Stamboul (1928) / Elozhet e ambasadorit turk në Tiranë për Ahmet Zogun (Deklarata)

Shkrime relevante

Danimarka ka një lëvizje të re patriotike të të rinjve që quhet “Të rinjtë danezë”

Foto nga X Arnt Jensvoll Document.no Që nga fundi i tetorit, Danimarka ka një...

Edhe një herë për shantazhimin dhe faktin se shantazhuesit me apo pa vetëdije kryejnë punë për interesa serbomëdha

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Edhe një herë për Shantazhimin dhe për përmbajtjen...

Kush janë pretendentët për President dhe Kryeministër të Serbisë

Flori Bruqi,Prishtinë Serbia është duke pritur ende përcaktimin zyrtar të qeverisë së...

Institucionet e shtetit laik nuk duhet të heshtin para ritualeve fetare!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Është e tmerrshme të shohësh se si, gjatë...

Shpërndaj

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shkurt 2022

 “Stamboul” ka botuar, të hënën e 4 qershorit 1928, në ballinë, deklaratën e ambasadorit turk në Tiranë në lidhje me situatën në Shqipëri dhe elozhet e tij ndaj Presidentit të Republikës Ahmet Zogu, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Situata në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Deklarata e ministrit (ambasadorit) të Turqisë në Tiranë

 Tahir Lutfi Beu, ministri (ambasadori) turk në Tiranë, bëri këto deklarata për korrespondentin e Agjencisë Anatolia në lidhje me Shqipërinë :

 “Politika jonë ndaj Shqipërisë tenton të lehtësojë detyrën e saj në rrugën e modernizimit në të cilën ajo ka nisur.

Ahmet Zogu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, përpiqet seriozisht të sigurojë sigurinë e brendshme dhe të jashtme të vendit dhe punon me shumë energji për të çuar përpara vendin e tij. Mund të përmendim si shembuj miratimin e kodit të ri civil, kodin e ri penal dhe heqjen e 1/10-ës (taksë).

Duke qenë se ne dëshirojmë sinqerisht që Shqipëria të përparojë dhe të forcohet gjithnjë e më shumë, ndjekim me gëzim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu nuk mund të mos vërej se Shqipëria dhe Presidenti i saj trim shprehin si ndaj Gazit tonë të Madh (Mustafa Kemal Ataturkut), ashtu edhe ndaj Republikës turke ndjenja të thella dashurie dhe respekti, të cilat i tregojnë në çdo rast.

 Në mënyrë të përmbledhur, mund të them se Shqipëria e sotme, e cila natyrshëm mund të konsiderohet si një komb i vogël motër me tonin, është një shtet i rëndësishëm në Gadishullin Ballkanik dhe se kjo rëndësi po rritet dita ditës.”

*  Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  : https://www.darsiani.com/la-gazette/stamboul-1928-elozhet-e-ambasadorit-turk-ne-tirane-per-ahmet-zogun-deklarata/. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu