ARKIVI:
7 Mars 2026

Thesprotia e lashtë dhe vlerat e saj historike

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Shpërndaj

Nga: Fahri Dahri, studius

Banorët e krahinës më jugore të etnisë shqiptare, ishin të betuar ndër breza për ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurinë e vazhdimësisë.

Çamëria ishte atdheu i thesprotëve legjendarë, vendi i mitologjive; vend i lashtësive para Homerike; vend i mikpritjes; i begatisë; vend që ka shkëlqyer edhe në veprat “Iliada” dhe “Odisea” të Homerit; vend ku jepte dhe merrte jetë lumi i vdekjes Acheron; vendi i ngritur në mijëvjeçarin e II-të para Krishtit; vendi i dytë i shenjtë mbas Delfit; vendi i Zeusit; i Afërditës; vendi e Nekromandisë; i Fanotit; i Titanit (Gitanit); vendi i Hadesit dhe i Persefonit; i Irakliut (Inakut); vendi i pikëllimit, ai i lotëve ku varkëtari plak Haron (me harrue) përcillte të vdekurit me varkë në anën tjetër të lumit Acheron për në Hades, nën “përgjegjësinë” e mbrojtjes dhe ruajtjes të Kerberit (qenvarroit me tre koka, ruajtësit të varrezave).

Çamëria është vendi i Perëndive dhe i gjuhës së tyre. Vendlindja e Pirros; Vendi i luftërave të Çezarit, të Antonit, atje janë përplasur forcat e mëdha me Kleopatrën e Egjyptit; vendi ku në shek. III të erës sonë prifti Emanuel filloi predikimin e besimit të krishtërimit romak; vendi ku shkeli Bayroni; vendi ku jetoi e punoi për 15 vjet poeti i madh i Rilindjes Naim bej Frashëri; vendlindja e Rilindasve të mëdhenj Abedin bej Dinos; e dijetarit të madh Hasan Tahsinit. Ai rajon ndër shekuj është vizituar nga shumë personalitete të vendeve të ndryshme, të cilët vetëm e kanë vlerësuar atë popull. Kanë veçuar bukuritë natyrore dhe virtytet e larta të banorëve të asaj treve. Le ta përkufizojmë: “Një vend i pa të dytë”. Si i tillë, ai vend nuk mund të tjetërsohej. Ata banorë përmenden dhe do të mbeten “Njerëzit që u sakrifikuan për Atdhe dhe identitet”. Sado përpjekje për t’i vendosur prapashtesa Thesprotisë, ajo krahinë nuk ka qenë dhe as nuk mund të jetë greke apo greece.

(Marrë nga libri: “Thesprotia thesari gjallë pellazgjik” fq 14, 15, 16).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu