MË 1 QERSHOR 1455, PARA 570 VITEVE ARTANA (NOVOBERDA) MORI NGJYRË TË KUQE…
Më 1 qershor 1455, muret e Kështjelles së Artanes dhe sipërfaqja prej gjashtë hektaresh ishin të përgjakura nga masakrimi i mijëra mbrojtësve të Artanes në krye me Komandantin Llesh Spani.
I masakroi Kryekrimineli Sulltan Mehmeti i II, pasi i preu në besë!
Sipërfaqja tokësore rreth Artanes,kishte marrë ngjyrë të kuqe. Çdo gjë u shkatërrua, u permbysë në emer te ALLAHUT!
Pasardhësit e të masakruarve, pas 570 viteve duhet t’a përkujtojne këtë ngjarje tragjike për DARDANET dhe KOMBIN SHQIPTARE.
P.S.
Nuk ka popull në botë e as ne Afrikë që nuk i shënon, përkujton këto ngjarje tragjike,përveç dardanëve të mjerë,të cilët në shenjë respekti ndaj XHELATIT shkojnë dhe luten në xhamin që mban emrin e këtij krimineli…

Sulltan Mehmeti i Dytë – Fatihu (I tmerrshmi), që e mposhti dhe bëri gjenocid ndaj mbrojtësve të Artanës (Novobërdës) dhe një varg qytetesh të tjera shqiptare.

Për ironi të fatit tonë të keq, Sot një ndër xhamitë më të mëdha të Prishtinës, aty ku e kanë vra e masakruar Pjetër Bogdanin, e mbanë emrin e tij.
___
Të nderuar bashkatdhetarë,
Më 1 qershor 1455, pas 60 ditë rezistence të fuqishme, mbrojtësit shqiptarë të qytetit të Artanës (Novobërdës), nën drejtimin e Llesh Spanit, hynë në negociata me sulltan Mehmetin II Fatihun.
U arrit një marrëveshje: nëse shqiptarët dorëzonin armët, do t’u kursehej jeta të gjithëve.
Shqiptarët iu bindën marrëveshjes dhe dorëzuan armët. Por sulltani e shkeli fjalën e dhënë dhe urdhëroi masakrimin e të gjithë mbrojtësve dhe prijësve të qytetit.
Shtatëqind gra shqiptare iu dhanë oficerëve osmanë. Vajzat e reja dhe fëmijët u shndërruan në skllevër dhe u shitën në Azinë e Vogël.
1 qershori duhet të shpallet ditë zie dhe përkujtimi për të gjitha masakrat dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve nga barbarët osmanë gjatë sundimit të tyre 523-vjeçar!

Kështjella e Artanës (Novobërdes) në Kosovë.



