ARKIVI:
7 Mars 2026

Shënime historike për Banjsken e Zveçanit

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Banjskë e Zveçanit, më 12 shtator 2025 🇽🇰 Banjska, vendbanim i njohur në komunën e Zveçanit të Kosovës, vendbanim i vjetër dhe antik. Shtrihet në bregun e majtë të Ibrit, 10-12 km në veriperëndim të Mitrovicës. Ky vendbanim dikur ishte qendër ekonomike e kulturore e kësaj treve, e sidomos për fshatrat përreth që gravitonin rreth saj. Deri në vitin 1912 në Banjskë ka jetuar vetëm popullata shqiptare. Kështu në vitin 1903 kishte 73 shtëpi shqiptare. Prej vitit 1912 dhe deri në vitin 1923 popullsia shqiptare e Banjskës filloi të emigrojë në Turqi. Kështu vetëm në vitin 1923, e braktisën Banjskën 54 shtëpi shqiptare. Shumica e popullsisë të dalur prej Banjskës u vendosën në qytezën Evrengjik të Turqisë.

Deri në vitet 1944-45 në Banjskë kanë jetuar 17 shtëpi shqiptare, të cilat po në atë vit u shpërngulën dhe u vendosën në Mitrovicë. Tërë kjo ishte si pasojë e shtypjeve nga qarqet e hegjemonistëve serbomëdhenjë. Çetniko-komunistet e luginës së Ibrit, në periudhën 1941 deri më 1953 ndërmorën aksione spastruese, ku masakronin shqiptarë. Nga ky vendbanim janë larguar 121 familje me 1.084 anëtarë. Dëshmi për këtë, përveç tjerash, janë edhe varrezat dhe mbishkrimet në te, që një prej tyre daton nga vitit 1492. Pas vitit 1912 këtu filloi të vendosët popullata serbe.

Ajo nuk e blente tokën e banorëve që shpërnguleshin, por u vendosën në te pa kurrfarë kompenzimi. Kohë më parë, në periudha të ndryshme, Banjska ishte qytezë, kishte një kishë shqiptare-katolike, xhami, medrese, hane, shkollë shqipe, kala të vjetër, lulëzonin tregtia e turizmi, burim të ujit mineral me përbërje të hekurit e me veti shëruese për shumë sëmundje, etj…

  • Burimi: Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës – Mitrovica, Zveçani, Leposaviçi dhe Zubin Potoku, Prishtinë, 2003

Më 24 shtator 2023, në Banjskë, nga grupe kriminale dhe të armatosura serbe u vra heroi, polici, Rreshter Afrim Bunjaku (1973-2023) në krye të detyrës dhe në mbrojtje të shtetit të Kosovës, Zoti e mëshiroftë! ✍️

Shtëpi të Banjskes sot…

E përgatiti: Kastriot Behrami

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu