Gjergj – Bajram Kabashi
____
Disa pyetje dhe mendime që i duhen Naim Tërnavës dhe pasuesve të tij:
1. A më mirë është të digjet një Kuran apo një Bibël, se sa një popull, kultura dhe historia e tij?
2. Ti që nga fillimi jeton si parazitë, duke qenë njeri i pasur i një populli apo besimtarrëve të varfër. Si është e mundur e prej nga e si u pasurove ti?
3. Të gjitha xhamitë pothuaj meremetohen dhe ndërtohen prej të huajve, kryesisht Turqisë neoosmane, për interesat e saj gjeostrategjike për shtimin e numrit të islamistëve-turkomëdhenjve… por Ti, jo vetëm që nuk i ke kundershtuar kurrë, por i ke përmbajtur.
4. Ti je i afërt me Ali Eshbarin e Diyanetit të Turqisë, organizatës për përhapjen së Islamit në botë, “sidomos në viset e Perandorisë Osmane”. Ti dmth., pajtohesh me te.

5. Ti si njeri kryesor i BIK-ut, nuk ke reaguar kur Ali Eshbar në Tiranë tha hapur me rastin e përurimit të Xhamisë së Namazgjasë (pas meremetimit), se janë të bekuar “ushtarët osmanë që e sollën Islamin në këto hapësira”. Që do të thotë se ai e mohoi tërësisht qëndresën gjergjkastriotase ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane. Asnjë fjalë prej teje ndaj tij, Naim Tërnava.
6. Përkundrazi, Ti së bashku me Ali Eshbarin para disa vitesh e mbikqyrët ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë, që ndërtohet me paratë e taksapaguesve të shtetit të Turqisë.

Naim Tërnava si pjesëmarrës në varrimin e nënës së Erdoganit para disa vitesh
7. Ti je mjaft i afër me Rexhep Taip Erdoganin…, andaj të pyes publikish se prej nga ajo Afri e Besim i tij ndaj teje?
8. Ti nuk ke reaguar kurrë në propagandat (edhe përmes xhamive), për t’ia ndryshuar natyrën kombit.
9. Ti nuk ke reaguar qysh duhet, përkundrazi organizata në krye të së cilës qëndron i ka përkrahur “të rinjt myslimanë” që të përziheshin si xhihadistë në luftën civile të Sirisë jo shumë moti, duke theksuar në qarkoren tuaj që u lexua në të gjitha xhamitë, pos tjerash, “se ajo tokë është shumë e rëndësishme për Allahun”?!
10. Ai “Allah” që ty e disa imamëve u ka krijuar një jetë të pa brenga sociale, për dallim prej të tjerëve.


Olsi Jazexhi pranë përmedores serbe të së ashtuquajtures “beteja serbe” e Fushë-Kosovës, në Gazimestan afër Prishtinës. Thirrjes së betimit serbomadh “për me ardh në luftën e Kosovës” i bashkëngjitet edhe neoosmani i njohur me tre gishtërinjt e krenarisë serbomadhe.
11. Ti nuk don me e kuptue se xhamizimi-islamizimi i kombit është i palejueshëm,
12. Ti me BIK-un tënd dhe bikërit e “arnautllukut” po e luani rolin e viktimave, përderisa po e shuani dhe shembni kulturën kombëtare për interesat antishqiptare.
13. Ringjallja juaj islamike – neoosmane, na i kujton “vuajtjet e serbëve” përpara luftës, kur si të instrumentalizuar nga regjimi i Slobodan Milosheviqit ia shtinin vetës edhe shishen aty ku nuk duhet, dhe paraqiteshin si viktima.
Si viktima – për të na shkatërruar dhe zhdukur si komb…!

A më mirë të digjet një libër i Kuranit, Biblës, Talmudit…, apo të asimilohet me islam një popull në vendin e vet…?! Pamje nga kallja e Kuranit në Suedi.

13. Akuzat tuaja ndaj lëvizjeve për rikthim janë absolutisht të pa baza, se kryengritja e tyre është kulturore-atdhetare, pasi nuk duan të bijnë viktima të akuzave për Islamofobi nga ana e Shqiptarofobëve, përderisa na shkatërrohet kombi, kultura dhe historia e tij.
14. Të fshehur në këndin Tuaj, ju po kujtoni se Arbnorët janë fëmijë që ende nuk janë rritë sa duhet, andaj ende jeni duke menduar se nuk janë aq të arsimuar dhe të ngritur kulturalisht.
15. Ta them hapur Ty dhe të tjerëve, se: Arbnorët (Shqiptarët) në mbarë Gadishullin Ilirik dhe botë, janë sy e vesh dhe shprehin pakënaqësi e mospranim me mësymjen tuaj për të na shkatërruar me Islam për interesat e huaja antishqiptare.

Irakieni Salwan Momika nga Suedia, duke e kallë Kuranin…Më vonë u vra prej një islamisti…!
____
16. Kryengritja e Arbnorëve është kryengritje kulturore, e nuk ka të bëjë aspak me “katolikët” të cilët qarqet islamike i kishin pas ngujuar në një këndë të palejueshëm për një familje dhe komb dinjitoz-të qytetëruar. Thjeshtë, njerëzit nuk duan që t’i përkasin “as me letra” religjionit ku mohohen figurat kombëtare-kulturore dhe historia e kombit.
17. Ti nuk po reagon as kur “imamët e tu” ua japin publikisht policëve të caktuar librin për ligjet islamike të Sheriatit…, duke mos dashur të mendosh fare për nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës?!

18. BIK-u as bikërit e “arnautllukut” nuk kanë reaguar me asnjë fjalë të vetme kur islamikët e vrasin Irakienin që e kallte Kuranin në Suedi.
19. BIK-u e as “bikërit e tjerë të arnautllukut”, nuk reaguan kurrë ndaj masakrave në Iran tash , ku deri në këto momente u vranë mbi 80 mijë veta nga regjimi teokratik atje dhe u plagosen mbi 400 mijë vet.

Lavdim Muhaxheri e Ridvan Aqifi nga “Rinia Muslimane” e Kosovës, që vdiqën në Siri “duke e mbrojtë “Tokën e Shamit”, që është, sipas një qarkorje të BIK-ut që qe lexuar detyrimisht në të gjitha xhamitë e Kosovës, “Tokë aq e rëndësishme për Allahun”.
20. Nuk ka Free Palestina e jo Free Iran, o bikas të mjerë…!?
Mos ta qesim nga mendja se Kryemyftiu Ternava është shumë kundërthënës dhe shpesh e qet për fushe atë që e ka në shpirt, frymë dhe formimin e tij si islamist.

Kryemyftiu Ternava në vitin 2013 “Kosova Haber” -it i jep një intervistë. Ja se çka thot ai në atë intervistë:
”Turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin. Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë Sulltan Muratit ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”.
Prandaj, Islami për interesat e Turqisë në viset shqiptare, e ka si kryeqëllim krijimin e ndjenjës së përbashkësisë gjithëturke-muslimane, neoosmane, prandaj edhe Turqia me synime turkomëdha-neoosmane, i bënë të gjitha këto investime religjioze krejt gratis. Islamistit nuk i intereson fare se në Turqinë e sotshme jetojnë mbi dhjetë milionë “arnaut”, dmth., banorë me prejardhje shqiptare, që “kanë të drejtë” vetëm të islamizohen dhe turqizohen…!
21. Dhe aq më keq e më zi…, Ti dhe islamikët tuaj kurrë nuk reaguar ndaj personit që i ngre lartë tregishtërinjt serbomëdhenj në Gazimestan afër Prishtinës, që e ka median e vet islamike dhe që e uron edhe Sergej Lavrovin “për ditëlindjen”. Nuk reaguat ndaj njeriut që praktikisht i udhëheq islamikët-antishqiptarë. Dhe flet me fjalorin marroq për “emër – muslimanët”, se deri aty shkon dija agjenturore dhe shovenizmi religjioz i tij. Nuk e demaskoni njeriun i cili qartësisht e mohon Lirinë Shqiptar dhe vajton e dënesë sot e kësaj dite për ikjen e Perandorisë Osmane si pushtuese nga viset shqiptare në vitin 1912. Nuk reagoni, se dikush prej juve është sikurse ai, por pak më i kamufluar dhe i fshehur pas “të drejtave e lirive njerëzore” edhe kur e lavdëron Sulltan Muratin me bekimin se “e ka sjellë Islamin” ndër ne…!
22. Krye-BIK-as…, mos e mëso dhe as oriento policinë se si e në cilat “pista” duhet t’i zhvilloj hetimet (nëse nuk është fjala për ndonjë shpifje), pasi ajo polici, sikurse secila polici demokratike në botë, i din detyrat e obligimet e veta.
Free Shqiptaria nga islamizimi antishqiptar…!
Mos të të shkoj mendja ty e asnjë islamisti që po e edukoni në xhamitë që po ua meremeton e ndërton tjetërkush, se ne të tjerët jemi duke ndejtur duarkryq, derisa qartësisht po doni të na zhdukni “në emër të Allahut”. Do të duhej ta kishin kuptuar deri tash se Arbnorët janë sy e vesh, kahdo që janë duke jetuar…!
Nuk ka këtu “luftë fetare” qysh gënjeni ju, por luftë për jetë a vdekje që të huajt me “kolonat e pesta” të tyre të mos na shkatërrojnë, se ne nuk duam më armik të brendshëm, kur e kemi atë të jashtmin, ndaj të cilit duhet të mbrohemi kryesisht në KUFI !
23. Përrallat për Reconcuistan në Spanjën e dikurshme, harronie se ajo se si kanë vepruar Spanjollët dikur ndaj pushtimit arab, është punë e tyre, jo e Arbnorëve. Nuk ka asnjë arsye për brengosjen panislamike ndaj asaj Reconcuiste, kur ajo tashmë është punë e kryer dhe i takon historisë spanjolle e botërore. Mbetët çështje e historisë së këtij kombi, që nuk ka pranuar të jetë tjetër për shkak të iponimit të një religjioni dikur.
Përndryshe, panislamikët – neoosmanli duhet urgjentisht të tërhiqen nga synimi për ta krijuar “popullin Musliman shqiptar”, se ai popull u duhet vetëm atyre me ëndërra turkomëdha-neoosmane.
Përndryshe, panislamikët – neoosmanli duhet urgjentisht të tërhiqen nga synimi për ta krijuar “popullin Musliman shqiptar”, se ai popull u duhet vetëm atyre me ëndërra turkomëdha-neoosmane.
Arbnorët (shqiptarët) janë dhe mbetën vetëm Arbnorë, pavarësisht se a e praktikojnë ndonjë religjion, apo se praktikojnë asnjë religjion.
24. Këto mendime të kreut të religjionit Islam në Kosovë, nuk mund të harrohen e falen kurrë:
“Naim Tërnava,
“Perandotia Osmane në krye me Sulltan Muratin e Parë është çliruese e tokave shqiptare “
“Ose do bëhet ashtu si themi ne, ose Kosova do e na e sheh sherrin”
E kush qenke ti Naim Tërnava që nëse s’bëhet si thua ti, u dashka me ta pa sherrin Kosova? Po Dardania (Kosova) nuk është e ytja dhe kjo që e thua është kërcënim ndaj një kombi të tërë, është politikë panislamike e nuk është fare ndonjë religjion, ashtu qysh pretendon ti e njerëzit e afërt me ty. Kudo në botë, përpos në Kosovë, ti do të përgjigjeshe për fjalët e tilla kërcënuese.
Shefqet Krasniqi,
“Perandoria Osmane i ka çlirue shqiptarët”
“Nëna Terezë e ka vendin midis xhehnemit edhe atë thellë”
“Shqiptari mysliman duhet me e marre per grua vajzën e axhës”
” Më mirë me të vdek vajza sesa me u martue me një të krishter”
“Radovanin e kam vëlla”,
” Për myslimanin është haram muzika”
Mazllam Mazllami,
“Flamuri kuq e zi, pra Flamuri Kombëtar është leckë, është harrën. Pavaresia ka mundur të shpallet edhe pa këte flamur.
Ne nuk adhurojm zojgj, nuk adhurojm shqiponua”
” Vajzën e tezës mund ta marresh për grua”
25. Në Kosovë dhe Shqiptari (Gadishullin Ilirik), ende nuk po shtrohet pyetja thelbësore rreth Islamit Global, kur vazhdimisht komunikohet përmes internetit e rrjeteve të tjera sociale. Në kohën kur imamët janë gjithnjë e më të shkolluar dhe flasin lirshëm me “vëllezërit e vet” në Malajzi, Algjeri, Lindjen e Mesme apo në Turqi, duhet ndryshuar çdo qasje e deritashme ndaj islamit, qysh ishte deri vonë, pasi ai tashmë është Islam tjetër. Imamët janë më të ngritur intelektualisht dhe më të shkolluar,- kryesisht në vendet arabe-islamike, andaj edhe janë me preokupime joshqiptare.
Ata flasin Shqip , por mendojnë Arabisht dhe Turqisht dhe për këtë arsye janë të “shpërngulur” mendërisht tjetërkund!
Ata njëherit janë nacionalist turkomëdhenj apo panislamik. Prandaj, shtrohet pyetja: Kur pushtetet në Kosovë apo Shqipëri do ta rirregullojnë tërësisht çështjen e islamit, në mënyrë që të gjitha investimet e huaja religjioze, islame apo të tjera, të shpallen zero, të pa qena.
Se investimet e tilla janë bërë prej islamikëve dhe udhëheqësve tonë të korruptuar e të shantazhuar gjithandej Gadishullit Ilirik.
Përderisa Islami të jetë “çështje turke” apo ortodoksia “çështje greke”, kurrë nuk do të vijnë ditë të mira për kombin shqiptar.

26. Naim Tërnava, a e keni marrë ndonjë masë ndaj imammit tuaj, tashmë të pensionuar, Mazllam Mazllami, që flamurin kombëtar e quajti “leckë”…Nëse po – tregoni cilat masa i keni ndërmarrë ndaj tij dhe kur?
27. A keni pasur ndonjë deklaratë ndaj mësimdhënësit islamik në Shkollën Fillore “Xhemajl Mustafa”, që flamurin kombëtar e pati hudhë në koshin e mbeturinave…?
Etj.
***
Ne duhet ta pranojmë se jemi duke u pajtuar me të keqen dhe vetshembjen kulturore e historike – kombëtare, dhe shembullli më i madh i këtij pajtimi të kobshëm, mbetët heshtja ndaj sjelljeve dhe veprimeve të imamëve si Shefqet Krasniqi, e shumë tjerëve sikurse ai, pavarësisht se çka thojnë e si veprojnë.
Ne nuk do të duhej të pajtohemi kurrë me faktin e hidhur se neoosmanlinjt dhe panislamikët, duan ta shkatërrojnë shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar përgjithësisht. Ata nuk ndalen pa i ndalur, se ata janë të dehur me religjion e me mënyra të tjera! Ata jetojnë “në botën e vet” dhe nuk e kuptojnë dëmin e madh që janë duke e bërë.
Mjafton andaj që të dëgjohet kjo video, ku flet Shefqet Krasniqi, për ta parë se çka duan e për çka përpiqen dhe ëndërrojnë islamikët:
***
Në Iranin dhjetëra milionësh: “Protestat janë drejtuar ndaj klerikëve, ideologjisë dhe simboleve të konformitetit të detyruar. Shamiat nuk digjen si provokim, por si refuzim. Simbolet e shtetit po rrënohet, jo në kaos, por me qëllim. Duke djegur 30 për qind të xhamive, iranianët nuk kërkojnë reformë, ata refuzojnë plotësisht parakushtin.”



SHKRIM EKZAKT. Nuk lot asnji presje.
Katolikt nuk kan asnji arsy dhe asnji interese ta djegin Kuranin.
As ata musliman, qe rikethehen ne besimin e te parve te tyne, nuk kan nevoje ta djegin, sepse per ata Kurani nuk ka ma vlere.
Vetem atyne qe u djeg RIKETHIMI I MUSLMANVE NE RRAJT E VETA, vetem ketyne u djeg. Keto mund te jene ose serb ose fanatike musliman.
Kryemyftiu Ternava ne vitin 2013 “Kosova Haber” -it i jep nje interviste. Ja se cka thot ai ne ate interviste:
” Turqit dhe shqiptaret i kane familjet dhe gjakun e perzier me njeri-tjetrin. Ky vend flet per historine tone dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje te perziera dhe gjakun e perzier tash e 622 vjet dhe fale Sulltan Muratit ne sot jemi besimtare myslimane shumicë”.
Nuk mund ta kuptoj se si ndjehen besimtaret myslimane me kete interviste te z. Ternava. Kur e shoh qe reagime nuk ka, atehere une e kuptoj qe shumica e tyre pajtohen me kete thenje te tij. Prandaj edhe nuk çuditem qe me ne fund lindi “Levizja e Deqanit”,
lexova shkrimin e juaj mbi djegëjen e Kur’anit dhe më bëri pështypje…
Ky shkrim me rikthej kujtesën në shumë vite te kaluara, për një të ngjarë në ndodhur në fshatin Smolicë (Gjakovë),. kur Ditën e Bajramit, kur kanë shkua muslimanet me falë Bajramin, në derën e Xhamisë e kanë gjetur një derr te prerë, të përgjakur dhe muret e xhamisë të përgjakur me gjak derri. Imami i Xhamisë, njeri i mënçur, iu thotë “xhematit”: – Hajdeni burra ta falim Bajramin në oborr të xhamisë, se këte nuk e kemi nga vëllezërit katolikë, por kurthë përçarëse nga serbët!
Nuk po e zgjas më tepër, por po thëm edhe këtë:
Respekto fénë tënde, por mos urrej féné e tjetrit!…
IMH
z. Kryeredaktor!
Nuk munda ta frenojë vetën e të mos e them edhe këtë:
PSE Myftiu Tërnava NUK I UDHËZON imamët nëpër xhamia, që kur të mbajnë “hytbe” (ligjëratë) në xhami, t’i tregojnë xhematit këtö të vërteta:
1. Se Parimet Islame e pranojnë BIBLËN si libër të shënjtë dhe Jezu Krishitn për pejgamber (profet) të Zotit?
2. Se Muhamedi do të shpallet për Pejgamber (profet) e kanë zbuluar DY TË KRISHTERË: prifti i kishës në Basra – Behira, kur Muhamedit ia ka pa një shënjë në shpatullën e djathët, kur Muhamedi ishte 12 vjeç; dhe plaku Vereka në Mekë, kur Muhamedi i ka qenë 23 vjeç!
imh