Shoqata “Trojet e Arbrit” në Prizren më 12 Qershor 2022 mban sesionin e V-të shkencor për Mustafa Merlika Kruja

Shkrime relevante

Kohë maskarenjsh…, apo kur morali shoqëror struket në vrima?!

Afrim Caka, Gjakovë ____ ERDHI KOHA E MASKARENJEVE, MORALI SHOQERISE STRUKET VRIMASH Ku ka...

Mark Gjonaj kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe jep dorëheqje nga Këshilli Koordinues i Diasporës

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe i Asamblesë së...

Reagim i intelektualëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Mërgata Shqiptare në botë për dhunën policore ndaj të rinjve e të miturve në Shqipëri

RRJETI I INTELEKTUALËVE MBARËSHQIPTARË, me seli në Tiranë, Shqipëri DHE MËRGATA SHQIPTARE NË...

Malli midis birit dhe nënës kapërcen dhe vdekjen, analizë poezisë së Sinan Vakas, “Letër nënës pas vdekjes”

Nga Kujtim Mateli Malli midis birit dhe nënës kapërcen dhe vdekjen Poezia “Letër...

Shpërndaj

Kosova i ka borxh Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja

Mustafa Merlika Kruja është njëri ndër personalitetet më të mëdha të kombit shqiptar. Kishte vetëm 25 vjet kur mori pjesë në Pavarësinë e Shqipërisë më, 28 Nëntor 1912 dhe ishte delegati më i ri.Ai gjatë gjithë jetës së ti u shqua jo vetëm në jetën politike por edhe në atë shkencore,kulturore dhe organizative.Mustafa Merlika Kruja njihet si Kryeministri i Shqipërisë Etnike që bashkoi Kosovën, dhe pjesët  e tjera te shqiptarisë me Shqipërinë. Ai së bashku me Kapidan Dr.Mark Gjon Markun dhe profesor Ernest Koliqin e Xhevat Korçën sollën dritën e dijes dhe diturisë në Kosovë duke larguar nxënësit shqiptar nga shkronjatë qirilicë dhe duke i zevënsuar me alfabetin e gjuhës shqipe që solli rrezët e para të diturisë.Kosova i ka borxh moral atdhetarit dhe kryeministrit të parë të Shqipërisë Etnike.Shoqata “Trojet e Arbrit“ e ka marrë mision kombëtar që të gjitha figurat tona atdhetare që u nëpërkëmben nga politika pansllaviste në Shqipëri dhe Kosovë ti vendos në dritën e diellit ku me fakte shkencore të ndriçohet historia jonë shqiptare.Kështu më 12 Qershor 2022 në ora 10:30 do ta mbajmë sesionin e veçantë shkencor me temën :“Personaliteti shumëplanesh i Mustafa Merlika Krujes dhe ndihmesa e ti Themelore në jetën Kulturore e politike të kombit shqiptar me rastin e 135-vjetorit të lindjes (1887 – 2022) “.

Ju mirëpret Kryesia e Shoqatës “Trojet e Arbrit“!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu