Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen!
O Hyj, më eja në ndihmë!
O Zot, shpejto të më ndihmosh!
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt!
˗ Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës! Amen! Aleluja!
O Ati im, o Atë i mirë!
Ty Të kushtohem, Ty Të dhurohem.
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, Pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo! AMEN!
Në misterin e parë meditohet fitorja e Atit në Kopshtin e Edenit, kur ˗ pas mëkatit të Adamit dhe të Evës ˗ Ati na e premtoi ardhjen e Shëlbuesit.
Atëherë Zoti Hyj i tha gjarprit: “Pasi e bëre këtë gjë qofsh mallkuar ndër të gjitha bagëtitë dhe kafshët e egra! Do të ecësh përmbi barkun tënd dhe do të hash pluhur në të gjitha ditët e jetës sate! Armiqësi do të vë ndërmjet teje e gruas, ndërmjet farës sate e farës së saj: fara e saj do të ta ndrydhë kokën, kurse ti do t’ia sulmosh thembrën”. (Zan. 3, 14˗15).
(pushim i shkurtër për meditim)
Një “Të Falemi Mari”, dhjetë “Ati Ynë…” dhe një “Lavdi Atit…”.
O Ati im, o Atë i mirë!
Ty Të kushtohem, Ty Të dhurohem.
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, Pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo! AMEN!
Në misterin e dytë meditohet fitorja e Atit në momentin e pëlqimit të Marisë (“Fiat” ˗ “U bëftë”), me rastin e paralajmërimit të lindjes së Jezusit.
Por engjëlli i tha: “Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit!
Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus. Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë. Zoti Hyj do t’ia japë fronin e Davidit, atit të tij. Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s’do të ketë mbarim.” […] Atëherë Maria tha: “Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!”. (Lk. 1, 30˗33. 38).

(pushim i shkurtër për meditim)
Një “Të Falemi Mari”, dhjetë “Ati Ynë…” dhe një “Lavdi Atit…”.
O Ati im, o Atë i mirë!
Ty Të kushtohem, Ty Të dhurohem.
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, Pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo! AMEN!
Në misterin e tretë meditohet fitorja e Atit në Kopshtin e Gjetsemanit, kur krejt pushtetin e vet Ati ia dorëzoi Birit.
“O Atë, nëse do, largoje këtë gotë prej meje! Veçse, le të bëhet, jo vullneti im, por vullneti yt!”
Atëherë iu dëftua një engjëll nga qielli që i dha zemër. Kur e kapën mundimet e vdekjes, lutej më me zemër. Djersa e tij u bë si pika gjaku që binin në tokë. (Lk. 22, 42˗44).
Atëherë u kthye te nxënësit e u tha:
“Flini tashmë e pushoni! Ja, arriti ora, kur Biri i njeriut po u bie në dorë mëkatarëve. Ngrihuni të shkojmë! Ja, po afrohet tradhtari im!”. (Mt. 26, 45˗46).
Jezusi, që e dinte mirë çka kishte për t’i ndodhur, u doli para dhe u tha: “Kë kërkoni?”. “Jezu Nazarenin!” iu përgjigjën ata. “Unë jam.” u tha Jezusi. Me ta ishte Juda që po e tradhtonte. Kur, pra, Jezusi u tha: “Unë jam!”, ata u zmbrapsën dhe ranë përdhe. (Gjn. 18, 4˗6).
(pushim i shkurtër për meditim)
Një “Të Falemi Mari”, dhjetë “Ati Ynë…” dhe një “Lavdi Atit…”.
O Ati im, o Atë i mirë!
Ty Të kushtohem, Ty Të dhurohem.
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, Pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo! AMEN!
Në misterin e katërt meditohet fitorja e Atit në momentin e secilit gjyq të veçantë.
U çua dhe mori rrugën të kthehet tek i ati. Ndërsa ende ishte larg, i ati e pa, u ngashërye, u lëshua me vrap, e përqafoi dhe e puthi. Atëherë i biri i tha: ‘O atë, rashë në mëkat kundër Qiellit e ndaj teje! Nuk jam më i denjë të quhem yt bir… !’. Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: ‘Sillni shpejt petkat më të mirat e vishjani! Vëriani unazën në dorë e sandalet në këmbë! Sillni viçin e majmë e prejeni të hamë e të gëzojmë, sepse ky, im bir, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet!’
E filluan të dëfrehen. (Lk. 15, 20˗24)
(pushim i shkurtër për meditim)
Një “Të Falemi Mari”, dhjetë “Ati Ynë…” dhe një “Lavdi Atit…”.
O Ati im, o Atë i mirë!
Ty Të kushtohem, Ty Të dhurohem.
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, Pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo! AMEN!
Në misterin e pestë meditohet fitorja e Atit në momentin e gjyqit të gjithmbarshëm.
Atëherë pashë një qiell të ri e një tokë të re, sepse qielli i parë dhe toka e parë u zhdukën, as deti nuk është më. Pashë edhe qytetin e shenjtë – Jerusalemin e ri: zbriste nga qielli, prej Hyjit, i stolisur porsi nusja e përgatitur për fatin e vet. Atëherë dëgjova një zë të fortë që vinte nga froni:
»Ja Tenda e Hyjit me njerëz! Hyji do të banojë me njerëz! Ata do të jenë populli i tij, kurse Ati, vetë Hyji, do të jetë me ta [Hyji i tyre]«. Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. As Vdekja më s’do të jetë, as vaj, as ofshamë, as dhimbje më s’do të ketë, [sepse] bota e mëparshme mori fund. (Zb. 21, 1˗4).
(pushim i shkurtër për meditim)
Një “Të Falemi Mari”, dhjetë “Ati Ynë…” dhe një “Lavdi Atit…”.
O Ati im, o Atë i mirë!
Ty Të kushtohem, Ty Të dhurohem.
Engjëlli i Zotit, që je rojtari im, Pasi Hyji, për mëshirë të vet, më ka lënë nën mbrojtjen tënde, ti sot më shndrit, më mbaj, më ruaj e më sundo! AMEN!
Në fund thuhet: Të falemi, Mbretëreshë…, një “Ati Ynë…”, “Të Falemi Mari” dhe “Lavdi Atit…”, në nder të Trinisë së Shenjtë, sipas nijetit të shenjtit Atë Papë dhe për nevojat e Kishës.
Zemra e Krishtit, Zotit tonë!
Bëj që Ty të duam gjithmonë!
Zemra e Zojës, Nënës sonë!
Qofsh Ti shëlbimi ynë!
Nëna e Jeruzalemit të Ri, lutu për ne!
Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne!
Dërgo, o Zot, Apostuj të shenjtë në Kishën Tënde!
O Provani Hyjnore, besoj plotësisht në Ty!

Përgatiti : Nikolin Sh. Lëmezhi


