ARKIVI:
7 Mars 2026

Refik Hasanit ndaj gjuhës serbe të urrejtjes që shfaqet në grafitet në Bujanovc; thirrje instancave të BE-së, OKB-së, Tiranës e Prishtinës që të reagojnë

Shkrime relevante

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Shpërndaj

Grafitet ne Bujanoc

Refik Hasani, Bujanovc

Veprimtari nga Bujanoci, Refik Hasani, ka reaguar ashpër pas shfaqjes së grafiteve në qendrën e Bujanocit me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq.

Sipas Hasanit, ky akt nuk është i izoluar.

Ai kujton se vetëm një vit më parë ishte thyer billboard-i i Komandantit të UÇPMB-së, Ridvan Qazimi – Lleshi, ndërsa në dy vitet e fundit janë shtuar ndjeshëm rastet e grafiteve me përmbajtje të ngjashme, përfshirë edhe thirrje direkte si “Vdekje shqiptarëve”.

Reagimi i plotë:

Sot, në qendrën e Bujanocit janë shfaqur të shkruara grafite në alfabetin cirilik, ku 4 C lexohen si shkronja S. Së bashku me kryqin, në vazhdim është hasur i shkruar si grafit emri dhe mbiemri i kriminelit të luftës, të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.

Kujtoj opinionin e gjerë se kjo është vazhdimësi, pasi vitin e kaluar ishte thyer në qendër të Bujanocit billboard-i i Komandantit të UÇPMB-së, Ridvan QAZIMI-LLESHI, dhe vetëm këto dy vitet e fundit janë në shtim e sipër, pasi janë shfaqur edhe me mbishkrimin “Vdekje shqiptarëve”.

Radhazi, në Shtëpinë e Shëndetit në qendër të Bujanocit, si dhe në Preshevë dhe Medvegjë, fare nuk janë ndalur së shkruari grafite e pankarta me mbishkrime ku shprehet gjuha e urrejtjes, provokim, frikësim dhe përcillet mesazh kërcënimi ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Përmes grafiteve me emrin e Ratko Mlladiqit në Bujanoc, paraqitet urrejtje, provokim dhe kërcnim ndaj shqiptarëve

Përmes grafiteve në Bujanoc me emrin e Ratko MLADIQ, paraqitet urrejtje, provokim dhe kërcënim – është për të mbjellë frikë, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim, pastrim etnik dhe diskriminim.

U bëjmë thirrje instancave më të larta të BE-së dhe mekanizmave të OKB-së që të shtojnë prezencën, monitorimin dhe angazhimin, pasi shfaqja e grafiteve sot në qendër të Bujanocit është dëshmi se, përveç pasivizimit përmes pastrimit etnik dhe diskriminimit, kemi edhe diskriminim në të gjitha segmentet e jetës. Kjo krahinë shqiptare, si rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën, tregon se statusi i saj politik nuk është zgjidhur ende.

Gjithashtu, përmes këtij reagimi publik, i bëjmë thirrje Tiranës dhe Prishtinës zyrtare të reagojnë zyrtarisht duke dënuar këto akte, ndërsa Republika e Serbisë, zyrtarisht, do të duhej t’i dënojë këto akte, ku përmes mbishkrimeve shprehet gjuha e urrejtjes, provokimi, frikësimi dhe kërcënimi ndaj shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu