ARKIVI:
7 Mars 2026

Sot vdiq Qerim Lubeniqi në moshën 90 vjeçare, ndoshta Njeriu i Fundit me etikë dhe filozofi të lashtë dhe të papërsëritshme Arbnore…!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi

Sot Paska vdeke daja im Qerim Lubeniqi, në moshën 90 vjeçare…!
Për familjen e tij por edhe për mue, ky është një lajm i trishtueshëm, lajm shumë i idhët që nuk e kam lehtë ta pranoj si të vërtetë.
Qerimin nuk e kisha vetëm të afërt, por ky veteran i njohur i arsimit në mbarë Kosovën, ishte engjëlli mbrojtës i jetës sime. Se , gjithnjë, që nga fëmijënia më ka ndejt afër, përkrah e mbështetë, kur nuk kisha mbështetje prej tjetërkujt në atë kohë pushtimi…, kur dihet se edhe në kohën e autonomisë lirinë e kishim jo të plotë.
Kështu e kam kuptue gjithmonë mbështetjen që ma ka dhanë Qerim Lubeniqi në jetë, prandaj kam menduar gjithnjë se a do të mund t’ia ktheja ndonjëherë me ndonjë të mirë, për mirësinë që e kishte ba ndaj meje.
Ai më ka mbrojtë në rrethanat më të vështira të jetës, duke qenë një mbështetës dhe trimnues i përhershëm për mue, njeri që më nxiste dhe shtynte të ecja vetëm përpara.
Me 11 nëntor 2025 ndejta për herën e fundit me Qerimin në Restorantin Shija në Gurrakoc. Më nuk e takova…, e ai Sot paska vdekë. Atë ditë ndejtëm e folëm gjatë për tema të ndryshme, që ai i shpjegonte me mënyrën e tij shumë të urtë – filozofike, thuajse fliste e dëshmonte nga lashtësia.
Si nga ndonjë humnerë e historisë së vjetër…!
Ai ishte i kthjellët dhe i vëmendshëm, aqsa ishte kënaqësi e madhe ta ndëgjoje mënyren se si argumentonte dhe rrëfente rreth temave për të cilat fliste.
Megjithëse nuk doja të pija, Qerimi më luti “vetëm për një birrë” dhe une e ndëgjova që ta pinim me te nga një birrë të Nikshiqit.
Në korrikun 2023 me Qerim Lubeniqin me biçikleta shkuam për shetitje në Tomoc
Qerim Lubeniqi nuk është jep kurrë në jetë dhe edhe në atë moshë, atëhere pothuaj 90 vjeçare, dilte në qytezë me biçikletë. Ai ishte Shejë jo vetëm e Gurrakocit, por ndoshta e mbarë Rrafshit të Dukagjinit.
Shej që nuk asht ma, që mbetët vetëm në foto e kujtime…!
Ishte njeri stoik, si të parët tanë të paepun, që edhe në fatkeqësi zor t’ua shihje lotët.
Para disa vitesh i kishte dekë gruja, Ryva, dhe fillimisht e takova në Gurrakoc… E ngushellova dhe e vërejta se si atij Burri ma nam, nisën t’i rridhnin lotët…!
E vërejta se sa butësi e ndjeshmëni njerëzore…, fshihet pas këtij njeriu të fortë.
Ka qenë një njeri shumë i dashtun dhe mirënjohës ndaj jetës dhe të afërmve. Njeri që i ndëgjonte me respekt të tjerët.
Druaj që me vdekjen e Qerim Lubeniqit, vdiq jo vetëm atdhetari im përkushtuem, veterani i arsimit dhe arsimdashësi i madh, por edhe mbrojtësi aq i natyrshëm i të drejtave dhe lirive të njeriut.
Një mbrojtës i këtyre të drejtave në mënyrë autoktone, të lashtë e me bazën në Kanunin e Lek Dukagjinit…!
Druaj që Sot vdiq edhe Njeriu i Fundit me etikë dhe filozofi të lashtë e të papërsëritshme Arbnore…!
Frikësohem nga zbrazëtia që e la me vdekjen e tij ky Lis i Madh i jetës sonë, nga identiteti që e paraqiste ai me praninë e vet dhe që do të na mungoj të gjithë neve që e njohëm. Qerim Lubeniqi ishte arsyeja e madhe që dilja dhe e kërkoja me ndejt me të në vendlindje.
Që t’i dëgjoja këshillat e tij, fjalët dhe mendimet aq të rralla për jetën.
Verë 2024, te Shpija e Qerim Lubeniqit në Gurrakoc. Ia dhash librat e mij, ku në një prej tyre shkruaj edhe për te. 
Me 1 nëntor 2025 shkova që të merrja pjesë në përurimin e meremetimit të Kullës së Bashor Gegës në Gurrakoc, që për dhjetëvjetsha kishte qenë e braktisur, por që tash nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës dhe prej Departamentit të Kulturës së Istogut ishte bërë objekt muzeal, kujtesë kulturore e historike e banorëve të asaj pjese të Rrafshit të Dukagjinit.
Aty kishte pas ardhë në mesin e shumë të pranishmëve edhe Qerim Lubeniqi. Pas një kohe e vërejta të ulun në një tavolinë me disa të tjerë. Prej aty shkova ta përshendesja Profesorin e nderuar, por e vërejta se edhe pse më shikoj “nuk më njihte”. Mua që kisha ndejt aq shumë me të. Pasi u këndell pak nga dielli i asaj dite të nëntorit, e kuptj se isha une dhe nisi të më fliste mjaft qartë.
Dhjetë ditë më vonë në Restorantin “Shija” ishte krejt njeri tjetër, shumë më i kthjellët dhe i gjallnuem, si të ishte një djal i ri me shëndet të mirë.
Kjo më gëzoi dhe më krijoj përshtypjen se Qerim Lubeniqi do të jetonte gjatë, se edhe në atë moshë dilte në qytezë me biçikletë.
***
Nuk ka ndodhur asnjë herë kur kam shkue prej Norvegjisë për pushime në vendlindje, që të mos e kem vizitue Qerim Lubeniqin, atë Njeri aq të dashtun dhe të mirë…!
Disa nga fotot, sikurse ajo që e kam fotografue kur para dy vitesh shkuam bashkë me biçikleta në Tomoc, janë shenjat e asaj afrie, ngrohtësia dhe mirëkuptimi që e kshim, jo aq për afrinë, sa për njerëzinë e tij.
Sa herë që shkoja nga Norvegjia për pushime në Gurrakov, domosdo e takoja Qerim Lubeniqin, se të mos e takoja atë, mendoja se kam lënë diçka mangut…!
____
Me Profesorin Qerim Lubeniqi dhe fizioterapistin Shefki Kabashi, në Restorantin “Shija” në Gurrakoc, në pjesën e dytë të dhjetorit të vitit 2004 .
Shpirti i tij u prehtë na paqen e përjetshme…!
Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre qe e kanë dashtë dhe nderue…!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ngushëllime për dajën Qerim!

    O lis! Sa i lartë je rritur, vend të madh ké zënë aty ku je rritur, sa hije të mirë ké bërë për të pushuar njerëz të mirë!
    Por, sot u rrëzove, duke lënë zbrazët atë vend ku je rrritur, e duke zënë vend të madh aty ku rave !

    I lum ai njeri që vdes në qetësi e pas vetit lën vepra të midra!

    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu