ARKIVI:
13 Mars 2026

Të vërtetat e Vjosa Osmanit – Presidentës së Kosovës

Shkrime relevante

Kush janë tradhëtarët e spiunët, sipas Afrim Cakës nga Gjakova

Afrim Caka, Gjakovë Shkruar me 13 mars 2015  KUSHË JANË TRADHTARËT APO SPIUNËT...! Nuk e di...

Të vërtetat e Vjosa Osmanit – Presidentës së Kosovës

Ismet M. Hasani, Suedi Et eripuit animam meam in Veritate! E thash të...

Ironia dhe hipokrizia rreth pronësimit të Katedrales së Shkodrës

Nga: Frank Shkreli Vendimi që Katedralja e Shkodrës të marrë më në...

Rendi i ri botëror dhe ndërgjegjja shqiptare

Luan Dibrani, Gjermani Bota ndodhet sot në një nga momentet më të...

Drizan Shala për armatimin me raketa supersonike të Serbisë nga Kina (Video)

Alarmi/ Kina blindon Serbinë me raketa, Vuçiç i trembet Shqipërisë dhe...

Shpërndaj

Ismet M. Hasani, Suedi
Et eripuit animam meam in Veritate!
E thash të vërtetën dhe e lirova shpirtin!
*
Intervistoi: Çim Peka ( gazetar i TV Syri, në tekstin e mëtejmë ÇP)
E intervistuar: Vjosa Osmani (Presiedent e Kosovës, në tekstin e mëtejmë VO)
Çim Peka, TV Syri
ÇP: Mirëmbrëma! Sonte emisionin do ta bëjmë në zyrën e Presidentës së Republikës së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani. Është kënaqësi ta kem në këtë intervistë pas zhvillimeve të fundit, kur Parlamenti vet ka shpërndarë veten, duke mos zgjedh Presidentin në afatet Kushtetuese. Presidentja e Kosovës ka bërë njohtimin. Mazhoranca e ka akuzuar që nuk ka të drejtë ta shpërndaj Parlamentin, në mënyrë që Presidentjat të sqaroi kush e ka shpërdarë Parlamentin, që është një Vendim Kushtetues, apo një zbardhje e asaj se kush e shpërndau Parlamentin dhe lidhur me marrëdhëniet e Vjosa Osmanit me Albin Kurtin në periudhën mbi  5 vite dhe mbi arsyen e mos kandidimit te Vjosa Osmanit për presidente, mbi takimin me z. Tramp në Davos, mbi takimin me z. Tramp në SHBA-ës, takimin e Presidentës te para disa ditësh me sekretarin Rubio dhe angazhimet e Vjosa Osmanit në periudhën 30 ditëshe sa i kanë mbetur deri në zgjedhjen e Presidentit te ri të Republikës së Kosovës. Zonja Presidente, mirëmbrëma dhe mirë se ju gjeta në rezidencën e juaj.
Vjosa Osmani – Presidentja e Kosovës
VO: Mirë se erdhe dhe është kënaqësia ime të bisedoj me ju.
ÇP: Ju falëminderit që më dhat mundësi për këtë intervistë. Pyetjet dhe këmbëngulja ime do të jenë shteruese.
VO: Shpresoj se do të jetë e tillë.
ÇP: Zonja Presidente, akti i juaj për shpërdarjen e Parlamentit a është akt Kushtetues a jo? Sot Mazhoranca ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin tuaj si antikushtetues. Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marr vendimin, por e ka rregjistrua çështjen. Çfarë ju shtyu në këte vendim, a e keni pyetur veten gjatë ketyre dy ditëve. Një kohë në këtë zyrë President ishte Hashim Thaçi dhe fliste për ndarje të Kosovës. Albin Kurti si shef i një grupi më të madh parlamentar dhe si Kryeministër nuk e dërgon kurrë ate deklaratë të Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh nuk e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë një dekret tuajin për të shpërdar Parlamentin e dergoi menjëherë?! Po ju pyes juve juridikisht, çfarë e bëri Albin Kurti që pas një bashkë punimi për afër 5 vjet e gjysëm, të dergoj dekretin tuaj në Gjykatën Kushtetues e të hesht për ish- presidentin Hashim Thaçi?
VO: Natyrisht! Kjo ëshhtë pyetje e vazhdueshme dhe sa i perket dekretit për shpërdarje të Parlamentit ajo  asesi nuk ka qenë deshirë e imja, por detyrim kushtetues, obligim kushtetues, i një fakti të detyrueshëm ekzistent, i cili qart parashihet me Kushtetutë. Dhe për të cilin, e githë skena politike e kemi pa të qart deri në natën e fundit. Qoftë kur t’i shifni deklaratat publike qoftë deklaratën e z. Kurti si kryetar i mazhorancës më të madhe, atëherë ka qene për të gjithe e kjart qe nesë deri më 4 mars nuk do të ka President, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të lira me shperndarje të Parlamentit. Ky eshtë një fakt kushtetues që asnjëherë nuk e ka kontestuar askush. Pra, ajo që kam firmosur unë ka qenë një çëhtje obliguese Kushtetuese, dhe sikur unë të mos e bëja, ishte një shkelje obligative Kushtetuese, gjë të cilën nuk mund ta lejoja. Mirëpo, në anën tjetër, unë mirëpres çdo Vendim të Gjykastës Kushtetuese. Në ditën kur Gjykata Kushtetuese do të sqaroj ligjshmërin e këtij dekreti, kjo do t’iu sherbej të gjithëve, edhe gjeneratav që vijnë. Këtë Vendim nuk e kam marr pa konsultim me juristët më të njohur dhe të kabinetit tim dhe të gjithë kanë  qenë të të njejtit mendim. Ne kmi me dhjetra raste kur Qeveria e ka shkelur kushtetushmerinë, Kiur kuvendi e ka sheklur Kushtetuten.
ÇP: A është e lirë Gjykata Kushtetuese të merr një Vendim të tillë?
VO: Gjykata Kushtetuese do të duhej te ishte e lirë.  Unë mendoj që askush nuk ka të drejtë te ushtroj presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Dhe Gjykakta nuk të mund të merrte vendim vetëm ne bazë të një lënde të LVV që është dërguar lidhur me këtë dekret timin. Të kesh interpretim të ndryshëm të kushtetuesja është gjë normale. Unë kam një interpretim, me të cilin janë pajtuar të gjthë juristët që unë i km  konsultuar, të gjithë politikanet, duke përfshir edhe kr/ministri, deri në natën finale, që pas datës 5 mars do të ishte e pamundur të zgjedhej një President. Pra, për né nuk ka paqartësi. Çfardo Vendimi të vjen prej Gjykatës Kushtetuese, për ne eshte i pranueshëm: i lutëm të gjithë qytetarëve tanë që të mos biejnë viktimë e urrejtjës, sepse është  normale që një shtet demoraktik institucionet të kenë interpretime të ndryshme; kemi pas raste kur vendimet e kësaj qeverie dhe të mëparshmës dhe të Kuvendit janë dërguar në Gjykatë Kushtetuese janë shpallë te paligjshme dhe është pa si gjë normale. Pra, ka ndodhur edhe në të kaluaren.
ÇP: A keni frikë se Gjykata Kushtetuese mud të rrëxoj dekretin e juaj?
VO: Aspak nuk kam frikë. Pres që Gjykata të vendos mbi parimin themelor te integritetit, të profesionalizmit dhe të parimit, të vendos pa asnjë presion. Ne jemi të bindur që dekreti është në përputhje me Kushtetutën. Por po e them në mënyrë shumë të qartë se unë ”nuk jam pejgamber” që të mos bëj gabime, prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese. Pra, sepse ka me dhjetra raste po e përsëris, të Kuvendit dhe të qeverive, që e kanë shkelë Kushtetutën. Unë e kam marrë këtë venedim duke u bazuar në interesin publik.
ÇP: Kam dëgjuar deklarata të qeverisë se z. Kurti, se nëëse nuk vendosim gjër më datën 4 mars, atëherë vendi shkon në zgjedhje. Kjo mund të jetë një politikë retorike për te shantazhur kundershtarët politik që t’ia japin vetë nji presidenti kënd e do: një argument tjetër është argument Kushtetues. Presdintes VO me shumë do t’i konvenoj zgjedhjet për disa muaj se per 40 ditë? Interesi juaj është të zgjatet sa më shumë koha? A mos ndoshta ju mundi nervozizmi përball intersit personal?
VO: Nuk ka të bejmë me interes personal as me nervozizmin tim, unë kam dashtë të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit të ri konsensual. Partia fituse ka vendos të shtij krjetësisht emra te tjerë, të përkrah krejtësisht emra  tjerë që mos të përkrah kandidaturën time, por unë kam ndejt e qetë. Nuk kam dal publikisht, edhe pse kanë depertuar emra të ndryshëm, prapë po them kam qenë e qetë. Për mua ka qenë e rëndësishme që një President i ri të bart deturën këdo qe ata e zgjedhin, të jam në dispozicion të Presiendtit të ri. Të ri kushdo qe të jetë ai. Arsyeja e vetma që unë kam dalur me dekret në mengjes ka qenë  se né kemi pas agjend. T’i vizitojmë varret e ”Jasharëve” në orën 09:30, kështu që unë nuk kam pasur kohë t’ua sqaroi popullit.
ÇP: Të kthehemi të thelbi: Ju dhe kurti (në bazë të votave) i patet marrë: ai qeverinë ti presidencën. Shtrohet plyetja pse Albin Kurti kundershtoj që ju të kandidoni për Presidente?
VO. Ndoshta për këtë me mirë kishte qenë ta pyetni z. Kurti! Por ta dini qe kuutentohej të rrëzohej Qeveria?! Kurtit, unë i dola krah. Shumë deputetë e me mijëra qytetarë kanë kërkua qe unë prapë të kandidohem për Presidente. Vet Kurti ka thënë që do më përkrahte dhe do të jemi së bashku ”ky binomi” që i dha shpresë duke me thënë se ”je Presidentja më e mirë në shek. 21” e te tjera lavdërata në superlativ; këtë e ka thënë edhe para edhe pas zgjedhjeve. Kapitull i hapaur krejt i ri, kak qenë bashkëpunimi me SHBA dhe Presidentin Trump 2, me administratën Tramp 2 të cilën do ta vlerësoj si administra më ”PRO” Kosovë. Nga Grupi parlamentar i LVV dhe në krye me Kurtin më erdhi befasi moskandidimi im!
Për Presidentin kjo do të krijonte një shëputje dhe humbje të ”momentumit” që patem filluar me administratën Trump e që ishte në të mirën e Kosovës.
ÇP: Pse Kurti ishte kundër kandidimit të juaj?
VO: Ndoshta do të them këto në një moment tjetër, por puna ime në fushën me SHBA ka ndikuar shumë…Eshtë shprehur që nuk i duhet një President që fare që nuk merret me politiën e jashtme. Kam punuar për të mirën e Kosovës. E kam respektuar Kushtetutën. Kam punuar si Presidentët tjerë para meje, nuk kam sjell dishka të re. Ashtu ka vepruar edhe Presidenti Fatmir Sejdiu. Ketë Presidence e ka filluar Ibrahim Rugova si institucion të fortë dhe unë e kam ndërmend ta lë të tillë, e jo që mos të mbroj interesin dhe të drejtat e Kososvës.  Kurrë nuk kam bërë «pazare» në dëm të Kosovës. Përkundrazi! Unë kam denocua krimet e Serbisë. Unë me ekipen time kemi pasë për qëllim ruajtjen e integritetit, dhe të besimit.  Nuk ka qenë izolim i Kryemistirt, por zbbatim i Kushtetutshmerisë. Unë kam qenë Presidentja e vetme që jam ftuar në Samitin e NATO, për me qenë Kosova antare e NATO-s nga Presidenti Biden e në shumë samite, etj. Pastaj jemi ftuar në «Bordin e Paqes», kur Kosova është vlerësuar në piedestal. Sa i përket Kryemistrit unë ja kam besuar udhëheqjën në dialog me Serbinë. Jam Presidentja vetme që ia kam besuar dialogun, ndersa Presidentët tjerë në dialog, i kan dërguar pëfaqësuesit e vet. Si Presidentja Jahjaga, etj. Unë kam pasur raste kur disa Marrëveshje kanë qenë të dëmshme për Kosovë, të arritura në dialog, i kam marr vesh nga mediat e jo nga Kurti etj. po them kam pas raste, e kjo nuk është e mirë.
ÇP: Kam mendimin tim që Albin Kurti nuk është i shantazhueshëm dhe nuk punon në dëm të Kosovës?
VO: Qendrimet e Kurtit janë publike, por unë (sa i perket dialogut) kam pas mendime ndryshe dhe po e përsëris: ka raste kur për disa Marrëveshje me Serbinë në dilog, nuk më ka informuar, por e kam marr vesh nga mdiat.
Presidenca ime kemi betonuar marrëdhëniet  me adminstratën Tramp 2. Krejt për të mirën e Kosovës. Krejt këto që kemi arritur me adminitratën. Tramp 2, janë pa kurrfar koncesioni. Une e kuptpoj që këtë arritje me SHBA nuk janë të mirëpritura nga Serbia, por nuk e kam pritur që dikujt tjetër i pengojnë.  .
ÇP: A mendoni se Kryeministri Kurti mendon se kjo nuk është në interes të Kosovës?
VO: Nuk do të hyj aty, beso se keni mundësi të hyni e t’i pysni ata.
ÇP: Kurti ishte i ftuar në Davos, ju ishit në Davos. Pse ju arriti edhe juve ftesa?
VO: Ftesa, me emër e mbiemer, erdhi në orën 2 e gjymës të natës (kupto: 02:30 të mëngjesit – IMH). Né nuk e kemi pritur që do të vijë ftesa në ato momente. Nuk e kam pasur asnjë plan – agjendën të udhëtojë për në Davos, Unë e kam bërë publike ftesën për Davos. Kur administarta ime ka komunikuar me administrtatën Trump se  dhe ata ua kanë konfirmuar se atje është Kurti dhe se në mënyrë eksplicite duhet të jeni edhe ju si presidente e Kosovës., ata na janë pergjigjur që në mënyrë eksplicite duhej preznca ime atje si presidente e Kosovës. Unë kam shkuar shumë vonë në Davos, përshkak se gjatë ditës ishte pervjetori i vdekjes se Ibrahim Rugovës. Pra, ftesa ka qenë eksplicite, ka qenë nominale, natyrisht me emrin tim.
ÇP: A jeni takua me Kurtin ë Davos?
VO: Natyrisht!
ÇP: T’kalojmë të kandidimi për Presidente. Kur jeni takuar me Kurtin për herë të fundit dhe çfarë ju ka thënë lidhur me kandidimin pë Presidente? A i keni kushtëzuar?
VO: Unë absolutikisht nuk e km kushtëzuasr asnjëherë! E vetmja gjë që i kam thënë është: të shkojmë në sallë të Kuvendit e ta provojmë. Kisha garanci prej shumë deputetëve që ata nuk do të bllokojnë. Prapa shpinës sime punohej me  shumë kandidatë të tejrë. Delegatët e opozitës më than’ që do të rrijnë në sallë. Nuk kam pasë përkrahjen e Kurtit. Ësh përfolur së LDK-ës i kam premtuar  që do u japi ministri, gjë që nuk është aspak e vertetë, sepse unë as LDK as një paritje nuk iu kam premtuar ministri me asnjë nuk kam pas konsesion. Kam kërkuar – më që na njihnin në opinion që ky binom i shpresës ta vazhdoj punen e përbashkët. Sepse zgjedhja ime si President do të nënkuptonte edhe vazhdimin e Qeverisë pa asnjë pengesë të vetme. Mua m’u komunikua mungesa e perkrahjes nga ana e Kurtit, anipse nuk kam pas asnjë kushtëzim asnjë konsesion. Më tha ”eja e futu si kandidate formalisht, si oponente e z. Konjufca”, me të cilin unë kam pasë një bashkëpunim të shkëlqyeshem dhe iu thash se unë nuk kandidoj ei oponente e Glauk Konjufcës. Nga ky institucion Unë kandidodja pë tri arsye: e para, vullneti i qytetarëve; e dyta zotimi i Kurtit, dhe e treta, ky ”momentum” që u hap me SHBA – nuk kisha tjera arsye.
ÇP: Më kanë thënë disa edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, a kishte konspiracion  në mes Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës dhe ju e ftuat? Rama erdhi ketu që t’ua siguroi Votat, por ai nuk  ua siguroi dot? Mendimet e mia dhe të shumë të tjerëve janë që z. Rama ëhtë dëmtues i Kosovës?
VO: Këto konspiracione aq sa janë absurde, aq janë të rrezikshme! Këto konsipiracione absudre, këto tentime që të më barazojnë me Vuçiqin, këto kërcenime për PUSHKATIM – VRASJE, aspak nuk do më zbrapsin nga angazhimi im për interesin e Kosovës. Kemi kërkuar nga organet e rendit të mirren me çështjen e kërcenimin për  pushkatimin tim janë të njohtuara organet e rendit. Kam kërkua që  në vend të konspiracioneve dhe këtyre sulmeve, më mirë të merren me Serbinë e jo me Presidencën time. Me këto linçime, me këtë urrejtje me këto kercënime deri me pushkatim – vrasje vetëm 10% të ishin orijentuar kah Serbia do t’ kishin punët shumë më mire. Te pyetën edhe delegatët e Kuvendit: Ku i keni deshimitë, faktet që Presidentja e Kosovës është perzie në ndojë lloj komploti apo ndonjë skenari e aq më pak me Kryeministrin e Shqipërisë z. Rama! Dihen fort mirë dallimet midis meje e e z. Rama dhe unë atyre ju qendroj. Në takimet që i kam pasë në SHBA etj. më kanë pyetur: Mirë, më Serbinë e dijmë, po me Shqipërin çka patet? Si është e mudur që me Shqipërinë nuk po kaloni mirë? Kontakti im me z.Rama me z. Begaj, është vetëm institucional, dhe vetëm institucional. Dhe asgjë tjetër. Por komplote kurrë nuk kam berë  në jetën time. Komplote ka bërë dikush tjetër?! I ftoj ata që kanë pergatitur komplote deri edhe në pushkatim, të paraqesin fakte.
ÇP: Komplotin e ka bërë diksuh tjetër, apo Kurti?!
VO: Nuk do të thëm agjë, koha do të tregoj të vertetën, por po them, jo vetëm që 5 vitë që jam në këtë pozitë, po  krejt jetëb do ia kushtoj për të mirën e këtij vendi. Kam mbrojtur me tërë qënien time jo vetëm Kosovën por edhe këtë Qeveri. Sa herë që është sulmuar e kam mbrojtur, sa herë është anatemuaer ua kam dhënë argumentët. Natyrisht, né nuk jemi i njejti person, natyrisht që  kemi taktika të ndryshme. Kam luftuar gjithmonë që të mos rritet kriminaliteti, që të eliminohen bandat. Pra për dike që ka punuar për 5 vite vetëm për të mirat e këtij vendi, e të mendohet për komploe e deri në pushkatim?! Llogaritni se çfarë do t’iu bëhet të tjerëve?!
ÇP: A kanë parasysh këtë homologet të ju thonë që Qeveria që udhëheqë Kryemiistri Rama ju solli sankcione?
VO: Né përpara koordinohehim për çështje me rëndësi edhe për sanksione e të tjera. Z Rama ka kërkuar takim me mua dhe me Kurti për dt. 16 shkurt 2026. E kemi prit dhe unë kam pas takime me z. Rama. Z. Kurti e ka prit zyrtarisht, e ka prit me tepih të kuq, me të drejtë,  me ushtri, me nderime- ushtarake, shka nënkupton se ata sa i përket afërsisë, se ata njihen me gjatë me njëri-tjetrin, janë në të nejtën vijë në aspektin ideologjik me njëri tjetrin, kanë bashkëpunim dy fish me të gjatë sesa unë që kam me Kr. Min. Rama dhe me Pres. Begaj. Dhe merreni me mend, çfarë propagande: thuhej se unë me Pres. Begaj në një takim në SHBA kemi lobuar për rrëzimin e Kurtit! A ke absurditet më t’madh? Kjo ka qenë në muajin shtator (2025) ndersa unë i kam caktuar zgjedhjet për 28 dhjetor, dhe si kam përgatir unë puç kundër Kurtit, dhe sot, kjo është për keqardhje dhe duke u mbeshtetur një gënjeshtra thirën dhe kërcënojnë edhe për pushkatimin tim.
ÇP: Po për zgjedhjet e ardhshme?
VO: Të presim Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin: këta të partive të mendojnë, të ulën të dakordohen. Unë kam vepruar në bazë të Kushtetutës. Ka marë analizat e shumë juristëve, dhe mendoj se është heret të mendojmë se a do të ketë zgjedhje apo jo!?
ÇP: Kosova ka një ngërç politik. Jeni kthyer në kohën para një viti. Ku është Kosova tani?
VO: Nuk më takon mua, por qytetarët do ta kuptojnë  të vërtetën. Kosova ka mundur të ketë President, ka mundur mos të jetë në ketë gjendje, Fatkeqësisht! Nuk ka pasë vullnet për një gjë të tillë. Nuk dua asnjë të theksoj asnjë emër kush do ta marri përgjgjësinë. Populli DO TA KUPTOJË TË VËRTETËN! Po e përsëris, besoj se shumë shpejt do ta kemi një zgjidhje. Kush do që do të vijë në këtë zyrë do ta ketë mbështetjen time, përkrahjen e plotë dhe bashkëpunimin e plotë nga unë, në mënyrë që të kemi punë të mirë të këtij institucioni.
ÇP: A është ende në tavolinë emri i Vjosa Osmanit për Presidente?
VO: Mua ma ka bërë të çart ai kryesori, dhe nuk mund të zgjedhesh Presidentën pa votat e nevojitura.
ÇP: Po në rast tërheqjes se Z. Kurti nga këto, a mendoni të kandidoni për Presidente?
VO: Unë mendoj se pas atyre fjalëve që mi ka thënë, nuk do të kandidoj, e ka pas rastin që Kosova ta ketë Presidentën e vet dhe të gjitha institucionet. Për të mirën e ketij vendi. Është një fatkeqësi! Shumë kemi humbur. Për Kosovën liderët shklojnë e vijnë, e ne duhet t’i mborjmë këto institucione, për të cilat është derdh shumë gjak e mund. Duhet ta respektojmë Kushtetuën, t’i mbrojmë këto institucione. E jo të merremi me punë të linçimeve dhe kercënimeve deri edhe për pushkatim. Dallimet politike do duhej të ishin normale. Këtë institucion e ka ndertuar Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova, si institucion të fortë që e mbron demokracinë. Që e mbron Kushtetutën, si institucion. E që i mbron aleancat e sidomos aleancën me SHBA-ës.
Këtë e kam bërë dhe si të tillë do ta lë më 4 prill. 
ÇP: Dhe çka beni pas 4 prillit?
VO: Do të bëjë, sikurse gjër më tani atë që është në interes dhe për të mirën e Kosovës!
 ÇP: Ju flm zonja Presidente!
*
Po e përfundoj duke i përsëritur fjalët e fillimit të këtij shkrimi:
Et eripuit animam meam in Veritate!  (latinisht)
E thash të vërtetën dhe e lirova shpirtin!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu