Emblema e “Vëllazërisë Muslimane”, që është themeluar nga reformatori i islamit, panislamisti dhe shovenisti religjioz Hasana al Bana , në Egjipt, në vitin 1928. Nga kjo vëllazëri religjioze frymëzohet edhe organizata më terroriste islamike në botë, Al Kaeda, Boko Haram, Islamistisk Jihhad etj. Policia e Kosovës menjëhere duhet ta hetoj etiketën si “musliamane” se taxisti, nuk është dhe nuk duhet lejuar të shfaqë shenja të shovenizmit religjioz islamik në publik; qofshin ato myslimane, të krishtera, a të tjeta, pasi si i tillë taxisti është dhe duhet të jetë vetëm në shërbim të publikut, që nuk kanë pse t’i interesojnë shenjat religjioze të kujtdoqoftë.
Basri Beka, Prishtinë
Reagim ndaj fenomenit të përdorimit të fesë për biznese private në sherbime publike
Pamja e taksive me emra si “Muslim Taxi” nuk është thjesht një zgjedhje tregtare. Ky është një hap i qartë i islamit politik për të futur fenë si kriter ndarës edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Kosova është shtet laik dhe nuk njeh fe të privilegjuara. Kushdo që përpiqet ta paraqesë ndryshe, po punon kundër Kushtetutës dhe vetë themeleve të lirisë qytetare.
Kur transporti publik privat emërtohet “mysliman”, çfarë sinjali dërgohet? Se ka edhe “taksi të krishterë”, apo “taksi për laikë”? Ky është diskriminim i hapur, i maskuar si biznes. Është tentativë për të normalizuar ndarjet fetare dhe për të futur ideologjinë islamiste aty ku nuk ka vend.
Le ta themi qartë: kjo nuk ka të bëjë me besimin personal të askujt. Çdo qytetar është i lirë të besojë ose të mos besojë. Por kur feja përdoret si flamur biznesi, atëherë kemi të bëjmë me agjendë politike dhe kulturore, jo me tregti të pastër.
Ne i bëjmë thirrje institucioneve që të mos lejojnë regjistrimin e emrave të tillë në ARBK. Përndryshe, nesër do të shohim “Muslim School”, “Christian Pharmacy”, “Orthodox Hospital” – dhe shoqëria jonë do të copëtohet në enklava fetare. Ky është modeli që kërkon islamizimi i shoqërisë: të zhbëjë karakterin qytetar të shtetit dhe të fusë moralin fetar në çdo hapësirë publike.
Kosova nuk u çlirua për t’u kthyer në terren eksperimental të islamit politik. Ky vend është shtet i lirë, laik, evropian.

Taksi është taksi për të gjithë qytetarët – jo për myslimanë, jo për të krishterë, por për të gjithë kosovarët, për të gjithë shqiptarët e njerëzit përgjithësisht.



