ARKIVI:
7 Mars 2026

Reagim ndaj marshit të 8 Marsit, të organizuar nga “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist”

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shpërndaj

 Nga: Luan Dibrani, Gjermani

Organizata Shqiptaria shpreh shqetësimin e saj të thellë për marshin e organizuar më 8 Mars nga “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist”, i cili, në vend që të përqendrohej në të drejtat dhe sigurinë e grave, u shndërrua në një platformë për agjenda politike të huaja, të cilat bien ndesh me interesat e Kosovës dhe popullit shqiptar.

Ne dënojmë përpjekjet për të keqpërdorur këtë ditë të rëndësishme për qëllime që nuk kanë lidhje me të drejtat e grave, por që synojnë të përçojnë mesazhe politike anti-Kosovë dhe anti-shtet. Sidomos është e papranueshme që në një marsh të mbajtur në kryeqytetin e Kosovës të propagandohet në mbështetje të Palestinës – një entitet politik që nuk e njeh Kosovën si shtet dhe që mban qëndrime armiqësore ndaj kombit tonë.

Duhet të jetë e qartë për të gjithë: Kosova dhe shqiptarët nuk mund të jenë në krah të atyre që mohojnë shtetësinë tonë dhe që mbështesin organizata terroriste si Hamasi, i cili në vitin 2023 kreu sulme barbare kundër Izraelit, duke shkaktuar një konflikt tragjik me mijëra viktima. Nuk duhet harruar se Izraeli ka qenë dhe mbetet një mik i Kosovës, një ndër vendet që e njohu pavarësinë tonë dhe që vazhdon të mbështesë vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Ne shprehim keqardhje për viktimat civile nga cilado palë, por kjo nuk mund të justifikojë mbështetjen për ata që nuk njohin Kosovën dhe që qëndrojnë kundër interesave tona kombëtare.

Për këtë arsye, ne nuk mund të pranojmë që organizata të dyshimta dhe të manipuluara, ndoshta edhe të financuara nga qarqe të islamit politik, të përpiqen të imponojnë narrativa të dëmshme për vendin tonë. Shqiptarët janë një komb pro-perëndimor, i orientuar drejt vlerave demokratike dhe aleancave strategjike me miqtë tanë të vërtetë, jo me ata që punojnë kundër nesh.

Organizata Shqiptaria bën thirrje që institucionet shtetërore të ndalojnë manipulime të tilla dhe të sigurojnë që 8 Marsi të mbetet një ditë për gratë, për të drejtat dhe mirëqenien e tyre, e jo një platformë për agjenda të huaja që dëmtojnë interesin kombëtar.

Me respekt,

shkruar nga Organizata Shqiptaria

Për publikun e shpërndan Luan – Asllan Dibrani

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu