
Zeqir Bekolli, Drenas
___
Padia e ngritur në Prokurorinë e Milanos lidhur me rastin “Sarajevo Safari” është një rikujtim i fuqishëm i një realiteti të mohuar për vite të tëra për një të vërtetë tronditëse. Gjatë rrethimit të Sarajevës, një prej tragjedive më të rënda të shekullit XX, civilët e pambrojtur u shndërruan në shënjestra “argëtimi” për individë të huaj, të cilët paguanin për të marrë pjesë në atë që sot njihet si “Sarajevo Safari”.
Kjo skenë makabre, e cila nuk është parë as në kohën e fashizmit po del në dritë falë këmbënguljes së gazetarëve dhe juristëve që refuzuan të pajtohen me heshtjen.
Pretendimet e paraqitura nga gazetari kroat Domagoj Margetiq e bëjnë këtë çështje edhe më të rëndësishme, sepse prekin një figurë qendrore të politikës së sotme në rajon, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili publikisht në Kuvendin e Serbisë pat thënë se për një serb të vrarë do të vriste 100 pjesëtarë të besimit islam. Pretendimi se ai ka qenë vullnetar në një njësi paramilitare të komanduar nga Slavko Aleksiq në vitet 1992–1993, dhe se kjo njësi ishte e vendosur pikërisht në Varrezat Hebraike të Sarajevës, një nga pikat nga ku snajperët qëllonin mbi civilët, hedh dritë të zymtë mbi të kaluarën e politikanëve të sotëm në Serbi. Edhe më shqetësuese është fakti që këto pretendime nuk shfaqen për herë të parë. Ato janë përmendur edhe në seancat e Hagës nga figura brenda vetë spektrit radikal serb siç ishte Sheshel.
Me këtë rast lind pyetja: pse këto informacione nuk u hetuan më herët nga Tribunali i Hagës, i cili atë kohë veç është njoftuar për këtë krim kundër njerëzimit?
Nëse drejtësia ndërkombëtare pretendon të jetë e besueshme, ajo duhet të dëshmojë se nuk ekzistojnë “persona të paprekshëm”, si në rastin e Vuçiqit.
Hetimet e Milanos, të nisura pas padisë së gazetarit italian Ezio Gavazzeni, e vendosin në qendër të vëmendjes edhe një aspekt tjetër të kësaj tragjedie, pjesëmarrjen e qytetarëve italianë dhe të huajve të tjerë në “turizëm snajperësh”.
Në një kohë kur bota i shikon krimet e luftës si çështje të së kaluarës, ky informacion zbulon një atak moral që kapërcen kufijtë e Ballkanit dhe përfshin edhe shoqëri që pretendonin superioritet etik dhe civilizues.
Konteksti historik e bën këtë çështje akoma më urgjente.
Rrethimi i Sarajevës nuk ishte një episod i izoluar, por një akt brutal i terrorit shtetëror dhe paramilitar, i cili zgjati 1425 ditë. Mbi 100 mijë persona u vranë gjatë luftës në Bosnje, shumica civilë. Sot, kur hetohen “safaritë njerëzore”, zbulohet një dimension i ri, jo vetëm se njerëzit vriteshin, por vriteshin për argëtimin e dikujt, por edhe si pjesëtarë të besimit islam, si dikur aborigjinët në Australi, e ndoshta edhe këtu duhet parë heshtjen e deritashme të këtij krimi.
Ky është kulmi i çmendurisë njerëzore.
Por nevoja më e madhe sot nuk është vetëm zbardhja e përgjegjësisë individuale. Sfida e vërtetë është përballja me të kulturën e mohimit dhe glorifikimit të së kaluarës kriminale, e cila në disa vende të rajonit është ende e gjallë.
Kur drejtues të sotëm politikë akuzohen , qoftë edhe me pretendime për pjesëmarrje në krime të tilla, kjo na detyron të pyesim: çfarë pasojash ka për shoqërinë që udhëhiqet nga individë të lidhur me strukturat e së kaluarës së kriminale?
Drejtësia për viktimat e Sarajevës nuk është çështje e hakmarrjes historike; është provë e aftësisë së Evropës dhe botës për të mos toleruar relativizimin e krimeve.
Rasti “Sarajevo Safari” është një test i rëndësishëm moral dhe institucional. Ai do të tregojë nëse Evropa ka mësuar vërtet nga e kaluara, apo nëse ende lejon që interesat politike të mbizotërojnë mbi dinjitetin njerëzor dhe të vërtetën historike.



Synimi i Fuqive te Medha /Anglia, USA, ishte shperndarja e Muslimanve nga BIH (Bosnja dhe Hercegovina), e cilet, Muslimanet me vendim te quditshem te Josip Broz Tito, me 1968., marin status te kombit /feja baraz kombi?/. Takimi historik i presidentit kroat dr Franjo Tugjman dhe serbit Slobodan Milošević ne Karagjorgjevo (Vojvodina e sotme) me 25. mars 1991., permban ndarjen ee Bosnjes dhe Hercegovines. Tugjman dhe andra e presidentit kroat Tugjman per riparim te Banovina Hrvatska ku nje pjese e teritorit te BIH i takon Kroacise e me tendence qe Muslimanet si komb te shendrohen ne Kroat te fejes muslimane. Synimi i Milošević ishte marja e pjeses me te madhe te Bosnjes. Kyqen qetniket, kryesisht nga pjesa veriore e Malit te Zi (Karadžić dhe vet Milošević). Dhe behet ne Bosnje dhe Hercegovine Lufta me karakteristiken: Te Gjithe kunder te Gjitheve. Muslimanet kunder serbeve dhe kroatve, kroatet kunder muslimanve dhe serbeve dhe serbet kunder kroateve dhe muslimanve. Eksiston emrtimi Bosanci, qe perdoret per te te tri etniciteve ne teritor te Republikes BiH ne shtetin Jugosllav. Por ky emertim mposhtet pikrisht ne kete Lufte dhe jetsohet parimi: Gjithekush kunder gjithekujt ne Bosnje dhe Hercegovine. Etnocid i serbeve behet ne Sarajeve dhe Srebrenicva e ndaj boshnjakeve. Etnocid i kroateve ndaj muslimanve(boshnjakve) behet ne Mostar. Eksistonte dhe njisia speciale e muslimanve te presidentit Alija Izetbegović qe bente krime ndaj kroatve dhe serbeve ne Sarajeve. Oponenti kyq i Franjo Tugjman ne Kroaci ishte Dobroslav Paraga dhe ushtria e tij HOS (Hrvatske Obrambene Snage) e qe permbante ushtar kroat dhe boshnjak (musliman) qe luftuan bashk kunder ushtrise serbe gjegjesisht kunder qetnikve. Shqipetaret qe kyqen ne kete Lufte ne Bosnje, gjenden ne gjitha anet dhe ushtri te permendura. Dhe ata shqipetaret pastaj gjenden bashk e ne Lufte ne Kosove, per Kosve. Nuk do te i permendi cka folshin njeri per tjetrin, e ne FARK, ku jane gjind te gjithe bashk. Njeni prej tyne qe ka luftu ne Mostar ne Aradhen Paramilitare te Vdekjes te Tuta Naletelić (kroatet kunder muslimanve), shqipetar i perkatsise te fejes muslimane, e atij i humbet gjurma kur eshte kry Lufta ne Kosove dhe per Kosove. Pse anglezet reshtohen kryesisht kah serbet ne Bosnje?. Gruaja e mbretit te fundit jugoslav Aleksandar Karagjorgjević, pra gruaja e tij ishte stermbesa e mbretneshes te Mbretnise te bashkuar angleze, dhe mbretnesha e indise, kolonise angleze, Victoria ( 1819-1901). Sipas gjitha rrethanave presidenti kroat Franjo Tugjman e humb ne Lufte dhe ate pjese kroate me emertim Bosanska Posavina e ne kurth te anglezeve, kur Tugjman, mundohet te i genjen kroatet te Kroacise dhe te Bosanska Posavina se ate pjese kinse Kroacia e ka humb ne Lufte. E une i a bena pyetjen shkathet ne Konferece per media, tranmetimi i drejtperdrejt te HRT, ku e pyeta cka mer Kroacia per ate qe i ka dorzu Bosanska Posavina ku shumica dermuese ishin kroatet. Aty qajti para kamerave dr Franjo Tugjman. Si kam permend dhe perpara Bekim Berisha Abei ka luftu ne Bosanska Posavina vetem kunder serbeve. Dhe pas Urdhrit te Franjo Tugjman qe Ushtria Kroate te terhiqet nga Bosanska Posavina, Abei mbetet dhe tre dite, e per ato tre dite me afer 20 komando te tij e kombesi kroat i neutralizon afer 100 qetnik por dhe plagoset dhe nje ngjarje gati ekstrasensore, e i plagosun e mban ne shpind te plagosurin rende shokun e tij dhe me zvaritje vjen deri te kufiri me Kroaci ku ishte she shtabi i kroatve. Tugjmani nuk ka guxu asnje fjale te i thot per kete ngjarje dhe mosrespektim te terhiqen te gjithe luftar kroat, pra nuk ka guxu asnje fjale te i thot heroit tone dhe heroit kroat, Abeit tim, Bekim Berisha. p.s. Detaje te rendesishme ose te “rrastesishme”: Babi i dr Tugjman, partizan, e mbyt se pari njerken e Tugjmanit, rishtas pas Luftes te Dyte Botrore, e pasi qe mbyti gruan e vet, ben Vetevrasje. Babai i Slobodan Milošević ben Vetevrasje e pas disa vite dhe nena e Slobodan Milošević ben vetevrasje. Dhe kesi dy persona, prind te cileve kane bo vetevrasje kane diktu ngjarje dhe fatin e miliona njerezve ne vite nendedhjeta. Pak me shume se pak, Sinjifikante.
Gjyshi i nënës tem më 1912 arratiset nga Sarajeva me tre djemtë dhe gruan , njëri më vonë do të bëhej babai i nënës sime .Shkak lufta , sërbi .ka kaluar mbi 1 shekull e lufta përsëritet e vazhdon . Kur të shpiket ndonjë ideollogji politike e RE ( larg qoftë jo si komunizmi shpresoj ) do të zbehet gati në harresë lufta ndër fetare .Dhe pastaj ,rikthim , ripërsëritje , luftë e vetëm luftë . Më kot hartojmë romane , libra , dëshmi se si rracë njerëzore paskemi dashur më shumë luftën se sa paqen .