ARKIVI:
7 Mars 2026

Shtetet shqiptare dhe dobësia e tyre

Shkrime relevante

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Shpërndaj

SHTETET SHQIPTARE DHE DOBËSIA E TYRE PËRBALL FIGURAVE KOMBËTARE
___
Shqiptarët, megjithëse një ndër popujt më të lashtë të Evropës, nuk kanë arritur të ndërtojnë shtete të forta që ta ruajnë dhe ta nderojnë siç duhet trashëgiminë e tyre kombëtare. Historia jonë është e mbushur me figura të mëdha – nga Ilirët te Gjergj Kastrioti, nga Pjetër Bogdani te Adem Jashari e Shën Nënë Tereza – por fatkeqësisht, shtetet shqiptare të formuara në shekujt e fundit nuk kanë treguar vizion dhe vendosmëri për t’i mbrojtur këto figura nga fyerjet, përçudnimet apo harrimi.
Dobësia e shteteve shqiptare shfaqet në disa drejtime:
Mungesa e unitetit politik dhe kulturor. Shqipëria dhe Kosova shpeshherë kanë vepruar të ndara, secila duke e parë trashëgiminë kombëtare me sy interesash të ngushta politike, e jo me vizion gjithëkombëtar.
Nevoja për legjitimitet nga jashtë. Shumë qeveri shqiptare kanë preferuar të heshtin para padrejtësive, duke u përkulur para interesave të fuqive të huaja. Kjo heshtje shpesh ka lejuar që fqinjët tanë – serbët (shkijet), grekët apo turqit – të përdhosin figurat tona kombëtare dhe historinë tonë, t’i shtrembërojnë ato sipas interesit të tyre. E sot na dolen edhe Polakët (që paraqiten si popull i urtë)
Ndarjet fetare dhe ideologjike. Një nga plagët më të mëdha është fakti që vetë shqiptarët e islamizuar shpesh janë përdorur nga Perandoria Osmane si mjet për ta zbehur kujtesën kombëtare. Kjo ndarje e brendshme vazhdon edhe sot, kur disa shqiptarë shohin me indiferencë, madje edhe me mosbesim, figurat tona historike që nuk i përkasin “kampit” të tyre fetar.
Kështu, në vend që Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Qemali, Pjeter Bogdani apo Hasan Prishtina të shihen si simbol i bashkimit, shpesh përdoren për ndarje. Kjo është një pasojë direkte e dobësisë së shteteve tona, të cilat nuk kanë ngritur një sistem arsimor, kulturor e politik që ta ruajë me dinjitet trashëgiminë kombëtare.
Nëse nuk ndërtojmë institucione të forta, të pavarura nga ndikimet e huaja dhe të afta për ta edukuar kombin mbi historinë e vet, atëherë figurat tona, historia jonë do të mbeten vazhdimisht të cenueshme. Dhe kjo është humbja më e madhe që mund t’i ndodhë një kombi: të mos dijë t’i mbrojë e t’i nderojë bijtë e vet.
Një nga tragjeditë më të mëdha të shqiptarëve është fakti se, ndonëse kemi shtete të formuara – Shqipërinë dhe Kosovën – ato nuk kanë arritur të krijojnë forcën e duhur për të mbrojtur e për të nderuar figurat tona kombëtare. Kemi flamur, kemi himn, kemi institucione, por shpesh duket sikur mungon shpirti i shtetit. Dhe aty ku mungon shteti, të tjerët gjejnë hapësirë për të fyer, përçudnuar e përbaltur historinë tonë.
Turqit vazhdojnë të na paraqesin si “bij të sulltanit”, duke mohuar sakrificën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Serbët (shkijet) na shpallin si popull pa histori, duke përvetësuar çdo figurë e çdo trashëgimi që mund të na forconte identitetin. Por tragjedia nuk mbaron këtu: shpesh vetë shqiptarët, të ndarë në fe, ideologji e interesa të ngushta, bëhen armik i kujtesës sonë kombëtare. Një pjesë e shqiptarëve të islamizuar madje ulen kokën para historisë osmane, në raste i duartrokiten masakrave dhe gjenocidit ottoman ndaj shqiptarëve duke harruar se ajo perandori nuk solli zhvillim, por nënshtrim dhe shuarje të vetëdijes kombëtare.
Në vend që shtetet shqiptare të jenë mburojë, ato shpesh janë heshtje. Heshtin kur figurat tona fyhen, heshtin kur monumentet tona rrezikohen, heshtin kur fqinjët i përvetësojnë. Mungesa e një politike kombëtare për kujtesën historike është një lloj tradhtie e heshtur. Arsimi ynë nuk prodhon krenari, diplomacia jonë nuk mbron dinjitet, qeveritë tona nuk ndërtojnë vizion.
Kjo dobësi e shteteve shqiptare është plagë që e kemi trashëguar nga copëtimet, por është edhe pasojë e korrupsionit dhe servilizmit ndaj pushtuësve tanë. Derisa të kemi shtete që mendojnë kombëtarisht, figurat tona do të mbeten të pambrojtura, të përdhosura nga fqinjët, madje edhe të nënçmuara nga vetë ne.
Dhe pyetja që mbetet është kjo: çfarë vlere ka një shtet, nëse ai nuk është në gjendje të ruajë e të nderojë kujtesën dhe figurat e kombit që e ka krijuar?

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu