Përplasje (me analistet)
ANALISTET TANË KUJDESTAR I SË KEQES
Diskursi intelektual (?!) i disa analistëve, moderatorëve por edhe disa gazetarëve televiziv për të fyer, leqitë, për ti ndarë qytetarët në të mirë dhe të këqij, pastaj, për ti ofenduar më lloj-lloj nofkash…, arrin kulmin e papërgjegjësisë së tyre nëpër televizionet e Kosovës por edhe në ato të Shqipërisë.
Së bashku me këta, edhe disa këshilltarë ( të ish kryeministrave), ministrave, dhe të ish punëtorëve të ambasadave tona që u ka skaduar afati, tani të revoltuar që s´mbeten ambasador të përjetshëm, Kosova po iu duket vend për gjueti shtrigash. Ata jo që po tregohen nën çdo nivel etik dhe njerëzor por ata mendojnë se vetëm sipas modelit të tyre duhet dizajnuar fati i Kosovës. Ata nuk flasin për kulturën, edukimin e rinisë, por për veprime ndjellakeqe që duhet ndodhur sipas tyre. Thonë së nuk janë anëtarë partish e, flasin, mallkojnë si militantë partiak duke u bërë zëdhënës të së keqes.
Luftën kundër krimit dhe korrupsionit mund ta bëjë gazetaria hulumtuese, por jo ta gjykoj. Gazetari (hulumtues) nuk duhet të jetë gazetar–analist revanshist i ndërsyer nga parti politike. Puna e gjykimit është përgjegjësi e institucioneve të shtetit e jo e analistit. Kështu, duke e luajtur rolin e gjykatës analizat e tyre po u dalin qesharake më plot sharje, fyerje, ku vëllavrasjen e kanë moto të tyre. E këtu, as e ashtuquajtura AGK-ja (Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës), asnjëherë nuk u shqetësuar për sulmet e analistëve ndaj qytetarëve që në asnjë mënyrë nuk janë fajtor për atë që ndodhin mes analistëve dhe politikanëve.
I.
Si mund të rri indiferent, të heshtë më aq komoditët AGK-ja kur një gazetarë, analist(?!) si Valon Syla, mërgatën shqiptare, që nuk është e paktë por afër gjysmë milioni, e ofendon skajshëm si “Gërnaqa – Koritë qeni”!
Më siguri moderatorët, analistet, gazetarët e dinë çdo të thotë “gërrnaq”, por nuk reagojnë. AGK nuk ka reagua asnjëherë edhe pse nuk besoj së nuk e dinë çfarë kuptimi ka ajo fjalë.
Për ata që nuk e dinë:
Fjala “gërnaq”, në disa të folme lokale të Kosovës dhe Shqipërisë së Veriut, e ngjashme me format si gërnaqe, gërnaqi, gërnaça, përdoret edhe me kuptim shumë ofendues:
“Gërnaq” = enë ku u jepet për të ngrënë qenve ose kafshëve, pra koriça (korita) e qenve.
Edhe pse fjala “gërnaq” ka dy kuptime të ndryshme, sipas kontekstit e krahinës:
– (Për send) – enë (koriçë) ku ha qeni ose kafsha.
– (Për njeriu) – njeri i vrenjtur dhe i pagdhendur.
Kjo shumëkuptimësi është tipike për fjalët popullore që kanë kaluar brez pas brezi në zona të ndryshme, dhe shokët e Valon Sylës, këtij humori të zi i qeshen më plot shëmtie.
Befasisht në T7-presing, analistat si Dukagjin Gorani, Ilir Mirena, Burim Ramadani, Parim Olluri, Baton Haxhiu, Leonard Kerquki e tjerë, asnjëherë nuk reaguan, nuk i thanë kolegut se s´duhet përdorë kjo fjalë fyese.
Së paku për hatër të mërgatës. Për hatër të pesëqind mijë mërgimtarëve.

Në ketë fyerje kaq të rëndë që i bëhet mërgimtarëve nuk reaguan as moderatorët Ermal Pandurit, Kushtrim Sadiku… e as analistet si; Lirim Mehmetaj, Visar Ymeri, Dardan Gashi, Sadri Ramabaja, Asrit Gashi, Arton Demhasaj, Milaim Zeka, Ymer Mushkolaj e tjerë.
II.
Rasti i dytë, një analist i vetëdijshëm, i quajtur Halil Matoshi, pa fije kuptimi thotë se mërgatës jashtë vendit(?!) duhet ndaluar votimin. E, asnjë nga koleget e tij nuk flasin. I shtinë veshët n´lesh, mbesin duke u zgërdhi…
Ma merr mendja se moderatorët dhe analistët e dinë se ketë të drejtë nuk e shfrytëzojnë vetëm mërgata e Kosovës. Sepse e drejta e votës nga mërgata ekziston në shumë vende të botës.
Ja, çfarë thonë të dhënat:
Sipas raportit të IDEA, 125 vende të botës i lejojnë qytetarët që janë jashtë (diaspora) të votojnë në një formë apo formë tjetër të marrin pjesë në zgjedhje mërgatën. Metodat e votimit për diaspora janë të ndryshme në vende të ndryshme: votim në ambasada, postë, përfaqësues e vende tjera.
Një studim tjetër thotë disa vende kanë krijuar institucione ose mënyra që diaspora të ketë përfaqësim legjislativ (p.sh. “ulëse jashtë” në parlament).
Disa shembuj vendesh ku diaspora ka të drejtë vote: Francë, Itali, Portugali, Rumania — janë vende evropiane ku qytetarët që jetojnë jashtë mund të votojnë për zgjedhje kombëtare. Pastaj, Algjeri, Kolumbi, Ekuador, Panama.
Japonia më një traditë institucionale, qytetarët japonezë jashtë vendit mund të votojnë për Dietën (parlamenti), nëpërmjet postës ose në misionet diplomatike. Lituania ka krijuar një “konstituencë botërore” (world constituency) për emigrantët në parlamentin e saj.
Në Kanada, qytetarët kanadezë që jetojnë jashtë mund të votojnë, dhe ndryshimet ligjore i kanë hequr disa nga kufizimet më herët.
Kurse Halil Matoshi, më aq zhurmë thotë se shqiptarëve të Kosovës ua kisha ndaluar automatikisht të votojnë jashtë Kosove (?!) E moderatori, analistët, e as AGK-ja (Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës) nuk reagojnë, heshtin, i qeshen idesë “gjeniale” të Halil Matoshit dhe fyerjeve të Valon Sylës.



