ARKIVI:
7 Mars 2026

Reagim i FPKNSH ndaj vendosjes së një tabele në Plavë, që qytetin e Pejës e paraqet si pjesë të Serbisë

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Reagim i Fuqishëm ndaj Organeve të Malit të Zi dhe Autoriteteve Shqiptare dhe Ndërkombëtare: Mbrojtja e Sovranitetit të Kosovës dhe Identitetit Kombëtar

Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK), me seli në Shtutgart, Gjermani, reagon me shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj vendosjes së një tabele nga Komuna e Plavës, e cila paraqet qytetin e Pejës si pjesë të Serbisë – një akt tërësisht të papërgjegjshëm që cenon rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe fyen identitetin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi dhe më gjerë.

“Pamje tejet provokuese nga Mali i Zi në trojet tona shqiptare – një tjetër akt sfidues që cenon identitetin dhe historinë tonë kombëtare.”

Ky veprim nuk është vetëm një provokim i qëllimshëm me përmasa politike, por përbën një rrezik real për krijimin e tensioneve ndëretnike në rajon. Përmes simbolikës së tillë, jepet mesazhi se institucionet shtetërore të Malit të Zi i nënshtrohen narrativës nacionaliste serbe, duke injoruar tërësisht realitetin politik dhe juridik të pas pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, Federata jonë shpreh mbështetjen e saj të plotë për qytetaren shqiptare Kaltrina Hoti, e cila reagoi në mënyrë të hapur dhe të guximshme ndaj këtij akti fyese dhe kundër dinjitetit kombëtar të shqiptarëve. Në vend që zëri i saj të dëgjohej dhe shqetësimi i saj të merrej seriozisht, Kaltrina u përball me akuza të padrejta për “nxitje të urrejtjes” – një përpjekje e qartë për të heshtur të vërtetën dhe për të frikësuar çdo zë kundërshtues shqiptar në Mal të Zi.

Thirrje për Zgjim dhe Përgjegjësi Kombëtare

Federata jonë i bën thirrje:

  • Qeverisë së Malit të Zi, që të marrë përgjegjësi institucionale dhe të distancohet qartësisht nga ky akt, si dhe të ndërmarrë masa për të ndalur diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve;
  • Përfaqësuesve politikë shqiptarë në Mal të Zi, që të mos heshtin përballë padrejtësive, por të jenë zë i fuqishëm për të drejtat e bashkëkombësve të tyre;
  • Institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë, që të ndërhyjnë me urgjencë përmes kanaleve zyrtare dhe diplomatike, duke mbrojtur qytetarët shqiptarë jashtë kufijve të shteteve përkatëse.

Mesazh për Diasporën dhe Elitën Shqiptare

I bëjmë thirrje elitës shqiptare në mbarë botën: Mos heshtni! Kjo nuk është një çështje lokale, por kombëtare. Kjo është një betejë për dinjitet, të drejtë dhe identitet. Kaltrina Hoti është zëri i shumë shqiptarëve që nuk kanë mundësi të flasin. Ne nuk mund t’i lëmë vetëm.

Mjaft më me heshtje. Mjaft më me neglizhencë.

Sot, më shumë se kurrë, kërkohet unitet, vigjilencë dhe veprim.

Tokat tona nuk janë objekt propagande. Populli ynë nuk është qytetar i dorës së dytë.

Nga Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)
Shtutgart, Gjermani
13 Prill 2025

Për publikun: Luan – Asllan Dibrani

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. SA PËR INFORMIM :
    Reagimin e parë e ka bërë shkrimtarja e mirënjohur nga Hoti zonja Kaltrina Hoti, e cila publikisht e demaskojë Kryetarin e Komunës së Plavës si dhe institucionet e kësaj komuneje më argumente.Urgjentisht pas shkrimit qe bëri zonja Hoti në mediumet shqiptare(Faceboc, Floripress etj) u largua sheja e komunikacionit, e jo pas publikimit të këtij shkrimi të zotriut Luan- Asllan Dibrani , e asë regimit të FPKNSH.

    Me respekt!

    Flori Bruqi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu