ARKIVI:
7 Mars 2026

Projekti i Serbisë për islamizimin e shqiptarëve, ka shkuar shumë larg; njeriun mund ta shpëtosh nga tjetri, por jo kur do ta shkatërrojë veten

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Kur Rinia e PDK-së e pati kallur flamur in e zi e të huaj për shqiptarët të ISIS, pati reaguar Naim Tërnava i BIK-ut, me fjalët se nuk do të duhej kallur për shkak se “në këtë flamur është fjala “Allah”. Mos ta harrojmë se BIK-u është organizata më jolojale ndaj kombit shqiptar tashpërtash. 

Blerim Latifi, filosof nga Prishtina

Pardje Policia e Kosovës arrestoi njê shqiptar [nëse mund ta quajmë të tillë], i cili kishte qenë pjestar i organizatës terroriste ISIS dhe tani paska qenë duke kryer punë spiunazhi për BIA, Shërbimin Inteligjent Serb.
Prej vitesh kemi thënë se ekstremizmi islamik në Kosovë është thjesht dhe vetëm projekt i inteligjencës së shtetit serb, për ta minuar nga brenda shtetin e brishtë Kosovës, duke e diskredituar në sytë e mbështetësve të tij perëndimorë.
Ky projket ka shkuar shumë larg, sepse paralajmërimet tona të hershme janë injoruar.
Nga politikanët, që për një grusht votash janë në gjendje të bëjnë pak me çdo kënd, qoftë ai edhe armik i vendit të tyre.
Nga mediat, të cilat për ca klikime e pak audiencë, u kanë dhënë hapësirë enorme ideologëve vahabistë, duke i bërë kështu reklamë pa pare planit të lartpërmendur të BIA’s.
Nga intelektualët e akademikët, të cilët, qoftë nga frika, qoftë nga mosdija, kanë mbyllur gojën, sytë dhe veshët.
Nga krejt një shoqëri, e cila përditë e më pak është në gjendje të rezistojë për vlerat prej të cilave erdhi dhe varet krejtësisht e ardhmja e lirisë së saj dhe e Republikës së Kosovës.
Sidoqoftë, të mos e harrojmë një fakt themelor: njeriun mund ta shpëtosh nga agresioni i tjetrit, por jo edhe kur ai do ta shkatërrojë veten, duke kryer vetëvrasje. E kjo sigurisht vlen edhe për kombet. Secili, në fund të fundit, do të korrë atë që ka mbjellur.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Eshte shume veshtire, e pse te mos them edhe shume rrezikshem qe sot te shkruash kaq hapur dhe panderprere per problemet qe po na mundojne ne lidhje me islamin politik.
    Respekt per prof Latifin dhe te gjithe shqiptaret tjere qe me vendosmeri nuk kursehen per kauzen e shenjte te shqiptarizmes.

  2. Autori prek një temë shumë të ndjeshme dhe alarmuese që meriton vëmendje të veçantë. Paralajmërimi për përfshirjen e shërbimeve inteligjente serbe në nxitjen e ekstremizmit fetar në Kosovë është një akuzë serioze, që nëse vërtetohet, kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe shoqëror. Thirrja për vetëdije kolektive është më se e qëlluar, sepse lufta më e vështirë është ajo ndaj shkatërrimit të brendshëm. Në këtë kontekst, ruajtja e identitetit kombëtar dhe vlerave themelore të lirisë duhet të mbeten boshti i qëndrueshmërisë së Republikës së Kosovës. Heshtja nuk është neutralitet – është pjesëmarrje në rrezik.

  3. Çështjet fetare në hapësirat shqiptare janë të lidhura ngushtë me sigurinë tonë kombëtare. Prandaj ruajtja e vlerave kombëtare fetare të shqiptarëve është nji obligim i shqiptarëve kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës dhe Çamëri si dhe në diasporë.
    *
    Sa i përket islamit politik (në Kosovë) dhe keqpërdorimit të tij nga një pjesë e mirë e klerikëve që dirigjohen nga jashtë për qëllime të caktura, për këtë gjendje përgjegjsi të madhe mban klasa e tanishme politike e që kanë koketuar me forca të caktuara radikale islamike para të cilave sheti ka filluar të lëshojë pé. Mbetët që shteti të veprojë në përputhje me Kushtetutën, që të pengohet keqpërdorimi i lirisë fetare, si e drejtë elementare njerëzore, të cilën duhet ta gëzojë secili jashtë politizimit të saj.
    *
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu