ARKIVI:
6 Mars 2026

Qeveria, partitë, studentët, akademikët: Kush mban barrën e vendimeve historike?

Shkrime relevante

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Kosova, si një rast “sui generis”, mbetet ende në proces të vetëkërkimit, verifikimit dhe vetëdëshmimit të organizimit të jetës sociale, politike e ekonomike. Ajo ka një NEVOJË të pashmangshme për një strategji gjithëpërfshirëse dhe ekspertizë shumëdimensionale dhe të nivelit kombëtar e shtetëror. Por dilema mbetet: kush do ta bëjë këtë punë të vështirë, kur shoqëria është e kapluar nga histeria e inateve, smirës, nepotizmit, hedonizmit, servilizmit, poltronizmit e konformizmit social, politik e kulturor?

2. Kjo nuk është më vetëm një dëshirë, por një NEVOJË ekzistenciale, që do të shërbente për profilizimin dhe artikulimin e qartë të ca kërkesava fundamentale të interesit shtetëror e kombëtar, si:

A. Definimi i qartë i sovranitetit ende pezull e të papërfunduar, në vorbullën e ridefinimit të rendit të ri botëror;

B. Zgjidhja e dilemës së (mos)bashkimit me Shqipërinë, duke pasur që tani një vizion të qartë për këtë proces;

C. Kyçja në Bashkimin Evropian, e cila ka mbetur pezull midis dy ekstremeve – integrimit dhe dezintegrimit;

D. Profilizimi kulturor dhe ideologjik, ku partitë e vjetra ose duhet të shkojnë në “histori”, ose të përshtaten me trendet e kohës së re;

E. Konsolidimi i demokracisë, që kërkon jo vetëm retorikë, por veprime konkrete për të dëshmuar orientimin tonë properëndimor.

3. Pyetja që mbetet është: kush duhet të përfshihet në këto “beteja”, që përveç tjerash, lidhen edhe me “bukën e përditshme” dhe me vendime historike?

– Qeveria që ende nuk është formuar, falë “shizofrenisë politike” dhe kacafytjeve e kalkulimeve të kota për ndarjen e pushtetit;

– Partitë politike, të cilat shumë më shumë po i shërbejnë “llukut” ideologjik, klaneve meskine, grupeve të interesit, dhe inateve personale, sesa interesit të shtetit e atij kombëtar;

– Klasa e të papunëve, që me sytë kah Perëndimi shpreson vetëm në arratisje të shpejtë dhe mirëqenie vetanake;

– Studentët dhe pedagogët (heshtaka!) e blerë me “qetësi sociale” nga politikanë të pangopur, që si makiavelistë të regjur nuk zgjedhin mjete për të fabrikuar të vërteta fluide mbi vetën dhe pushtetmbajtjen;

– Akademikët e senilizuar, të cilët më tepër se fatit të kombit i kushtojnë rëndësi heshtjes mortore dhe indeferencës idiotike duke e pakësuar kështu angazhimin e tyre në pamflete ideologjike në vend të kauzave shtetërore e kombëtare.

Kush, pra?

Ju lutem, më jepni gjykimet dhe qëndrimet tuaja, të çliruara nga pesha e përditshmërisë sonë sociopolitike…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu