ARKIVI:
7 Mars 2026

Presidentja Vjosa Osmani priti historianin Jusuf Buxhovi

Shkrime relevante

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, priti sot shkrimtarin dhe historianin, Jusuf Buxhovi.


“Kontributi i intelektualëve në promovimin e ideve për zhvillimin e kombit ështëë përherë i rëndësishëm, prandaj ne po kujdesemi që për çështje të mëdha për vendin ta marrim parasysh edhe qëndrimin e intelektualëve dhe të studiuesve tanë”, tha Presidentja Osmani.

Ajo shprehu bindjen se shoqëria duhet ta promovojë edhe më fuqishëm debatin intelektual si vlerë të shoqërisë. Sipas saj, roli i intelektualit në shoqëri është thelbësor për fuqizimin e vetëdijes mbi shtetin dhe forcimin e vetë shtetësisë së vendit tonë.

Studiuesi Jusuf Buxhovi e falënderoi presidenten Osmani për pritjen dhe ia shprehu gatishmërinë e tij dhe të intelektualëve të tjerë që të japin ide për fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Në fund, z. Buxhovi ia dhuroi Presidentes Osmani disa nga librat e tij studimorë, përfshirë kompletin e librave “Kosova”, në gjuhën angleze.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu