ARKIVI:
6 Mars 2026

Reagim publik – mjaft me hipokrizi!

Shkrime relevante

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Shpërndaj

Osman Ferizi
Me keqardhje dhe zhgënjim të thellë po reagoj për mungesën e mbështetjes serioze ndaj projektit të rëndësishëm kulturor dhe historik: Filmi dokumentar-artistik “Rilindasi i Fundit – Dr. Rugova”, me autor Gani Mehmetaj, një emër i njohur për përkushtimin ndaj veprës së Presidentit Historik të Kosovës.
Vitin e kaluar kam pranuar me respekt kërkesën e z. Mehmetaj, për të ndihmuar këtë projekt. Si aktivist me mbi 3-dekada, vite të tëra kontribut në mërgatë, si ish antar i Komisionit Qendror të 3% për Gjermani, si ish-kryetar i Shoqatës “Sali Çekaj”, ish-kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani dhe mbështetës i shumë projekteve kombëtare (që nga ndihma për grupin e Adem Jasharit në vitet 1996/97, te Kompleksi Memorial i Dr. Rugovës në Malaj, e deri te shtatorja e Shën Terezës në Pfaffenhofen, shtëpi dëshmorësh e familje skamnore), kam dhënë gjithë kapacitetin tim për ta përkrahur këtë nismë, falë kontributit, transparencës  dhe besimit të krijuar mesë vëllezërve që më besuan.
Kam kërkuar publikisht dhe zyrtarisht mbështetje nga:
      •     Kryesia Qendrore e LDK-së
      •     Grupi Politik për Mërgatën
      •     Të gjitha Degët e Nëndegët jashtë vendit
      •     Dhe bashkatdhetarët tanë në Perëndim
Por përballë kësaj kërkese, shumica zgjodhën heshtjen, mosangazhimin, apo më keq: hipokrizinë publike me fjalë boshe dhe zero veprime.
Deri tani janë mbledhur 34.570,00 €, falë gjithë atyre kontribuuesve që e kuptojnë peshën e kësaj trashëgimie. Dhe pyes me plot të drejtë:
📌 Ku janë “Rugovistët e mëdhenj” e të “përbetuar”?
📌 Ku janë deputetët që përfitojnë pushtet në emër të Rugovës?
📌 Ku janë ata që bëjnë fjalime përkushtimi, por nuk dhuruan as një meditje për këtë film?
Nuk keni as moral e as ndërgjegje për ta përdorur emrin e Rugovës për karrierë personale. Mjaft më me mashtrime dhe përulje të rreme para varrit të tij!
Mërgata e ka dhënë gjithçka për Kosovën. Ne nuk jemi më thjesht kuti votimi. Sot rreth 50 % e popullit jeton jashtë Kosovës, por është krejtësisht e pa përfaqësuar, përveç ndonjë servili të nënshtruar e pa dinjitet.
Prandaj them me zë të lartë:
👉 Kush nuk e mbështet këtë projekt, nuk ka të drejtë të flasë në emër të Rugovës!
👉 Mërgata nuk është lopë për t’u mjelë çdo katër vjet, por është zemra që ka mbajtur gjallë Dardaninë!
Tani është koha për të ndryshuar këtë mendësi vasale dhe të turpshme!
Mbështeteni këtë projekt ose heshtni përgjithmonë për Rugovën!
Konto ku mund të kontribuoni:
Të nderuar, mjetet mund të i paguani në konto:
Osman Ferizi,
Iban: DE07 7215 1650 0009 3335 01
BIC: BYLADEM1PAF
Verwendungszwek:
Filmi Doku” Rilindasi i fundit dr. Rugova”.
Sparkasse Pfaffenhofen
Kosovë;
Konto në Prishtinë
Gani Mehmetaj
1501110004292807
Account nr.1403000031578332
Raiffeisen Bank Prishtinë.
Me nderim nga unë si kryetar i KO për Gjermani dhe autori i filmit z. Gani Mehmetaj, por edhe me kërkesë për llogaridhënie.
Osman (Oso) Ferizi
04.06.2025

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ky reagim është një akt i domosdoshëm ndërgjegjësimi, por edhe një akt akuze ndaj hipokrizisë së atyre që shiten si trashëgimtarë të Rugovës, por që në thelb kanë braktisur gjithçka që ai përfaqësonte. Është e papranueshme që një projekt si “Rilindasi i Fundit – Dr. Rugova”, me vlera të jashtëzakonshme kombëtare, të lihet në mëshirë të fatit, ndërkohë që emri i Rugovës përdoret çdo ditë për interesa personale e politike.
    Turp për të gjithë ata që flasin me pathos për Rugovën në përvjetorë, në podiume e statuse në rrjete sociale, por nuk japin as një mbështetje financiare për një vepër që synon të përjetësojë jetën dhe veprën e tij. Turp për strukturat partiake që u ngritën mbi idealin e Rugovës, e sot heshtin ose bëjnë sikur nuk e shohin këtë nismë.
    Të gjithë ata që për vite kanë përfituar politikisht e moralisht nga emri i Presidentit Historik, sot po pranojnë se nuk ishin as rugovistë, as përkushtuar, por thjesht profiterë të një epoke që nuk e kanë kuptuar asnjëherë thellësisht.

    Historia do t’i mbajë mend emrat e kontribuuesve, por edhe të heshtakëve që zgjodhën komoditetin në vend të përgjegjësisë. Kjo është koha për të ndarë idealistët nga oportunistët – dhe ky projekt po e bën këtë ndarje të dhimbshme, por të nevojshme.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu