ARKIVI:
2 Maj 2024

The New York Herald (1919) / Rezoluta e Këshillit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës drejtuar presidentit Wilson, baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau

Shkrime relevante

Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë Ekziston një hendek midis pritshmërive nga zgjedhjet...

Reflektime nga Ramiz TAFILAJ – Prishtinë, Teksas

Ramiz Tafilaj, botues Takimi i Madh i Prishtinës, 2024 Këtë javë u mbajt...

34 vite nga tubimi madhështor i “Faljes së Gjaqeve” te Verrat e Llukës & Poezi nga Sami Shatri

Nga: Sami Shatri, Prishtinë __ Poezi __ Me pak vargje, do kujtojmë këtë ngjarje të...

Begaj, takime në komunat e Kozencës: Mirënjohje që ruani identitetin

Nga:  Juliana Prifti TIRANË, 1 maj/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, në ditën e...

Piana degli Albanesi, Palermo Itali – Reportazh mbi Masakrën e Portellës 1 Maji 1947

Ornela Radovicka  Qëndra Albanologjike mbi kulturën dhe gjuhën arbëreshe themeluar  në 1980...

Shpërndaj

Kolë Tromara (1882 – 1945)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Qershor 2022

“The New York Herald” ka botuar, të martën e 1 prillit 1919, në ballinë, rezolutën e Këshillit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës drejtuar asokohe presidentit Wilson, baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët ortodoksë duan t’i bashkohen shtetit të restauruar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkresa mëposhtme u transmetua nga Bostoni nga komunitetet ortodokse shqiptare anembanë Shteteve të Bashkuara. Ajo formulon aspiratën e të gjithë të krishterëve shqiptarë për t’u lidhur politikisht me Shtetin Shqiptar :

Për Mehmet Konicën, Grand Hotel, Paris :

Boston, e shtunë. — Ju lutemi komunikoni Presidentit Wilson, Baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau rezolutën e mëposhtme të miratuar njëzëri më 16 mars nga Këshilli i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe të nënshkruar nga Kryepeshkopi rus Alexander Bew, klerikët shqiptarë dhe 121 delegatë të krishterë ortodoksë, vendas të Shqipërisë së Jugut që tani banojnë në të gjitha pjesët e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë :

Klerikët dhe laikët e poshtëshënuar, delegatë që përfaqësojnë pesëdhjetë e dy kishat dhe komunitetet ortodokse shqiptare të Shteteve të Bashkuara : Boston, Lynn, Peabody, Quincy, Brockton, Taunton, Worcester, Southbridge, Springfield, Fitchburg, Hudson, Marlboro, Framingham, Natick, Woonsocket, Lonsdale, Central Falls, Biddeford, Saco, Lewiston, Bath, New Bedford, Albany, Rochester, Syracuse, Buffalo, New York, Manchester, Concord, Laconia, Tilton, Chicago, St. Louis, Milwaukee, Seattle, Detroit , Philadelphia, Braddock, Pittsburg, New Firence, Portsmouth, Atlantic City, Akron, Youngstown, Niles, Barberton, Waterbury, Bridgeport, Grosvenordale, Jamestown, Lowell, Cleveland, Rochdale dhe përfaqësues të Kishës Rumune, të gjithë vendasit e Shqipërisë së Jugut, të mbledhur në kuvend nën kryesinë e Hirësisë së tij Kryepeshkopit rus të Amerikës së Veriut Aleksandër, me qëllim zgjedhjen e një peshkopi ortodoks shqiptar, protestojnë me indinjatë kundër pretendimit absurd të Z. Venizelos se shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut janë në favor të bashkimit me Greqinë.

Ne shqiptarët e krishterë ortodoksë, besimtarë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje përmes Shkëlqesisë suaj Konferencës së Paqes për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe për bashkimin e të gjithë shqiptarëve, ortodoksë, myslimanë e katolikë, nën një flamur, flamurin e shquar të ushtarit të Krishtit, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe një qeveri kombëtare dhe me kufij etnikë të Shqipërisë, duke përfshirë rrethet e Çamërisë dhe të Kosovës, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare. Nënshkrimet e 120 delegatëve laikë pasojnë me postë.

(Nënshkruar) Kol Tromara.

 * Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-new-york-herald-1919-rezoluta-e-keshillit-te-shenjte-te-kishes-ortodokse-shqiptare-te-amerikes-drejtuar-presidentit-wilson-baronit-sonnino-dhe-kryeministrave-lloyd-george-dhe-clemenceau/

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu