ARKIVI:
7 Mars 2026

Shtet laik apo shtet islamik…?

Shkrime relevante

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Shpërndaj

Xhevat Gjini, Viti
___
Republika e Kosovës, si të gjitha vendet e përparuara demokratike, është laike… Kjo fushë është e rregulluar edhe me kushtetutë dhe me ligje të Republikës.
Por, gjendja faktike është në shpërputhje, në kundërshtim me kushtetutën dhe me ligjet e Republikës!! Shoqërisë dhe Republikës sonë shqiptare e laike po i jepet një fytyrë religjioze, kryesisht turko – arabe! Me minaret që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, me thirrjen e “ezanit” kohë e pa kohë dhe me altoparlantë të fuqishëm (në gjuhën arabe!), me imponimin e religjionit dhe të praktikave religjioze në partitë politike, në shkolla, universitete dhe institucione shtetërore e publike, Republika shqiptare laike e Kosovës po bëhet Republikë religjioze, kryesisht turko – arabe.
Prezente dhe mjaft aktive është edhe kisha ortodokse (serbe), e cila po u shërben nacionalizmit dhe shovinizmit serb, Serbisë dhe projekteve antishqiptare…
Në Republikën tonë shqiptare laike po hapen edhe “dyqane islame” të karakterit thellësisht religjioz dhe me “porosi” antishqiptare!! Ku është shteti laik?!! Ku janë komunat tona laike?!! Ç’kuptim kanë “dyqanet islame”, “dyqanet ortodokse”, “dyqanet katolike”, etj. në shekullin XXI?!! I kujt është projekti për kthimin e shoqërisë shqiptare në mesjetën obskurantiste?! A duhet dikush ta mbrojë dhe përfaqësoj identitetin kulturor, gjuhësor e kombëtar shqiptar dhe laicitetin e shoqërisë shqiptare dhe të Republikës? Koha që religjionet të kthehen në faltoret e tyre, në kisha e xhamia, të dëbohen nga jeta dhe hapësira publike!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu