
Nga: Lis Bukuroca, Gjermani
____
Krahasimi i Faton Pecit me kasapin e Ballkanit nuk është një rastësi retorike, por e qëllimshme. Ai nuk synon ta shpërfaqë Pecin si të tillë, por përkundrazi, shërben për të rehabilituar figurën e Millosheviqit dhe për ta paraqitur atë si të padëmshëm, njësoj si Faton Peci.
Në thelb, kemi të bëjmë me një luftë speciale psikologjike: një përpjekje e rrezikshme për të shtrembëruar të vërtetën historike dhe për të banalizuar krimet që i kanë kushtuar Kosovës, Bosnjës dhe Kroacisë qindra mijëra jetë.
Duke barazuar viktimën me xhelatin, synon të zhdukë përgjegjësinë e Millosheviqit dhe të relativizojë dhunën e shtetit serb ndaj popujve të ish-Jugosllavisë.
Ai krahasim synon të ndryshojnë botëkuptimin publik, të mënjanojë kufirin mes fajtorit dhe të pafajshmit, midis agresorit dhe të sulmuarit.
Është detyrë e Gjykatës të mos lejojë që krimet e Millosheviqit të relativizohen nën maskën e një “krahasimi të pafajshëm”.
Sepse aty ku mohohet gjenocidi, dhe shkaktari i tij krahasohen me njeri pa krime, përgaditet përsëritja e masakrave: njeriu normal dehumanizohet dhe masakruesi na përshkruhet si humanist!

Faton Peci



Kur Kleri Musliman Rehabiliton KRIMINELIN SULLTAN, pse mos te Rehabilitohet KRIMINELIN MILLOSHEVIQ?
Zoteri, konteksti ka qen krejt ndryshe, ( mendoj se jeni mjafte i ngriture qe te kuptoni diskutimet), por Ju qellimishte i jepni kahje tjeter, prandaj kontribuni ne propagande hibride. Nuk te ben ndere as lavde.