ARKIVI:
11 Mars 2026

Stamboul (1928) / Elozhet e ambasadorit turk në Tiranë për Ahmet Zogun (Deklarata)

Shkrime relevante

Trump: – Lufta është thuajse e përfunduar

President Donald Trump gestures after stepping off Air Force One, Saturday,...

Agim Vuniqi pyet se a është Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së Ahmet Krasniqit…?

Agim Vuniqi, Vashington A eshte Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së...

Shqiptarët shquhen më tepër me mosdijen e tyre, me çka i qojnë ujë në mulli shteteve armike, mendon Isa Mulaj nga Istogu

Isa Mulaj, Istog Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Dikush në...

Onkologët e rinj mbesin pa punë, rrezikohet largimi i tyre nga Kosova

Adem Lushaj, Deçan Në një kohë kur numri i pacientëve me sëmundje...

Shpërndaj

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shkurt 2022

 “Stamboul” ka botuar, të hënën e 4 qershorit 1928, në ballinë, deklaratën e ambasadorit turk në Tiranë në lidhje me situatën në Shqipëri dhe elozhet e tij ndaj Presidentit të Republikës Ahmet Zogu, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Situata në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Deklarata e ministrit (ambasadorit) të Turqisë në Tiranë

 Tahir Lutfi Beu, ministri (ambasadori) turk në Tiranë, bëri këto deklarata për korrespondentin e Agjencisë Anatolia në lidhje me Shqipërinë :

 Politika jonë ndaj Shqipërisë tenton të lehtësojë detyrën e saj në rrugën e modernizimit në të cilën ajo ka nisur.

Ahmet Zogu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, përpiqet seriozisht të sigurojë sigurinë e brendshme dhe të jashtme të vendit dhe punon me shumë energji për të çuar përpara vendin e tij. Mund të përmendim si shembuj miratimin e kodit të ri civil, kodin e ri penal dhe heqjen e 1/10-ës (taksë).

Duke qenë se ne dëshirojmë sinqerisht që Shqipëria të përparojë dhe të forcohet gjithnjë e më shumë, ndjekim me gëzim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu nuk mund të mos vërej se Shqipëria dhe Presidenti i saj trim shprehin si ndaj Gazit tonë të Madh (Mustafa Kemal Ataturkut), ashtu edhe ndaj Republikës turke ndjenja të thella dashurie dhe respekti, të cilat i tregojnë në çdo rast.

 Në mënyrë të përmbledhur, mund të them se Shqipëria e sotme, e cila natyrshëm mund të konsiderohet si një komb i vogël motër me tonin, është një shtet i rëndësishëm në Gadishullin Ballkanik dhe se kjo rëndësi po rritet dita ditës.

*  Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  : https://www.darsiani.com/la-gazette/stamboul-1928-elozhet-e-ambasadorit-turk-ne-tirane-per-ahmet-zogun-deklarata/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu