ARKIVI:
6 Mars 2026

Serrik Liqenji nga Vlora ne Muzeun Shtëpiak ka një fre kali të vitit 1491!

Shkrime relevante

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Kur ideologjia fetare bëhet filtër i arsyes

Basri Beka, Prishtinë Debati me mikun tonë X është një shembull klasik...

Kur pushteti gabon dhe opozita dështon: Kosova peng i ambicieve politike

Luan Dibrani, Gjermani Në politikën e Kosovës po përsëritet një gabim i...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Serrik Liqenj, tash është 88 vjeçarë. Edhe pse në moshë të shtyer ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe është në gjendje të rrëfejë për të kaluarën, jetën, që nga fëmijëria e deri në ditët të sotme. Ai ka lindur në vitin 1934, në fshatin Gurrmujas të rrethit të Korçës. Edhe pse ishte 6 vjeçarë,thotë se mbanë mend kohën e Mbretit Zog, dhe fjalët e gjyshit të tij i cili iu kishte thënë se: “Mbreti Zog, ka hipur vlerën e letrës (lekut) sa për ta mbledhur arin nga popullata dhe ka për të ikkur”. Kjo që tha gjyshi , thotë, doli e vërtetë, sepse me rastin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, Zogu iku bashkë me arin nëpërmjet Greqisë dhe la vendin pa asnjë fije rrezistence.

Tetëdhjetëetetëvjeçari, gjatë kohës së tij ka ushtruar tre profesione. Ai ishte mjeshtër i gurit dhe si murator, në vitet ’57-’64, kishte ndërtuar shumë kulla guri në Shqipërinë e Jugut. Pos këtij zanati, në periudhën e kolektivizimit të vendit kishte ushtruar profesionin e samarxhiut dhe të nallbanit. Pas rënies së sistemit totalitar, serish ishte marrë me ndërtim. Por kësaj radhe e kishte lënë fshatin e tij malor për të zbritur në Vlorë, ku për tetë vite me radhë, duke mbledhur gurë gjithandej nëpër zona të Vlorës, ka ndërtuar një kullë guri, si më i miri akitekt, i ndihmuar nga bashkëshortja tash e ndjerë. Kulla e tij ka pamje lashtësie, dhe e stilizuar me gjithfarë punimesh prej guri. E veçanta e kësaj kulle është se në të gjendet një muze me gjësende të periudhave të ndyshme, të cilat Serriku i ka grumbulluar në mjedise të ndyshme të Shqipërisë.

Në hyrje të shtëpisë, bie në sy një kukull e veshur me kostum kombëtar të krahinës së Oparit, e vitit 1935, e cila pos që është e punuar mirë, ajo është e ruajtur mirë. Me këtë veshje kombëtare martoheshin vajzat e asaj ane thotë plaku 88 vjeçarë. Në këtë muze tejet të pasur, gjendet edhe një fre kali i periudhës së vitit 1491. Freni pos që është i punuar mirë, ai, është edhe në gjendje të mirë, i periudhës 23 vjetë pas vdekjes së Skënderbeut. Këtë muze plaku Serrik e ka bërë nga dëshira që ka pasur për artin, pa e ndihmuar askush.

Madje edhe autoritetet e kulturës së Vlorës, ku ka trokitur disa herë, nuk e kanë ndihmuar, madje edhe nuk kanë treguar interesim për këtë muze!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu