ARKIVI:
6 Mars 2026

Pularia industriale kurtiane

Shkrime relevante

“Bac, ende nuk u kry” !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë  “Bac, ende nuk u kry” ! Një...

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani 

Meqë po i përcjell pothuajse të gjitha debatet televizive, jam duke u befasuar nga pjesëmarrësi kurtianë në këto debate: ngjajnë mes tyre si zogjtë e sapoçelur në pularitë industriale. Të gjithë cicërojnë njësoj, si të ishin ushtruar në kor këndimi.
Bajram Binaku, shok qysh nga viti 1974, ka komentuar para tre orësh: “Po punojmë për një fillozofi politike moderne, të cilën do ta zbatojmë në Kosovë detyrimisht nga gjithë politikanët dhe do ta quajmë,”albinizëm”! Këtë ideologji politike do ta bëjmë drejtim filozofik në universitet. Obligohet opozita ta kryej, se paku kursin, “albinizmi”, nese nuk kanë aftësi ta kryejnë fakultetin e këtij drejtimi.”
Kryeministri Albin Kurti me bashkëpartiakun Bajram Binakun nga Peja, foto e para shumë vitesh.
Besoj, kam të drejtë të ndihem i shqetësuar për këto zhvillime, sepse një pjese të madhe të miletit arnaut, sidomos anëtarëve dhe votuesve të LVV-s, kjo lloj cicërime po u duket zgjuarsi, ndërsa Bajramit & Co edhe filozofi albiniste. Atëherë pse të mos përpiqem ta shtjelloj këtë mashtrim, nga se, në fakt, është vetëm zgjuarsi sektaristësh, që simulojnë gjithëdituri militante, të shoqëruar me oratori të dresuar, e cila dallon shumë nga anëtarët e votuesit e partive tjera, të cilat nuk praktikojnë “shkollë partiake”.
Për ta zbërthyer këtë fenomen, po rrëfej një përvojë konkrete.
Në tetor 1978 Klubi ynë në Dyseldorf, i formuar në mars të ati viti, u bë me lokal të tij, i madh rreth 250 metra katror. Ishte në qendër, Graf-Adolf-Str. 63-65, rreth 400 metra afër stacionit të trenit. Tashmë po merresha me shtrirje e organizimit të Frontit Kuq Popullor. Meqë në fund të qershorit bëra njohje me bashkatdhetarë që e kishin formuar Klubin, veprimtarinë e përqendrova aty, meqë ata ishin në vlugun e politizimit të tyre, nga se ishte plas një konflikt aksidental me diplomatët e konsullatës jugosllave në Dyseldorf. Ajo konsullatë kishte ngarkuar diplomatin Zenel Syka të merrej me themelim e kanalizim politik të klubit që t’i -kishte “jugosllavët” nën kontroll. Në atë angazhim konsullata përkrahej edhe nga korrespondenti i “Rilindjes” Jusuf Buxhovi dhe nga Mitalip Çoqa, kryetari i Qendrës Kulturore Jugosllave në Këln, i formuar dhe i financuar nga RSFJ. Ata donin ta impononin emërtimin Klubi jugosllav “Emin Duraku”, ndërsa Gastarbeiter-ët (punëtorët mysafirë, sië i quanin gjermanët imigrantët ekonomik), ia kishin vënë emrin: Klubi i Punëtorëve Shqiptarë nga Jugosllavia “Emin Duraku”, por në përditshmëri e quanim vetëm Klubi Shqiptar.
Në Dyseldorf me rrethinë duhet të kenë qenë mbi 5 mijë Gastarbeiter. Në Klub brenda pak muajsh ishin anëtarësua mbi 400 veta. Me sa mbaj mend, ndoshta vetëm Hyzri Reka i Nerodimës së Ferziajit dhe Samedin Iljazi i Percës se Tetovës kishte të mbaruar 8- vjeçaren (Hysriy kishte edhe profesionin teknik i dhëmbëve, Samedini kishte frekuentuar edhe tre vite gjimnaz). Prandaj e ideuam një hapësirë (64 metra katror) ta bënim odë, si ato tradicionalet në Dukagjin. Bashatdhetaret Vezire Nuha, Zade Bega, Sabrije Kelmendi, Nurije Mekaj, Hala Smakaj dhe të tjera shoqe, që tashmë ishin shumë të zellshme në Klub, grumbulluan qilima, postaçia, shilte, jastëk… Në ballin përball derës hyrëse improvizuam oxhak. Atë odë e shndërruam në ambient për të lexuar e diskutuar fragmente librash, artikuj revistash e gazetash. Gjatë jave bënim përzgjedhjen e tyre. Të premten e të shtunën, pothuajse pa përjashtim, nga ora 19 deri pas mesnate, ndonjëherë edhe deri në agim, i lexonim për rreth 70 vetave që zënin vend aty, pastaj pasonte diskutimi për shtjellim të përmbajtjes dhe mesazheve. Ajo, si një lloj “shkolle partiake”, u afirmua, prandaj bashkatdhetarët hynin më herët për të zënë vend. Të tjerët pritin në hallë të Klubit. Oda kishte kryepleq që e udhëhiqnin diskutimin. Ishin më të moshuarit, Ali Begaj, Zymer Kryeziu, Avdi Begesholli, Xhemajl Nuha, Jakup Kurtishi (këta dy të fundit të martirizuar gjatë Lufte në Kosovë). Kryepleqt ndërroheshin mes tyre.
Frekuantimi i asaj “shkolle partiake”, indoktrinuese, zgjaste mesatarisht rreth 15 orë në ëdo fundjava. Gjatë një viti, nga bashkatdhetarët gjysmanalfabetë, u avancuar në oratorë që kishin përvetësuar shumë slogane, sa që kur vinin ekipe intelektualësh nga Kosova, befasoheshin nga oratoria e tyre. Mbaj mend kur erdh një ekip shkrimtarët, kuptohet me shpenzime të buxhetit të Kosovës, Sabri Hamiti pat thënë: “E paskeni ba Klubin si Instituti i Marksizëm-Leninizmit në Tiranë.” Ndërsa për fjalën përshëndetëse që e pat deklamuar Samedin Iljazit, po poeti Hamiti pat thënë: “na krypet me slogane të kompiluara nga veprat e Enver Hoxhës.” [perifrazime] Ata shkrimtarë ishin titistë të thekur, të përzgjedhur e të favorizuar nga Komiteti Krahinor i Lidhjes Komuniste, prandaj na i dërgonin për të na kultivuar në frymë titiste…
Po shpresoj, mjafton ky rrëfim për të kuptuar, sa shumë ndikon “shkolla e partisë”,të cilat rëndom i organizojnë pothuajse të gjitha partitë e sofistikuara në Europë, ndoshta edhe në kontinente tjera. Këto “shkolla partie” Kurti i ka filluar t’i -organizon para se ta formon LVV-në, kur ishte grup gjysmklandestin, gueril. I kam dëgjuar ca ish-kuadro të LVV-së të tregojnë ca tituj të librave që ka qenë obligative për “shkollim partiak”, por edhe për fletushkat e brendshme që i hartonin ideologët e kamufluar neomarksistë të LVV-së, sidomos ca ca filozofë nga Shqipëria londineze, Elvis Hoxha & Co.
Mbaj mend rastin kur Sadri Ramabaja me takoj me djalin e tij, ndoshta ende nën moshë 18-vjeçare, për ta dëshmuar nivelin e revolucionaritetin frymëzues të Kurtit ndaj rinisë se LVV-së. U mrekullova nga oratoria e tij dhe sloganet e kompiluar logjikshëm. Nuk ma mbajti të matëm në debat me te, por vetëm e dëgjova.
Avni dhe Xhemile Dehari më patën ftuar në shtëpi të tyre që të bisedoja me djemtë e tyre. Vazhdoj me besua se atë kohë, në Prishtinën e sapoçliruar, nuk di të kemi pas tjerë bashkëveprimtarë që kishin aq shumë respekt të ndërsjellë, sa unë me Xhemilën e Avniun. Ata shpresonin se djemtë, Arbnori dhe Astriti, do t’i -dëgjonin këshillat e mia më shumë se të tyre që të ishin më pak euforik si militantë, meqë parandienin se do ta pësonin me atë eufori revolucionare që i kishte dalldisë. Edhe në rastin e tyre, si me djalin e Sadriut, u mrekullova për oratori të tyre, prandaj u përmbajta për tju dhënë këshilla, meqë sektoristët fundamentalistë nuk i dëgjojnë këshillat e atyre që nuk i përkasin “frymës” se tyre sektare.
Meqë kam pas ves të keq, të mos taktizimit konformist me shokë, Avniut pastaj, në konfidencë ia pata shfaq parashikimin grotesk: “Arbnori dhe Astriti vetëm po ia vonojnë hakun hoxhës.” Avniu, në vend që t’më hidhërohej, iu mbushen sytë me lot, sepse e dinte që nuk ia kisha thënë për inat atë parashikim pa takt, por sepse parandieja dhembshuri për ta.
Uroj tëa kem ditur ta shtjelloj tematikën, që të kuptohet se Kurti më vartësit e tij sektoristë, nuk janë të ditur, por janë matrapazë të dresuar për të qenë sektaristë fanatikë. Fatkeqësisht shumë dyshoj se Kurti është dresuar nga specialistët e RDB-së (pasrëndëses se ODB e SDB dhe pararëndses se BIA-s) dhe atë dresuar ua ka përcjellë tifozëve, tashmë të agravuar në militantë e agjitpropë sektoristë. Druaj se sidomos ata që nuk kanë mund ti sfidojnë torturat e hetuesve, janë tani shumë të zellshëm për të na mashtruar sa heroik kanë qenë gjatë hetimeve në paraburgime. Po vetëkuptohet, UDB-jasë nuk duhet tÇi jenë dashur më shumë se mjaftë të rekrutuar, por kur ka menduar se ndonjëri i është dashur domosdo, ose e ka rekrutua ose e ka mbyt.
PSE të mos ketë qenë Kurti njëri nga ata që UDB-ja e ka vlerësuar se i duhet gjithsesi? Fatkeqësisht analizimi logjik i indicieve dhe rezultateve të angazhimeve të tij më kanë bind se Kurti është marionetë e BIA-së.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu