jane populli ma i mbrapambetun ne Ballkan dhe Europe.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu