ARKIVI:
7 Mars 2026

Rrreth një ndeje me veteranin e arsimit, historianin, gjeografin Husein Habiboviq dhe për rrëfimet e tij për Masbjeshkën

Shkrime relevante

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Shpërndaj

Novi Pazar, 2023. Me 82 vjeçarin, Husein Habibović,veteran i arsimit, historian-
gjeograf,botues i Librit “Gluhavica kroz vekove” -Glluhavica nepër shekuj-,botuar në vitin 2010,360 faqe. Autori përveç historisë së fshatit, rëndësi të madhe i ka kushtuar origjinës së tij shqiptare. Ku flet për 3 vëllazërit dikur të besimit katolikë, Preka, Kuka dhe Tuta. Vetëm në Tutin, jetojnë mbi 100 familje me mbiemrin Tuta-Tutiči. Familjet e këtyre 3 vëllazërve, jetojnë në shumë vendbanime, në Sanxhak, Malë të Zi,Turqi,një fshat afër Čačak-ut, përveç asimilimit janë sllavizuar në serb ortodoks, nga Preka-Prekiči…
Në foto të fshatit të autorit, Glluhavicë, pranë një vorri të lashtë, jamë unë. Këtu ka shumë varreza, nuk di as kush, a janë Iliro-Dardane,Romake, Bizantine apo Osmame?
Ky fshat në Kohën e osmanëve është quajtur: Demirci Pazar. Në shqip, Tregu i Hekurit. Këtë emër e ka marrë sipas minierës së lashtë të Hekurit, cila është shfrytëzuar nga Duka i Dubrovnikut, cilët ua kanë paguar doganën osmanëve… Pasi është shfrytëzuar, kjo minierë nuk egziton më, krejt pak shenja ende vërehen se ka ekzistuar ndonjëherë…
Në pyetjen time shtruar Husein-it.
– A shihni mundësi për kthimin e shqiptarëve të Sanxhakut në rrënjët e moqme dhe,hapjen e shkollave shqipe në Sanxhak?
– Husein-i:Për me kenë i çartë, me një fjalë, tha:- Sumnjam (Dyshoj)
– Husein-in e falënderoj shumë për mikpritjen e ngrohtë e vëllazërore si dhe,për librin cilin ma ka dhuruar në vitin 2011.Respekt

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu