ARKIVI:
6 Mars 2026

Roli i mjedisit shkollor në formimin e përgjithshëm të nxënësve

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Një mjedis arsimor i rregulluar, i pajisur dhe i strukturuar ka një rëndësi të veçantë në formimin e përgjithshëm intelektual të nxënësve dhe në cilësinë e procesit të të nxënit. Nuk është e tepruar të thuhet se mjedisi i jep formë mendjes, pasi kushtet në të cilat nxënësi mëson ndikojnë drejtpërdrejt në përqendrimin, motivimin dhe suksesin e tij.

Megjithatë, po të shikojmë mjediset e shumicës së shkollave tona, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, vërejmë se ato lënë shumë për të dëshiruar.

Kushtet fizike të shkollës, si pastërtia, ndriçimi, ajrosja dhe mobilimi, luajnë një rol kyç në procesin mësimor. Një klasë e rregullt dhe e pajisur mirë krijon ndjenjë sigurie dhe e ndihmon nxënësin të përqendrohet dhe të marrë pjesë aktive në mësim.

Në të kundërtën, një mjedis i dëmtuar dhe i paorganizuar shkakton lodhje, shpërqendrim dhe pakënaqësi te nxënësit, duke ndikuar negativisht në rezultatet e tyre. Reagimi i nxënësve ndaj një mjedisi klase jo të rregullt shpesh shfaqet në forma negative të sjelljes, si agresiviteti dhe shkatërrimi i pronës shkollore.

Kjo dukuri është mjaft e shpeshtë në shkollat tona. Para disa ditësh, një rast i tillë ndodhi në Sarandë, ku nxënësit e një shkolle thyen karrige dhe banka dhe i hodhën ato nga dritaret. Ky shembull tregon qartë se neglizhenca e mjedisit shkollor ndikon drejtpërdrejt në gjendjen emocionale dhe sjelljen e nxënësve.

Për t’u ndier mirë dhe të qetë në shkollë, nxënësit duhet të kenë kushte të paktën të ngjashme me ato të shtëpisë, nëse jo edhe më të mira.

Shtëpia përfaqëson siguri dhe rehati, ndërsa shkolla duhet të jetë vazhdim i këtij mjedisi pozitiv. Kur kjo nuk ndodh, nxënësit ndihen të pavlerësuar dhe të demotivuar, gjë që ndikon negativisht në procesin e të nxënit.

Në fund, mjedisi shkollor është një faktor vendimtar në formimin intelektual, emocional dhe social të nxënësve. Një shkollë e pastër, e rregulluar dhe e pajisur mirë përmirëson cilësinë e të nxënit dhe ndikon pozitivisht në sjelljen e nxënësve.

Prandaj, investimi në mjedisin shkollor duhet të jetë një prioritet i domosdoshëm për ndërtimin e një arsimi cilësor dhe një shoqërie më të mirë në të ardhmen.

Më 21 Janar 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu