ARKIVI:
7 Mars 2026

“Syri i butë apo vrima e lagur” e LDK-së!

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Florim Zeqa

E zgjodha këtë shkrim për ‘Ditën e të Vdekurve’, për arsyen e thjeshtë, se LDK-ja që 15 vjet është në vdekje klinike! Kurse, kanë kaluar më tepër se dy dekada që kur LDK-ja e ka shijuar për herë të fundit gëzimin e fitores në zgjedhjet parlamentare (2004)!

Lakmia për pushtet e matrapazëve e fundosi LDK-në

“Syri i butë, vrima e lagur”, e thotë një fjalë e urtë popullore! Nga shkuarja në amshim e liderit historik, LDK-së po i ‘kullon vrima’ shkaku i interesave personale! Pa ju terë mirë vrima, po i laget përseri! Lagia njëri e terja tjetri, shumë më i zi i riu se i vjetri!

Këta interesgjinjt (tugjarët) e LDK-së, nga lakmia per pushtet dhe ambicia për abuzim me paranë e shtetit, bëhen bashkë me dreqin dhe t’birin e dreqit!

Kështu, i ëmbli pushtet për 20 vjet rresht ua vërboj sytë!

Paraja e pistë ua turbulloj mendjen dhe i çoj në ‘shtratin e dashurisë’ për pushtet me të gjithë rivalët politik!

Sot në LDK bëjnë plloje armiqt e Rugovës dhe të Kosovës, kurse themeluesit dhe adhuruesit e saj besnik ndiqen dhe largohen nga ky subjekt politik!

Elektorati ka mbetur jashtë loje, nuk e pyet askush për asgjë!

Kryetari i partisë vendosë për çdo gjë, vendos kush të hyjë e kush të dalë prej LDK-së!

Nëse dikush (sikur unë) e merr guximin dhe i kundërshton, e presin masat përjashtuese dhe ndëshkuese, akuzat dhe gjuha linçuese, sharjet dhe fyerjet nga militantët partiakë në rrjetet sociale dhe jashtë tyre, mbase mund ta pësoj edhe më keq se kaq!

Armiqt e vërtetë të Rugovës u ngritën në hierarkinë politike të LDK-së

E vërteta e hidhur e ruajtjes dhe vazhdimësisë së kapjes së LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit po vazhdon edhe në ditët e sotme!

Për ketë arsye, sejmenët e Isa Mustafës u treguan të vendosur në Kuvendin e fundit për ta bërë zgjedhjen më të gabuar për LDK-në!

Me zgjedhjen e Lumir Abdixhikut, uzurpatorët e LDK-së i forcuan akoma më shumë pozitat e tyre, duke u dëshmuar se janë vërtetë sundimtarë të pangopshëm në këtë subjekt politik.

Pas Abdixhikut janë të katapultuar edhe 300 ‘harambasha’ në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, të barrikaduar në mbrojtje të ‘Putizimizit’ apo të klanit të Riinvest-it!

LDK me këtë kryetarë dhe me këta matrapaz politik nuk ka as gjasa teorike të fitoj zgjedhjet e jashtëzakonshme, përkundrazi do të përballet me shthurje totale të partisë, për arsye se drejtuesit aktualë janë figura jo kredibile, të dështuara dhe të urryera nga elektorati rugovian për shkak të kapjes së LDK-së, të stërkequr nga klani Riinvest.

Nxjerrja e LDK-së prej klanit të Isa Mustafës, fillon me largimin e të katapultuarit të fundit në kreun e LDK-së nga shkolla sorosiane, të voglit Lumir Abdixhiku, i cili i sajon armiqt e paqenë brenda LDK-së, kurse armiqt e vërtetë të Ibrahim Rugovës i ngritë në hierarkinë e lartë politike të partisë!

Të mirë për kryetarin aktualë të LDK-së janë vetëm servilët dhe armiqt e Rugovës, të tjerët i konsideron vetëm numra për vota dhe asgjë më shumë!

Andaj, pa humbur kohë duhet një iniciativë për largimin e tij nga kreu i LDK-së, në të kundërtën, e presin ditë akoma më të rënda shpresën e qytetarëve për shtetndërtim dhe dinjitet njerëzor!

Definitivisht, LDK duhet të udhëheqet nga një rugovist dhe jo nga sorosianet dhe parashutistët e Riinvestit!

Lidhja Demokratike e Kosovës, nga një parti shtetformuese, shtetndërtuese dhe institucionaliste, e udhëhequr me përgjegjësi të lartë shtetërore nga lideri historik, Ibrahim Rugova, tashmë ka rënë në dorë të buzëfoshnjorit të papjekur politikisht, sorosianit Lumir Abdixhiku, servilit të Isa Mustafës, tuxharit politik, i cili nuk zgjedhë njerëz dhe mjete për ta kontrabanduar vullnetin e elektoratit të LDK-së!

Tashmë shihet qartë se kryetari i LDK-së e ka humbur tërësisht’busullen” orientuese!

Lumir Abdixhiku pa vizion dhe pa koncept të qartë politik, e ka mbushur LDK-në me kica e me kuca, me sharra e me lima të llojeve të ndryshme, të cilët janë duke e gërryer në themel filozofinë politike rugoviane!

Vullneti im politik dhe dëshira për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve është para çdo interesi partiak dhe personal. Që i bie, se ambiciet e mia nuk janë pushtetore, por shtetërore, gjegjësisht të qenurit gardian i përhershëm i interesave të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në mërgatën tonë.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. LDK-ja gaboi kur i dha pushtet te tepruar Osmankes. Ajo e keqperdori ate dashamiresi te LDK dhe tradhetoi per karrikë. Ajo shkaterroi interesat e LDK-së per hir te vetvetes.

  2. “Sot në LDK bëjnë plloje armiqt e Rugovës dhe të Kosovës, kurse themeluesit dhe adhuruesit e saj besnik ndiqen dhe largohen nga ky subjekt politik!”. Ne kete prononcim, tekst te zotriut te nderuar FLORIM ZEQA, ky fakt qe shtroi zotriu Zeqa eshte Fakt i Palekundur. LDK as nje gjurme, ASNJE MILIMIKRON GJURME, te asaj LDK qe e themeloi dr Ibrahim Rugova, nuk paska. ASNJE. Ne ate parti nder kryesoret eshte personi i cili tere kohen e Luftes ne Kroaci mbeti ne anen e JNA (Armata Jugosllave qe e sulmoi Kroacine 1991., nga ajri, toka dhe deti). E ky personi, qe eshte nder kryesor ne LDK ishte ne Armaten Jugosllave qe e sulmoi Kroacine nga deti. Ma kane qa koken keta te Ministrise te Mbrojtjes te Kroacise per te. Edhepse nenkryeministrin e Ministrise te Mbrojtjes te Kroacise, e kam pas shok dhe ish-kolege gazetar, gati pertej 100 here ma ka permend kete personin qe eshte tash nder kryesor ne LDK dhe me thoshte: “Si nuk i vinte marre nje shqipetari te lufton kunder neve, e anen e Jugosllavise e cila aq shume e shtypi Kosoven.” Ishte ky shoku im, ne nje kohe zavendes i Ministrit te Mbrojtjes te RH, doktor i shkencave politike dhe profesor i i Historise. Shume tekste pro Kosove i ka shkrujt e nga viti 1989. Ishte gazetar i fort, dhe ne nje tubim publik e shkatrroi publikisht gazetarin tjeter kroat qe prononcohet kunder shqipetarve. Mbahet ende sot ai Fjalimi i Tij, e proKosove. Perbese, ne nje moment i thash kur me thirri ne mob: Te lutem, qoja atyre ne Kosove gjitha dokumente dhe thuaja ate cka po me thuash mu. Se pakes e teprume qe hidhrimin tend te ma thuash mua, aq shume here. Lash qe ai te prononcohet Qeverise te perparshme te Kosoves ku ky zotriu, ish-oficeri i JNA ishte lart i pozicionuar ne Qeveri te perparshme e kur LDK ne KOHE PANDEMIE bashk me LISTA SRPSKA e rrzon qeverin Kurti. Per kete dukuri pa presedan, kane shkru shkume gazetar ne tere Boten. Pra rrzohet qeveria Kurti ne marveshje dhe koordinim me Lista Srpska. Dhe nuk me del nga mendja gjithe keto vjet nje inqezim kur fizikisht e qesin nga nje zyre te LDK-se,Donika Gervallen e qesin dhe ajo rrezohet me sa force e qesin dhe e shtyjne disa mashkuj nga LDK. Ne ate koridor afer ishte dhe Vjosa Osmani. E nuk beri asgje, ASGJE, qe te i jep doren Donika Gervalles te qohet nga toka. E e rrezume zonja Gervalla, vajza e heroit kombetar Jusuf Gervalla. Te veshtira jane keto gjera, skena, nuk harohen lehte. Dhe ai Arben Gashi qe i versulet Albin Kurtit e ne marveshje dhe Lista Srpska ku ishte dhe teroristi RADOIČIĆ. Dhe ne fund ky djali Abdixhiku… hmmm… mos te shkoj me tutje se sa permenda deri me tash, e mos te permendi kush qenka dhe eshte Lumir Abdixhiku. Disi… ne nje moment ndihem ma lehte se Ibrahim Rugova nuk e perjetoi kesi nje Tragjedie. PO… TRAGJEDI.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu