Sak Muji, Dukaivë – Rugovë, Zvicër
(Sylë Mujaj)
Poezi
Tu rritë ndera, Bajram – Gjergj Kabashi!
Nderime për Portalin DRINI!
Në një kohë ku fjala e ndershme është mall i rrallë,
u botua një fjalë e drejtë, një dritë që flet…
nga pena e Bajram – Gjergj Kabashit,
në faqet e portalit DRINI,
që nuk heshtën, por e ngritën zërin tim me dinjitet kombëtar!
Për çdo fjalë të shkruar,
për çdo rresht që nuk ishte vetëm lajm,
por rrënjë, kujtesë dhe drejtësi,
ju falënderoj me shpirt!
⸻
Bajram – Gjergj Kabashi,
tu rritët ndera, zëri e kujtesa,
ju dhe portali DRINI jeni dritaret që duhet t’i ketë kombi!
Me mirënjohje e nderim të thellë,
Sak Muji
Bir i Dukaivës, bir i burgut, bir i Kombit.
Ju nderuat jo vetëm një jetë të burgosur e ngritur në art, por edhe vetë dinjitetin shqiptar, që për fat të keq sot shpesh bie në duar të gabuar. ![]()

Bajram – Gjergj Kabashi, tu rritët ndera, zëri e kujtesa, ju dhe portali DRINI jeni dritaret që duhet t’i ketë kombi!
Ju falemnderit që më kujtoni e lartësoni për ditëlindjen time.
Me mirënjohje e nderim të thellë, Sak Muji Bir i Dukaivës, bir i burgut, bir i Kombit.



I nderuemi Sak Muji
Asht knaqesi kur lexon qe miku e pershendet mikun!
Edhe une i bashkangjitem pershendetjes tande.
Bajram – Gjergj Kabashi, tu rritët ndera, zëri e kujtesa, ju dhe portali DRINI jeni dritaret që duhet t’i ketë kombi!
Pershenetja asht gjest afrimi nder njerez, ndaj duhet respektuar dhe pranuar ne menyren me te mire.
IMH
E-MAIL – ekspertimh@hotmail.com