
Nga Enver Ferati
___
Pas sulmeve të grupeve terrorriste ndaj policisë së Kosovës, më 24.09. 2023 në Banjskë, shumë qytetarë të Kosovës, nuk kanë shumë të dhëna dhe njohuri sidomos rinia, për këtë lokalitet në të cilën gjindet Manastiri dhe Banja (Lixha) me ujë shërues termal, me temperaturë max. +58 C. dhe minimale +28 grad C.
Banjska është lokalitet i vogël në një luginë që bënë pjesë në Komunën e Zveçanit, dhe gjindet 15 km në veriperëndim të Mitrovicës, në anën e majtë lumit Ibër dhe rrugës magjistrale Mitrovicë-Leposaviq në një lartësi mbidetare 540 m. rrënzë maleve të Rogoznës.
Popullësia e saj ka qenë prej 80 banorëve në vitin 1948 deri në 350 në vitet 1981-2011.
Në Manastir gjindet kisha me konakun (bujtinën) për nevojat e pelegrinëve fetar.
Gjatë viteve 1970-1990 Banja si vend shërues ka fungcionue në (pjesë) kuadër të KXMK “Trepça” dhe e kanë shfytëzue për kurime ndaj smundjeve reumatike etj. prindët dhe familjarët tonë, qytetarët e Mitrovicës me rrethinë dhe punëtorët e “Trepçës” minatorët, floterët, metalurgët etj. ka pasë (stacionarin) bujtinën, restaurantin, bazenin, kadatë në kuadër të banjës !

Vetë lokaliteti nuk ka (pasë) shumë banorë por për shkak të vetive shëruese të ujit termal është bë i njohur dhe i dobishëm për Mitrovicë dhe rrethinë sidomos për shërime reumatike.
Normalisht se Banja si pjesë e ish KXMK “Trepça” është (aset) pasuri e Kosovës, me të cilën duhet të menaxhohet nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit (njejtë si psh. Ski Qendra Brezovica).
Përmes lokalitetitetit rrjedhë një lumë i vogël i (Lumi i Banjës), që buron rrënzë malit Rogozna dhe derdhet në lumin Ibër si degë e tij në anën e majtë të Ibrit.
Prej Lokalitetit Banjskë ka një rrugë alternative malore (pa asfaltuar) që kalon në 2-3 fshatra të pabanuara dhe lidhet me Novi Pazar Sërbi, por llogaritet kalim ilegal i kufirit. (Fshatrat Rajetiqi Novi Pazar – Izvor Zveçan)

Me gjasë terroristët e kanë shfrytëzue këtë rrugë për kalim, bartjen e armatimit dhe veturave në mënyrë ilegale ditën dhe natën ! “
E , pra ne jemi të zotet e veriu të Kosoves.


