THIRRJE PËR ANGAZHIM KOMBËTAR – TAKIMI I DATËS 13 MAJ 2025
Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)
Për: Intelektualët, krijuesit, shkencëtarët, afaristët, artistët dhe të gjithë shqiptarët atdhetarë – në troje dhe në diasporë Vendi: Grand Hotel – kati i dytë, afër bifesë |
Ora: 17:00
Data: 13.05.2025
Të dashur bashkëkombës, Në vazhdën e thirrjes kombëtare për forcimin e identitetit dhe unitetit të shqiptarëve kudo që ndodhen, ju njoftojmë për një takim të rëndësishëm, përgatitor dhe themelues, që do të mbahet sot më 13 maj 2025, në Grand Hotel, në kryeqytet, ku do të mblidhen një numër i përzgjedhur akademikësh, profesorësh dhe veprimtarësh të çështjes kombëtare.
Tema kryesore të këtij takimi: Paraqitja dhe diskutimi i platformës së plotë të Federatës për ribashkimin e trojeve shqiptare në të gjithë botën. Analiza dhe rishikimi i Statutit themelues të Federatës. Diskutim për emërtimin përfundimtar të kësaj nisme gjithëkombëtare. Analizë e gjendjes aktuale të rrezikut ndaj identitetit kombëtar – me theks të veçantë tek ndikimet e politikave fetare ekstremiste dhe ndikimi i islamizmit politik. Formësimi i projekt-rezolutës/Apelit për publikim dhe veprim. Themelimi i degëve të Federatës në të gjitha shtetet ballkanike ku ka shqiptarë, si dhe në diasporë. Diskutim mbi organizimin e Kuvendit Kombëtar – me opsione për mbajtje në Tiranë ose Prishtinë. Diskutim mbi krijimin e faqes zyrtare të Federatës, që do të shërbejë si platformë informuese dhe organizative (përfshirë: statutin, rregulloren, antarësimin, platformën, organin informativ etj.).
Pjesëmarrësit: Ky takim është i kufizuar në numër, me qëllim funksionalitetin dhe thellësinë e diskutimeve. Marrin pjesë: Profesorë dhe intelektualë me kontribute të shquara kombëtare Veprimtarë të dalluar nga trojet dhe diaspora Përfaqësues të shoqatave dhe organizatave shqiptare Aktivistë me eksperiencë në fusha strategjike: kulturë, media, ligj, teknologji, arsim, siguri dhe ekonomi.
Informacion dhe koordinim: Për informata të mëtejshme dhe konfirmim pjesëmarrjeje, kontaktoni: Asllan Dibrani
Tel. në Kosovë: 049578008 | Tel. në Gjermani: 0049-17640176407
Email: asllan.dibrani@outlook.de Për koordinim me sallën (Grand Hotel): Alberi – Përgjegjës i sallës
Tel: 044136600


