ARKIVI:
7 Mars 2026

Pse u veçuan çamët dhe u sulmuan nga të gjitha anët…?

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Fahri Dahri, studjues i çështjes çame 

82 vite larg vendlindjes. Në Rajonin e Çamërisë banorët e saj gjatë këtyre 82 viteve, në 33 vite u diskriminuan; u poshtëruan, u morën pasuritë; u varfëruan; u vranë dhe u dëbuan. 45 vite u quajtën të ardhur por të pa dëshiruar; u përbuzën; u akuzuan si njerëz që nuk e deshën komunizmin, njerës të pa besë, u internuan, u shpallën armiq të regjimit, u vendosën në suverjim dhe në heshtje të plot, censurë e egër mbi ata.

U zbatuan porositë armiqësore të Greqisë kundër çamëve.

U quajtën të pa besë, kohët e fundit, zëra të çjerrë Çamërinë e vendosin në raftet: “Zë i humbur” (lost voice), etj. Prej një dekadë ka filluar njohja për të vërtetat e tyre, vlerat e larta njerëzore të çamëve të Çamërisë. Vazhdon sukseshëm sensibilizimi për vlerat e rralla historike, sociale dhe kulturore; po luftohet, po shporren perdet e hekurta që i kanë rënduar afro një shekull të ndërtuara si nga Greqia dhe Byroistët tanë. Shpresojmë që në një apo dy dekada të mbretërojë vendosja e së vërtetës dhe çamët të jetojnë të qetë në vendin e tyre. Nuk shterojmë kërkesat deri në plotësimin e të drejtave tona. Është dëshmuar qëndresa ndaj sulmeve të shumta. I kemi përballuar agresionet e të ligjve që janë përpjekur për të përvehtësuar historinë tonë të mbushur me vlera të larta njerëzore. Fisi ynë ka mbijetuar dhe ja ku jemi!.

Veçoritë dalluese nga popujt e tjerë i gjejmë të banorët e rajonit të Çamërisë edhe lidhur me konvertimin e besimit fetar. Historianët duhet të ndalen për të analizuar fenomenin shqiptar ku një pjesë e mirë e shqiptarëve të besimit ortodoks, në trojet e tyre autoktonë, por në administrimin e shteteve të huaj, janë asimiluar. Ndërsa shqiptarët e besimit islam, në po ato troje, nuk u asimiluan.

Këtu kuptohet qartë intensiteti veprues i kishës ortodokse greko- serbe për të ndikuar rëndshëm në konvertimin e identitetit të shqiptarëve.

Familje nga Çamëria

Nëse shqyrtojmë fenomenin në rajonin e Çamërisë, është rrjedhojë se kisha ortodokse greke e kërkoi konvertimin nga paganizmi e katoliçizmi ekzistues me ndëshkime të rënda (me zjarr dhe hekur) për t’u konvertuar në ortodokës dhe jo në fenë islame. Kryengritja e vitit 1611, flet qartë. Dionis Filozofi, me bashkë përkrahësit e tij, ishte vrasës dhe dhunues i banorëve të rajonit tonë,  për të pranuar besimin e ortodoksisë. Me qindra banorë në Çamëri u vranë, disa u dogjën ne turrat e druve pasi nuk pranuan konvertimin në besimin ortodoks grek. Apo prifti i kishës greke, i ashtuuquajturi “shën Kozmai” i kohës së Ali pashë Tepelenës, i cili mallkonte gjuhën shqipe dhe propagandonte të flitej gjuha e kishës greke dhe jo gjuha shqipe. Ishte meritë e Fan Nolit i cili e ndau kishën ortodokse shqiptare nga ajo greke. Arriti të krijohej Kisha Autoqefale Shqiptare, të cilën e gëzojmë edhe sot.

Gjenocidi ndaj banorëve të Çamërisë

Ishte përdorimi i dhunës së udhëheqësve të kishës greke, që në vënd të përhapte ortodoksinë me mjete e metoda njerëzore për konvertim, përdori vrasjet, djegjet, gjë që krijoi frikë dhe mos besim në atë besim fetar.

Kjo është një përmbledhje e shpejt dhe e shkurtër pse shqiptarët e Çamërisë janë veçuar dhe sulmuar nga kisha dhe shteti grek.

Tiranë, më 9 janar 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu