Ismail Kadare & Donika Agolli & Dritëro Agolli

Ismet M. Hasani, Suedi
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!
Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!
Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Kadaren (2023)?!

Në vitin 2012-të një shkrimtar investigativ – Artan Funga, publikoi një libër me titull: “Dosja Nobel – historia e fshehët e kandidaturave shqiptare”. Libri ishte rezultat i hulumtimeve 5 vjeçare, dhe përmbante dokumente dhe intervista të dhjetra shqiptarëve, të klafikuara dhe analiza të dokumenteve dhe teori të reja që kishte ndodhur vërtetë.
Një ndër vëllimet më shokuese të librit ishte një dëshmi nga diplomati shqiptar që nga viti 1988: “Ministria e Jashtme shqiptare kishte marrë një kërkesë nga Akademia suedeze për verifikua disa informacione për Agollin dhe Kadaren. Kerkesa ishte e zakonshme. Akademia donte të dinte më shumë për jetën dhe vepren e kandidatëve. Por në vend që të jepte informacione objektive, Ministria kishte dergua një raport i cili ishte me plot insinuata dhe dyshime. Raporti sugjeronte se të dy shkrimtarët kishin besnikëri të dyshimta ndaj pushtetit dhe se veprat e tyre mund të konsiderohen si kritika ndaj shtetit socialist. Diplomati shqiptar tha se ai kishte pare raportin dhe se ishte tronditur nga toni i tyre. Ishte e sigurt se né mundoheshim t’i zvogëlonin shanset e tyre, kur né donim që asnjëri prej tyre të fitonte!”
Kur Fuga e pyeti pse? Diplomati ju përgjigj: Nëse kandidati fiton, ai do të bëhet me i fuqishëm se Partia e kjo nuk bën. Kështu vendosem që më mire mos të fiton asnjëri sesa njëri të fiton e të bëhet me i fuqishëm se regjimi, kështu më mirë asnjëri.
*
Armiku më i madh nuk ishte midis Agollit e Kadares, por sistemi që i krijoj ata, e të “luftonin me njëri-tjetrin…Sistemi që i ushqej ata e pastaj i konsumoj ata. Sistemi që ju tha:
Ju jeni të denjë, por jo shumë të dënjë!
Ju jeni të famshëm, por jo shumë të famshëm, e as më të famshëm se Partia!
Ju mund të shkruani, por vetëm atë që né ju lejojmë.
Dhe, kur ata u bënë të famshëm, sistemi i ndëshkoi; jo me burgje e masa edhe më të rrepta, se kjo do te shkaktonte martir, po me diçka edhe me të ashpër: me ndarje, me dyshime, me luftë të brendshme. Sistemi nuk i bëri ata aq të forte, sa ata për të sfiduar.
*
Dhe ky është mësimi, që duhet të mësojmë nga kjo histori. Né luftojmë njëri-tjetrin. Né nuk po luftojmë për drejtësi apo…Né po luftojmë për sistemin që na ka mësuar të luftojmë…dhe sistemi fiton!”
*
Në vitin 2021, Kdare u nderua me Çmimin ”Nojshtad” që është çmim pak më i ulët se¨NOBELI”, manifestimi u mbajt në Okllahoma (SHBA-ës), Kadare foli për Dritëro Agollin, pas 32 vitësh. Ai tha:
”Dritëro Agolli është poet i madh. Ai fliste gjuhë te lashtë, një tradite që buronte nga Homeri. Dhe ai meritonte çdo nderim që bota ia jepte. Dhe, nëse s’i mori, faji nuk është të ai, por i një sistemi që shtypi atë, që izoloi atë, që bëri dhe që bota nuk e dëgjoi zërin e tij. Unë ika nga ai sistem, por ai nuk mund të largohej. Ai shte shumë i vjetër, shumë i sëmurë, shumë i lidhur me tokën (vendin) e tij. Dhe kështu ai mbeti, ai vuajti. Unë atë do të respektoi gjithmonë!”
Kur Kadare mbaroi fjalimin, salla ishte e heshtur, dhe kur ai zbriti, një grua me flokë të bardhë e sy të kaltër e përqafoi, gjatë e përqafoj. Ajo ishte Donika Agolli, vajza e Agollit, që kishte ardhur vetëm për ta dëgjuar Kadaren, çfarë po fliste për babain e saj. Pas përqafimit, të dy u ndanë me lotë në sy.
A ishte kjo ndarje një pajtim, apo një gjest i bukur!?
Ato fjalë thanë gjithçka!
Por a mund të shërohet një plage kaq e thellë?!
A mund të falet një tradhëti, nëse ka pasë tradhëti?!
A mund të harrohet kjo vuajtje shumë e dhimbshme?
Këto pyejte që ua bëra, çdo njëni duhet të përgjigjet në veten e tij.
Urretja nuk shëron asgjë.
Urrejtja vetëm e thellon plagën!
Urrejtja vetëm e thellon plagën!
Urrejtja kurrë nuk largohet me urrejtje. Vetëm mirësia e flakë urrejtjen – IMH).
Mos urreni askë, sepse ndjenja e urrejtjës NUK i bën askujt tjetër më shumë dëm, sesa vetes tuaj! (IMH)
Dhe, nëse né duhet të lëvizim përpara, nëse né duhet të ndërtojmë një të ardhme të mirë, né duhet të mësohemi të falim!
Jo pse ata që na kanë lënduar meritojnë faljen, por sepse né e meritojmë paqen!

Tri gjëra janë të vështira për njeriun, e ato janë:
- Të dëgjojë,
- Të shef, dhe
- Të hesht.
Por qëndrojnë tri të tjera, për të cilat duhet ta duam jetën, ato janë:
- E vërteta,
- Liria, dhe
- Vyrtyti
Vetëm edhe këtë:
- E kaluara (jonë) ishte e tmerrshme,
- Të djeshmën e mësojmë nesër, dhe
- Të ardhmen mund të parashikojnë largëpamësit, vizionarët, mendjet e ndritura. (autori)
F U N D
P.S!
- Dritëro Agolli u lind në fshatin e vogël Mati, më 13 tetor 1931; vdiq në Tiranë, më 3 shkurt 2017;
- Ismail Kadare u lind në Gjirokastër, më 28 janar 1936; vdiq në Tiranë, më 1 korrik 2024.
Po e përfundoj me këtë
Mendim: Jeta është si Libri, në fakt, jeta i ngjan librit; në atë libër shkruhen veprat e tua të mira, për të cilat shpërblehesh, dhe veprat e tua të këqija, për të cilat meriton ndëshkimin. Mundohu që në atë libër të shkruhen gjërat që janë për të mirën tënde dhe të të tjerëve. Dije se çdo fletë që mbyllet, të afron drejt fundit dhe, me mbylljen e saj, mbyllet edhe një pjesë e jetës sate, prandaj përpiqu që fletën e mbyllur ta mbyllësh me punë dhe vepra të mira. Dije se çdo ditë e jetës sate është një faqe e tënd. Kujdesu që atë ta shkruash mirë, ngase një faqe e atij jetëshkrimi e ndyen krejt jetëshkrimit librin. (IMH)



Ku janë faktet e këtij shkrimi, qe disa herë ke pohuar se do të jepni në fund. Ku janë referencat, ku është bibliogragia e hulmtimit, apo “studim ” juaj është thjesht shkrim hipotetik?
z. Kryeredaktor i RD!
F a l ë n d e r i m!
Me pjesën e 15-të e përfundova titullin e mësipërm.
Ju jam mirënjohës për publikimin e të gjitha pjesëve (1-15).
*
Në shenjë respkekti, po ua dërgojë këtë anekdotë:
Ni plak, tuj shkue rrugës, i sheh do fëmijë tuj luejt, ndalet e ju thotë:
– O fëmijë! Hajdeni se axha don me ju kallxue dishka, qi keni me i majt mend, ngomni mirë shka po ju thom: PLEQNIJA I KA TRI SHEJA: e para asht HARRESA! Dhe plaki u nis me shkue, po thmija po ja bojnë:
– O axhë, ti na thé se pleqnija i ka tri sheja e neve na kallxove veç njo!?
– Aiii bre, i HARROVA! – ju tha plaki dhe shkoi.
***
IMH
Përgjigje z. Arta (pa mbiemër?!
Shkurt: Kërkoni në google: STAROVA VS KADARE…