ARKIVI:
7 Mars 2026

Sqarim rreth reagimeve të Hilmi Gashit dhe Ramiz Lushajt

Shkrime relevante

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Shpërndaj

Nue Oroshi, Prizren
____
Pas publikimit të shkrimit tim Albin Kurti përjashton shqiptarët e besimit katolik nga qeveria e tij,ku e kam bërë të vërtetë një faktë real dhe 95 % e komentuesve pa e lexuar fare shkrimin janë vërsulur në mënyrë të ultë që tregon qartë se ato qe i kam thanë në shkrim janë 100 % të vërteta. Sa i përket reagimit të z.Hilmi Gashit se qenka prekur familja e ministrit Gashani , këtu ka pasur një gabim teknik gjatë radhitjes se shkrimit dhe ai lëshim është përmirësuar në faqen time në facebook,ku edhe iu kërkoj falje familjes nëse sado pak është prekur nga ky lëshim teknik.
Përkundër faktit që z.Hilmi Gashi reagon ndaj shkrimit tim për një lëshim të vogël ai gjithashtu e bën një gabim të madh kundër shkrimit tim ku shumë herë ma shkruan dhe deformon emrin duke e shkruar gabim emrin tim Ndue Oroshi e jo siç është emri im Nue Oroshi.
Kurse sa i përket reagimit të z.Ramiz Lushaj mu dukë një këshillë intelektuale por zotëriu Lushaj nuk e kritikon personin që me veprimet e tij politike e sjelli situatën që të vijë deri tek reagimi, dhe jo vetëm kaq tash veqëse është duke u përgaditur një shkrim tjetër para se të dërgohen Premmemorjet në Berlin,Bruksel dhe Washington për shkeljën e të drejtave të shqiptarve katolik në Republikën e Kosovës të cilat janë të faktografuara me emra, mbiemra,emra të vendëve ku janë shkelur këto të drejta njerëzore,shtetërore dhe kombëtare. Me habiti gjithashtu fakti se as zotëriu Gashi dhe as zotëriu Lushaj me asnjë fjalë nuk i qortuan mijëra sharje, reagime,fyerje e deri në kërcënime dhe linqime publike duke harruar se Nue Oroshi është shqiptar mirditor i rrënjës Arbërore dhe për 36 vjet të veprimit tim kombëtar frikën e kam larguar nga puna ime atdhetare,shkencore,botuese, publicistike dhe politike që e bëj tash e 36 vite në shërbim të plotë të Shqipërisë Etnike.Po ashtu edhe zotëriu Lushaj duhet ta din se në çdo vend demokratik diskutohen emrat e Ministrave dhe pastërtia e tyre para se të emërohen por edhe pas emërimit në qeveritë perëndimore. Ndarjet fetare nuk i ka bërë dhe nuk i bën asnjëherë Nue Oroshi, ndarjet fetare po i bën Albin Kurti që shqiptarët e besimit katolik i konsideron qytetarë të rendit të dytë.Kjo u dëshmua edhe me rastin e emërimit të Kryetarit të PSHDK-së z.Zef Morina i cili u rikthye pas shumë vitesh në Ministrinë e Infrastrukturës por jo si Ministër kur ishte në kohën e Presidentit Historik dr.Ibrahim Rugova i cili ishte i vetmi politikan shqiptar nga Kosova që në vepër e realizoj bashkëjetesën ndërshqiptare duke mbajtur afër vëllëzerit e gjuhës, gjakut dhe flamurit shqiptar (shqiptarët e besimit katolik).Zefi u kthye në Qeveri si zëvendësministër qytetar i rendit të dytë. E PSHDK është e vetmja parti e koalicionit që nuk merr post ministror.Kjo nuk është dashtë të pranohet nga zotëri Zef Morina se kjo edhe në vija institucionale i vendos shqiptarët e besimit katolik si qytetar të rendit të dytë. Kaq kisha për sqarim ndaj reagimeve tuaja kurse reagimet e përgjithshme do ti lexoni shumë shpejtë në një reagim të faktografuar se si shkelën në mënyrën më të rendë dhe më çnjerëzore të drejtat e shqiptarve të besimit katolik në Kosovë tash e shumë vite.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu