Shqiptar Shaljani, Mitrovicë
(Ahmet Musa)
Sot, bashkë me një grup atdhetarësh të përkushtuar, vizituam Kryeqendrën e Dardanisë – Ulpianën antike, e më pas kaluam nëpër muret e historisë në kalanë e Artanës, dëshmitare të lavdisë së një qytetërimi mijëravjeçar.

Ky shtegtim nuk ishte vetëm një udhëtim fizik, por një udhëtim shpirtëror, një kthim i ndërgjegjshëm drejt rrënjëve tona iliro-arbërore. E bëmë këtë në të njëjtën ditë kur, nën mbikëqyrjen e rreptë të policisë së Kosovës, serbët po shkonin në Gazimestan për të festuar mitin e rremë të Vidovdanit – një trillim i propagandës historike dhe shoviniste.

Ndërsa ata tentojnë të ruajnë një identitet të shpikur mbi gënjeshtra, ne ecim mbi gjurmë të gjalla, mbi themelet e vërteta të qytetërimit që i dha dritë Evropës. Ky shtegtim është përgjigjja jonë ndaj shovinizmit sllav, por edhe ndaj shovinizmit islamik që, i koordinuar në heshtje, përpiqet të zhdukë çdo gjurmë të trashëgimisë sonë shpirtërore dhe kulturore pellazgo-ilire.
Por kot e kanë!

Dielli i trashëgimisë sonë pellazge e arbërore nuk mbulohet as me shoshën e arushaxhinjve sllavë, as me shamitë e zeza të beduinëve pa rrënjë!
Ne jemi bijtë e Arbrit, ne jemi shqiptarët që i dalim zot vendit dhe kuvendit, gjuhës, zakoneve dhe riteve tona autoktone. Ne nuk jemi të ardhur, por të qëndruar!
Jemi në të drejtën tonë, në tokën e të parëve tanë, në udhën e Zotit dhe të Kombit!



