ARKIVI:
7 Mars 2026

Sikur të kishim pasur një mijë të tjerë si Gjergj Kastrioti, asnjëri nuk do të kishte marrë respektin e tij

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Nga: Lis Bukuroca, Gjermani

Ngushëllime UÇK

Ne kemi pasur një Skënderbe, dhe ai ka mbetur me një imazh të përjetshëm. Sikur të kishim pasur një mijë si ai, asnjëri nuk do të kishte marrë respektin e tij. Sepse madhështia nuk matet me numra, por me kontributin.

Shpesh kam menduar se “prodhimi” masiv i veteranëve nuk u bë vetëm për vota. Ishte edhe një plan hakmarës për të zbehur e zhbërë vlerën e trimërisë, guximit e patriotizmit; për ta shndërruar atë nga një nder i rrallë në një etiketë të pavlerë, duke e shpërndarë edhe tek ata që dikur ishin kundër UÇK-së, ose që shëtiteshin nëpër sheshe derisa diku në Kosovë luftohej.

Nuk njoh askund në botë një rast ku një lëvizje çlirimtare, me merita të jashtëzakonshme për themelimin e shtetit, të përfundojë e reduktuar në komunitet tragjik-komik dhe pothuajse të përçmuara për kontributin e vet, që dikur ishte gati i pashembullt.

Për luftë duhen bole, dhe ne, shumica absolute, nuk i kishim gjatë luftës. Është normale. Askund në botë nuk janë shumica trima.

OVL-UÇK, për aq sa di unë, kurrë nuk ka ngritur zë seriozisht kundër fabrikimit të veteranëve të rremë. Kurrë nuk ka bërë protestë kundër atij poshtërimi që ia lejoi vetes dhe luftës. Sot, kur dikush deklarohet veteran, njerëzit ngrejnë vetullat, shikojnë me dyshime, nuk e besojnë.

Dhe si ta besojnë?

Përballë çdo veterani të vërtetë janë 300 deri 500 të rremë, që e kanë blerë guximin e munguar dhe e kanë shitur dinjitetin e tyre, si ndonjë grua në shtëpinë publike. Po prokuroria? Kosova e paguan për t’i garantuar elitës vjedhjen dhe korrupsionin. Aty nis ose përfundon ndërtimi i shtetit.

Kosova është kopje shteti, jo shtet.

Ashtu siç organizoi protesta kundër Gjykatës së Hagës, OVL-UÇK duhej të kishte ngritur zërin edhe kundër ushtrisë së sotme, e cila, nëse do të kishte pasur vërtet 40.000 luftëtarë trima (ose 60.000 sa kanë aplikuar), do ta kishte çliruar vetë Kosovën pa pritur NATO-n. Dhe nëse kjo nuk u bë, atëherë dikush duhet të japë llogari, jo të fshihet pas dekoratave prej letre.

Një diamant ka vlerë sepse është i rrallë dhe i mbushur me cilësi. Një grumbull hekurishtesh, edhe nëse e mbush një vagon, mbetet vetëm hekur që duhet të shkrihet dhe riformohet. Si veteranët e rrejshëm.

Për fat të keq, ky është imazhi i UÇK-së së prodhuar pas luftës: jo më heroike, por e njollosur tej për tej, e shitur, e blerë, e përlyer nga duar që nuk kanë pasur kurrë armë në dorë.

Ajo nuk po hetohet vetëm në Hagë. Në Kosovë e ka marrë dënimin e pamerituar. Gjykohet dhe damkosen përditë publikisht, sepse ia ofruan mundësinë për ta zhbërë dinjitetin e saj. Po kthehet nga krenari kombëtare në objekt talljeje.

Sepse nuk ka armik më të rrezikshëm për një popull sesa kur ai vetë fillon të poshtërojë heronjtë e vet. Dhe këtë, sot, po e bëjmë ne. Po e lejojnë ata. Me një ushtri veteranësh që ka hedhur në fund të pusit ata veteranët e vërtetë.

Turp i përjetshëm!

Turp i dimensionit historik.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. ” Nuk njoh askund në botë një lëvizje clirimtare që të ,,,,,,,,,” shkruan z. Lis B. Nga padituria apo emocionet bën një deklaratë të tillë ? Qesharake e ironike është se përfshin krejt botën kur pranë , në kufirin shqiptar & shqiptar u zhvillua një luftë clirimrare në LB 2 nga partizanët me komandat titistë / bolshevike në Shqipëri .më 1943 / 1944 .Vizitorët e turistët të vetëshpallur Komandantë të UCK me akomodim në hotelin Rogner , Tiranë ju sërvir plani i 1943 , 44 e ” komandantët ” vec e zbatuan me përpukmëri . Madje e tepruan shumë në kohë , vite . 1998 , 1999 2000 e tutje . Pra i nderuar z.Lis B. lexoni historinë e pastaj shprehni habinë tuaj .Veteranët e shumëfishuar është problemi i fundit përpara vëlla vrasjeve.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu