DEPUTETËT E KOSOVËS PO ABUZOJNË ME NORMËN JURIDIKE KUSHTETUESE DHE SI TË TILLË KANË KONSUMUAR KRYERJEN E VEPRËS PENALE “ABUZIM ME DETYRËN ZYRTARE” DHE DUHET TË BURGOSEN…
Policia nën mbikqyrjen e prokurorit të shtetit këto ditë prangosi një grup të përfshirë në veprimtari kriminale të shitblejes së drogës.Grupi sipas mediave, është zbuluar nga Europoli dhe Interpoli ku këto u’a përcollën kolegëve të tyre kosovarë.
Edhe krimi në Kosovë është “sui generuis” ,ngase, edhe personat e përfshirë në antivitete kriminale mbajnë reputacion në komunitet dhe shoqëria i perceptojnë individë me integritet të lartë madje edhe fëmijët e tyre apo vetë ata gëzojnë privilegje apo poste të larta në shoqëri,politikë por edhe në struktura të larta të shtetit.
Dhe njerëzit e ndershëm, e të përcaktuar për sjellje dhe kultivim të vlerave njerëzore mbesin nën hijen e mendësisë kriminale te dominuar në shoqërinë kosovare.
Edhe partitë politike prangosjen e grupit të përfshirë në aktivitete kriminale të shitblerjes së drogës , u angazhuan veprimet kriminale të tyre t’i paraqesin si mjete për të m’poshtur rivalin e tyre politikë duke atribuar rastin si të lidhur me politikën…
Por asnjëherë nuk përmendet se ‘krimi është krimë’ qoftë me çfarfo nderlidhje apo motivi, dhe si i tillë duhet kërkuar ballafaqim mbi bazen e argumenteve ligjore të drejtësisë , dhe drejtësia duhet të jetë e rrept e barabart dhe e gjithëpërfshirëse, për secilin individ që bjen ndesh me ligjin.
Dhe partit politike dhe politika në vete si vendimarrje, klasa politike si strukturë shtetërore ,deputetët, duhet te dinë ,se krim është edhe mos formimi i institucioneve kushtetuese të shtetit të Kosovës ,dhe shfaqja e lojërave të ulta ,me bishtnim te një rregulle ligjore, është abuzim me detyrën zyrate, dhe si të tillë, prokurori i shtetit do të duhej të bënë ndjekjen penale dhe burogosjen e kryesve të këtyre veprave.Sicila normë juridike përfaqëson një të drejtë dhe detyrim, dhe përgjegjësi ligjore,dhe shkelja e normës juridike duke abuzuar me te përmes ushtrimit te detyrës zyrare, është vepër penale.
Prandaj deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë kryer vepër penale për mos konstituimin e Institucioneve kushtetuese të shtetit të Kosovës, dhe pse nuk prangosën deputetët e R.së Kosovës.Sundimi i ligjit do duhej të jetë i barabart për të gjithë?


