
Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Një zhgënjim i madh u vu re në Mitingun-protestë e organizuar në Tiranë në sheshin Skenderbe me 17 tetor 2025, për përkrahjen ndaj drejtuesve të UÇK të cilët mbahen me pa të drejtë në Hagë: pikërisht mungesa e pjesmarrjes se Opozitës të drejtuar nga nongrata, dhe mungesa e përkrahjes nga Kryeministri i Kosovës.
Të dy drejtuesit shqiptarë u justifikuan me akuza: nongratta me akuzën se përse Maxhoranca nuk miratoi Rezolutën e propozuar nga non-ratat, dhe tjetri duke u hedhur degë më degë dhe duke e akuzuar Ramën se…. ishte ai që miratoi formimin e gjykatës penale të Hagës?!
E shikoni se deri ku ka arritur përcarja e cila mesa duke ishte e qëllimshme dhe pikërisht duke vënë në plan të parë interesa personale të të dy drejtuesve, njëri në Shqipëri e tjetri në Kosovë- mbi interesin kombëtar, atë të bashkimit dhe të përpjekjeve për të vënë në vënd rolin e luftës çlirimtare të UÇK kundër shpifjeve dhe akuzave të pambështetura nga ana e dëshmitarëve të Prokurorit të Hagës.
Që këtu mund të analizosh se mosmarrëveshjet që u vunë re nga të dy liderët njëri i Opozitës shqiptare, e tjetri kryeministër i Kosovës janë në fakt një tjerrje e hollë dinakërie dhe mashtrimi që po ndodh sot edhe tek ata që përkrahin këta dy liderë- duke mos marrë pjesë; gjithashtu tregon se Shqipëria dhe Kosova jo vetëm nuk janë bashkë përsa i përket unitetit kombëtar, por nuk janë bashkë në sy të BE dhe SHBA, por edhe brënda përbrënda shteteve të tyre duke shkaktuar një valë anti-shqiptarizmi për të penguar:
- Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në formë të një Federate e cila do të krijonte një shtet shqiptar ku jo vetëm fqinjët por edhe më tej zëri i shqiptarëve do të zinte vënd në problemet Ballkanike, Europiane, dhe në botë,
- Kjo mungesë dëshire për të përkrahur çlirimtarët të cilët së bashku me NATO-n çliruan Kosovën, nga politika shqiptare dhe kosovare-ka krijuar një përçarje të madhe në shoqërinë shqiptare dhe kosovare.
Ku qëndrojnë shkaqet e kësaj mungese dëshire për të përkrahur çlirimtarët të cilët në Hagë u përkrahën fuqimisht edhe nga drejtuesit e Nato-s që dëshmuan në Hagë?
Kjo mungesë dëshire dhe respekti është më e thellë dhe e ka origjinën në dukje nga interesa personale të Nongratës dhe shërbyesve të tij në politikë, të cilat janë të njohura ndër vite: kur është në opozite nxin drejtuesin e Maxhorancës dhe nxin Shqipërinë ( kujtoni Nano ik, Rama ik, iliri floriri, etj). Kur vjen vetë në pushtet, Shqipërinë e bën shesh me lule me fjalë kurse në të kundërten në Shqipëri kanë ndodhur nën drejtimin e tij vrasje, rrëmbime, korrupsion galopant, madje dhe luftë civile, për të cilat nuk është dënuar asnjëherë, por Shqipëria ka vuajtur pikërisht nën këtë Demon.

Aleksander Vuçiq dhe Edi Rama
Nga ana e Kryeministrit të Kosovës, mungesa e dëshirës dhe respekti për çlirimtarët ka rrënjë edhe më të thella: nga njëra anë, mllefi dhe inati i tij që Protesta u organizua jo nga Albin Kurti por nga Rama, tregon një zilli keqdashëse për famën që ka drejtuesi i maxhorancës shqiptare në Shqipëri dhe në Botë, por edhe një arësye tjetër është pamundësia për tu bërë ai drejtuesi i shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë madje dhe atyre të Maqedonisë së Veriut gjë që e ka treguar edhe me dëshirën për të marrë pjesë në zgjedhjet përkatëse në Shqipëri dhe Maqedoni të veriut duke treguar ashi-qare dëshirën jo nomrale për karshillëk.
Shumëkush do të thoshte ;po ku është Serbia këtu, ku është strategjia e saj për përçarje? Pikërisht këto mos marëveshje midis vetë shqiptarëve në Shqipëri për shak se urdhrat e Non-grattës për të sulmuar Ramën dhe vetë Shqipërinë të cilën vazhdon ta nxijë jo vetëm sa herë që del në media por skandaloze është ajo që ndot Shqipërinë në Strasburg e gjetkë së bashku me disa politikanë aspak atdhetarë, vazhdon prej vitesh të përpiqet të shkaktojë destabilizim në Shqipëri thjesht për arsyet e tij personale. Këto argumenta të nongratës janë shumëfishuar nga portale të veçanta gjoja të pavarura por të paguara për të ndotur Shqipërinë jane bërë të vazhdueshme nga depuetë dhe politikanë të opozitës të cilët kanë 12 vjet që nuk fitojnë dot zgjedhjet pikërisht se përkrahin një person jo vetëm non-gratta por një person i cili nën drejtimin e tij u shkatërruan 540 objekte industriale dhe agrare në Shqipëri. Nuk është rastësi që Sheshel tha që për të destabilizuar Shqipërinë pas diktaturës Serbia harxhoi 40 milion dollarë (të atëhershëm). Del pyetja kush i mori dhe i harxhoi keta dollarë për të prishur industrinë dhe bujqësinë në Shqipëri, serbët apo shqiptarët që bashkëpunuan me serbët. Gjërat nuk duhen harruar se ishte kjo goditje anti-shqiptare që shkaktoi emigracion e viteve `90-1999.
Pra mungesa e dëshirës për të bashkëpunuar më njëri tjetrin në Shqipëri nuk paska ardhur vetëm nga ambiciet personale por edhe nga strategjia serbe `dividere et impera` (përça e sundo). Strategjia e përçarjes nga serbët ku shqiptarët e Shqipërisë të shajnë e të nxijnë Shqipërinë brënda dhe jashtë vendit na ardhkërka jo vetën nga mllefi dhe mabiciet personale por – edhe nga UDB serbe ( ndoshta dhe greke) duke shfrytëzuar ish bashkëpuntorët e tyre dhe duke paguar për të sharë.

Albin Kurti
Në Kosovë problemi qëndron edhe më i thellë. Nga dëshira e shumicës shqiptare për tu bashkuar me Shqipërinë duke mbajtur flamurin shqiptar, duke marrë pjesë elita kosovare- 9 intelektualë kosovarë që firmosën Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912, nga shkrimi nëpër mure i numrit 557 (alias Partia e Punës e Shqipërisë), nga demostratat e 1981,nga lufta në Kosovë e çlirimtarëve në bashkëpunim me NATO-n, nga përfshirja në qeverinë shqiptarë të ministrave kosovarë, – sot shohim në Kosovën e Albin Kurtit jo vetëm një mungesë dëshire bashkëpunimi me qeverinë shqiptare por edhe vërehet nëpër media dhe portale sharje dhe mallkime të vazhdueshme kundër shqiptarëve, kundër kryeministrit shqiptar (identike me ato që shkruan e bërtet non-grata i cili burgosi dikur Ashim Thaçin, dhe Adem Jasharin në Tiranë), por vërejmë dhe nga intelektualë shqiptarë dhe kosovarë që nxijnë Shqipërinë duke i vënë gishtin kundër Edi Ramës . E gjithë kjo bëhet për të justifikuar dështimet e Albin Kurtit që nuk po formon qeverinë që prej 6 muajsh, ku SHBA ka pezulluar aktivitetet me Kosovën, ku Kosova ze vëndin e parë për emigracion- duke ja hedhur fajin Shqipërisë dhe Kryeministrit shqiptar, për të mbuluar të vetat, e të tjera probleme që ka Kosova. Më të shëmtuara janë shkrimet (mesa duket me pagesë) kundër Kryeministrit shqiptar nga ana e disa analistëve apo opinionistëve shqiptarë dhe kosovarë të cilët shkruajnë nëpër gazeta kosovare shumë ndyrë kundër Shqipërisë dhe vice versa, duke krijuar tek lexuesit e Kosovës po atë përshtypje të mosbesimit ndaj Shqipërisë dhe të shqiptarëve ndaj mosbesimit ndaj Kosovës. Kjo ndodh në Kosovë ose prej injorancës ose prej ndëhryjes dinake nga fqinji i tyre Serbia e cila ja ka arritur deri diku qëllimit që e ka përçarë Kosovën në lidhje me pakënaqësinë brënda Kosovës por edhe ndaj Shqipërisë.
Po i njëti fenomen ka ndodhur Shqipëri, por nën drejtimin e non-rattës i cili si një demon i ardhur nga plehurinat e PPSH vazhdon të ndotë Shqipërinë njëlloj se plaku Mere, duke u përpjekur që Shqipëria të duket ashtu siç nuk është, duke nxitur indirekt emigrimin me këto deklarime por edhe duke bashkëpunuar me miqtë e vjetër serbë.
Të dy drejtuesit që nuk morën pjesë në Protestën-iting në 17 tetor , kanë realizuar me dashje apo pa dashje armiqësimin dhe mosbesimin ndërmjet vetë Shqipëtarëve dhe shqiptarëve të Kosovës, bashkimin e Shqipërisë me Kosovën të cilës Serbia i frikësohet shumë, por edhe duke penguar me dashje integrimin e Shqipërisë në BE. Të gjitha këto objektiva ka paatur dhe ka strategjia serbe madje dhe fqinji i Jugut.
Duke parë disa portale të Kosovës dhe Shqipërisë shoh emra analistësh që ndotin Shqipërinë dhe drejtimin e saj, drejtim i cili është drejt BE porse, korrupsioni megjithëse i lartë po luftohet nga SPAK dhe përpjekjet janë optimiste, ndërsa sulmet e këtyre opinionistëve qofshin në Shqipëri qofshin në gazetat e portalet e Kosovës të japin këtë përshtypje: ose këta janë po aq injorantë sa ata që pranojnë shpifjet e tyre, ose ata janë në shërbim të UDB serbe, madje dhe të çdokujt që nuk i do shqiptarët-mjafton të paguhen, Rezultati? Shqipëria dhe Kosova aktualisht kanë një shoqëri plot konflikte të nxitura qëllimisht nga këta që thamë lart, por Shqipëria megjithë të metat po ecën, përpara pavarësisht akuzave që duan të justifikojnë fajet e atij që nxit përçarjen dhe ndotjen e vëndit.
priftipirro2017@gmail.com


