Nga Shqipe Bytyçi
Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, nën drejtimin e Dr. Ruzhdi Sefës, një intelektual i guximshëm dhe i palëkundur, aktivist i orëve të para të demokracisë në Kosovë, më 6 nëntor 2025 ka vendosur të ndanë Çmimin “Guximi Intelektual” 2024 për gazetarin dhe publicistin Bajram Kabashi. Ky çmim vlerëson individë qe tregojnë guxim intelektual, mbrojnë identitetin dhe kulturën shqiptare dhe angazhohen me integritet për vlerat morale, pa u ndikuar nga presionet ose rrethanat e vështira.
Çmimi, më parë është ndarë për figura të njohura të intelektualizmit shqiptar. Për shembull, historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi, si dhe aktivistes Dr. Luljeta Pula-Beqiri, u eshte njohur guximi, integriteti dhe kontributi i tyre në shoqëri.
Bajram Kabashi është një gazetar dhe publicist me nje përvojë të pasur në median shqiptare dhe në mergatë. Ai ka dokumentuar periudha të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë shqiptare: nga regjimi serb, përndjekjet politike të shqiptarëve, fillimet e demokracisë, lufta dhe shoqëria kosovare e pasluftës. Po ashtu, ka trajtuar përvojat e shqiptarëve në mërgate dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe kulturës kombëtare. Përveç kësaj, Kabashi ka botuar 8 libra, që përfshijnë studime, rrëfime nga mërgata dhe reflektime mbi çështjet kulturore dhe shoqërore, duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm dhe të shumëfishtë në gazetari dhe publicistikë.
Kabashi ka kontribuar në revistën kulturore “Drini”, ku ka trajtuar çështje të identitetit dhe kulturës shqiptare, ka luftuar kundër ekstremizmit dhe ka promovuar një vizion të hapur dhe tolerant të shoqërisë. Artikujt dhe shkrimet e tij janë dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për të mbrojtur vlerat kombëtare dhe për të nxitur ndërgjegjësimin qytetar. Ai njihet gjithashtu për rolin e guximshëm në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të medias së pavarur.
Dallimi i këtij çmimi qëndron tek mesazhi që jep, ndarja e tij per një intelektual nga mërgata tregon se integriteti, guximi dhe përkushtimi për kulturën dhe identitetin nuk njohin kufij gjeografikë. Shoqata “Jakova” më herët kishte dhënë po të njëjtin çmim për Prof. Nezir Kraki poashtu nga mergata, dhe me këtë akt ajo jep një shembull të mirë. Edhe kur veprat dhe mendimi zhvillohen jashtë vendit, ato mund dhe duhet të vlerësohen dhe te motivojnë. Organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare gjithashtu do duhej të ndjekin këtë shembull, duke njohur arritjet e trurit dhe mendimit jashtë vendit dhe duke krijuar kështu lidhje të forta mes intelektualëve në atdhe dhe në mërgatë.
Ky çmim është një konfirmim i rëndësishëm se çdo veprim i mirefilltë dhe i ndërgjegjshëm intelektual meriton vlerësim dhe njohje, dhe se mergata kompakte dhe e organizuar ka po aq rëndësi për kulturën dhe identitetin sa komunitetet vendore.







E nderuara Shqipe Bytyqi!
Më vjen fort mirë që edhe nga Zvicra arrijnë shrkime dhe URIME për z. Bajram Kabashi – Kryeredaktorin e Revistës DRINI, me seli në Norvegji.
Juve ju lumtë mendja dhe ju lumtë dora.
*
Né lexuesit dhe komentuesit, Bajram Kabashin e kemi si një kavanoz të mbushur me mjalt. Sa më thellë që e fusim lugën në kavanoz, aq më i ëmbël na duket mjalti. I jemi shumë falënderues.
*
Urime z. Bajram Kabashi!
Me respekt te¨veçant’
imh
Urime të përzemërta zoti Kabashi !